Ushtar i bandave? E larguan nga Elbasani, i pranishën kur iu vra kolegu polic, çfarë e çoi pas hekurave shefin e krimeve të Lezhës

schedule13:49 - 19 Maj, 2022

schedule 13:49 - 19 Maj, 2022

Ndërkohë që Ervis Martinaj dhe Suel Çela nuk u arrestuan dot nga policia pavarësisht lëshimit të urdhrit nga SPAK, një ndër emrat VIP të listës së 18 personave që u goditën sot nga FNSH dhe RENEA është ai i Leonard Palushit.

Lexo edhe: Operacioni i SPAK, mes tyre shefi i krimeve në Lezhë, të emrat e personave të goditur sot nga FNSH dhe RENEA

Ky i fundit është një funksionar i lartë i Policisë së Shtetit dhe shërben pikërisht në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë me detyrë Shef i Krimeve. Palushi akuzohet për “shpërdorim detyre”, ndërsa as Arben Kraja dhe as Gledis Nano nuk dhanë detaje të tjera në lidhje me formën se si ka bashkëpunuar ai me grupet kriminale për të çuar në arrestimin e sotëm.

Palushi është transferuar në shtator 2020 në Lezhë, ndërsa më parë ka shërbyer në sektorin e hetimit të vrasjeve në Elbasan. Ka dyshime se ajo që Kraja e quan “shpërdorim detyre” të ketë ndodhur gjatë shërbimit të Palushit në një qytet me ngjarje të forta kriminale si Elbasani nisur edhe nga fakti se ai u hoq nga qyteti menjëherë pas disa vrasjeve të bujshme që ndodhën atje gjatë verës së vitit 2020.

Palushi rezulton të ketë qenë prezent edhe në momentin kur Aldi Rama ekzekutoi me armë efektivin e policisë Saimir Hoxha në Lezhë. /abcnews.al