Frikë për katastrofë ’10 herë më të madhe se Çernobili, rusët vrasin mijëra civilë, ukrainasit: Po i dërrmojmë në betejë

schedule16:33 - 4 Mars, 2022

schedule 16:33 - 4 Mars, 2022

Në ditën e nëntë të luftës tanket ruse kanë sulmuar termocentralin më të madh bërthamor në Evropë, duke sjellë frikë për katastrofë ’10 herë më të madhe se Çernobili’ e cilësuar si katastrofa më e madhe e njerëzimit e ndodhur shumë vite më parë. Bëhet fjalë për bombardimin e një termocentral bërthamor në Zaporizhzhia.

  • Transmetimi i drejtpërdrejtë nga termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia tregoi flakët, ndërsa zyrtarë lëshuan paralajmërime të tmerrshme
  • Më herët, tanket ishin parë duke qëlluar ndaj ndërtesave në objektin në juglindje të Ukrainës, duke u vënë flakën atyre.
  • Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha të premten herët se zjarri nuk ka prekur pajisjet ‘thelbësore’
  • Raportet thanë se një njësi gjeneruese në termocentral ishte goditur, duke cituar ministrinë e energjisë atomike të Ukrainës
  • Zyrtarët ukrainas i kërkuan Rusisë të ndalojë sulmin për të lejuar ekipet e shërbimit të urgjencës për të shuar flakët

LEXO edhe zhvillimet kryesore nga lufta gjatë ditës së djeshme

  • Centrali ka gjashtë reaktorë bërthamorë, duke e bërë atë më të madhin në Evropë. Ai prodhon rreth 25% të fuqisë së Ukrainës
  • Ministri i Jashtëm i vendit tha se një shpërthim në vend do të ishte ’10 herë më i keq se Çernobili’
  • Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për ‘terror bërthamor’ duke e akuzuar se dëshiron të përsërisë katastrofën.

Ndiqni më poshtë zhvillimet e sotme nga lufta minutë pas minute

19:48 – ABC niset drejt Kievit, mijëra makina largohen nga kryeqyteti: Rruga që po ndjekim për të shmangur rusët

UKRAINË – “Duket si një film. Po, po, vërtetë si një film”. Këto janë fjalët që e përshkruajnë situatën momentale në Ukrainë, grupi i xhirimit të ABC.

Gazetari Taulant Kopliku së bashku me grupin e xhirimit janë nisur drejt Kievit, ndërsa kanë rrëfyer rrugëtimin e vështirë drejt kryeqendrës së Ukrainës, të cilën prej disa ditësh makineria vrastare e Putinit po tenton ta shtie në dorë, por ende pa sukses.

Grupi i ABC në Kiev, raporton se mijëra makina po ikin nga Kievi për shkak të luftës, në një kohë ku trupat ruse ndonëse të ngadaltë po afrohen në zemër të qytetit.

Gazetari Kopliku raporton se rruga për të hyrë në Kiev është shumë e vështirë. Ata kanë përdorur një hyrje alternativë në mënyrë që të shmangin trupat ruse, që mund tu rrezikonin jetën. Konkretisht shoqëruesi i ABC për në Kiev është shprehur se rruga që po ndjekin është gati dyfish i normales, por është e domosdoshme në mënyrë që të mos përplasen me agresionin rus.

ABC ka xhiruar edhe pamjet teksa mijëra makina largohen nga Kievi, skena këto që i ngjajnë filmave të Hollywood.

19:25-Pushtimi i Ukrainës, Rusia mirëpret planet për bisedime në Turqi

Një ambasador rus në Kombet e Bashkuara thuhet se ka mirëpritur propozimet që ministrat rusë dhe ukrainas të zhvillojnë bisedime në Turqi javën e ardhshme.

Genadi Gatilov tha se ideja e Turqisë, që ministrat e jashtëm nga Ukraina dhe Rusia të takoheshin gjatë një forumi diplomatik në Antalia, ishte një ide e mirë, tha agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.

Siç kemi raportuar më herët , një raund i tretë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë është caktuar për këtë fundjavë. Nuk ka pasur shumë përparim në bisedime deri më tani.

19:18-“Nëse Ukraina bie, bini dhe ju”, Zelenskyy apel evropianëve: Ju lutem mos heshtni!

Në një dalje nga Kievi, presidenti i Ukrainës,  Volodymyr Zelenskyy u ka bërë thirrje evropianëve që t’i dalin në krah vendit të tij.

“U bëj thirrje evropianëve që të mos heshtin,” tha ai.

“Dilni nëpër rrugë dhe mbështesni Ukrainën.”

Presidenti ukrainas, i cili me qëndrimet e mbajtura që prej nisjes së luftës është kthyer në simbolin e rezistencës, u shpreh po ashtu se nëse Ukraina nuk reziston dot, do të bjerë edhe Evropa.

“Nëse ne biem, do të bini edhe ju. Ju lutem mos heshtni. Mos bëni një sy qorr në këtë rast.”

Kujtojmë se që nga fillimi i pushtimit mes Ukrainës dhe Rusisë janë zhvilluar deri më tani dy takime për negocime  dhe i radhës pritet të mbahet këtë fundjavë.

19:01-Xhaçka i përgjigjet Putinit: Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka i është përgjigjur presidentit rus Vladimir Putin. Presidenti autokrat iu rikthye sërish retorikës së vjetër duke thënë se në Ukrainë luftojnë mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova.

Në një deklaratë, ministrja Xhaçka shprehet se nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë, duke e cilësuar si gënjeshtër nga Moska. Xhaçka thekson se Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët.

“Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë! Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë ata ??❤️??”, thekson ministrja.

18:25- Pushtimi i Ukrainës, Blinken paralajmëron “hapjen e kutisë së Pandorës”

Sekretari Amerikan i Shtetit ka folur nga Brukseli, ku tha se “aksionet këtu janë shumë reale”.

Antony Blinken tha se parimet e demokracisë dhe sovranitetit të vendeve paqësore tani janë “nën sulm” pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Nëse lejojmë që ato parime të shkelen pa u ndëshkuar, atëherë ne do të hapim një kuti të Pandorës në çdo cep të botës që kjo të ndodhë përsëri dhe përsëri dhe përsëri,” tha ai.

Ai paralajmëroi gjithashtu se paqja dhe siguria “do të zhduken” nëse nuk ndërmerren veprime.

Blinken vlerësoi ato që ai i quajti veprimet e shpejta të Bashkimit Evropian, duke thënë se solidariteti i vendeve perëndimore duhet të mbahet derisa lufta të ndalojë.

17:55-Lufta në Ukrainë, Putin rikthen retorikën e vjetër: Në Ukrainë ka mercenarë nga Shqipëria e Kosova  

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i është kthyer sërish retorikës nga fillimi i luftës, duke thënë se mercenarë të huaj po luftojnë në Ukrainë kundër trupave ruse.

Sipas Putin në Ukrainë ka mercenarë madje edhe xhihadistë me përvojë të operacioneve ushtarake në Siri”. Këtë presidenti rus, Vladimir Putin, e ka thënë në bisedën e tij me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

17:29-Rusët hedhin raketa mbi shtëpinë e Zelenskyt

Bombardimet dhe raketat e hedhura nga rusët në Ukrainë nuk kanë lënë pa prekur as shtëpinë e presidentit ukrainas Volodomyr Zelensky.

Ka qenë Sergii Nykyforov i cili ka postuar në facebook dy foto ku shihet raketa ruse e hedhur në oborrin e shtëpisë së Zenskyt, por që fatmirësisht nuk kanë shpërthyer.

Kujtojmë që më herët u raportua për 3 atentate ndaj Zelenskyt, ndërsa vetë ky i fundit në ditët e para të luftimeve deklaroi se ai dhe familja e tij ishin objektivi numër një që rusit kishin si qëllim të leminonin.

17:27-Sulm me raketa në Kiev, vriten 7 persona, mes tyre 2 fëmijë

Të paktën shtatë persona u vranë në një sulm ajror në rajonin e Kievit. Policia ukrainase ka thënë se dy nga të vrarët ishin fëmijë.

Sulmi me raketë goditi një zonë banimi rurale në rajonin e Kievit. Më herët, një dëshmitar okular i Reuters tha se kishin dëgjuar disa shpërthime radhazi në Kiev.

17:07-Dritë jeshile nga parlamenti, tashmë Ukraina mund të sekuestrojë pronat ruse në vend

Asetet apo pronat e zotëruara nga Rusia në Ukrainë apo nga shtetas rusë tashmë mund të sekuestrohen në mënyrë ligjore. Kjo lëvizje ka marrë dritën jeshile ditën e sotme në parlamentin e Ukrainës.

Kështu, qeveria në Kiev mund t’ia paraqesë listat e konfiskimeve Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, i cili më pas duhet të japë miratimin e tij për transferimin e tyre në pronësi të shtetit.

16:53-Thirrja urgjente e kryebashkiakut ukrainas: Jemi nën zjarr, duam ndihmë ushtarake

Mariupol është nën zjarr dhe ka nevojë për ndihmë ushtarake, thotë kryebashkiaku i qytetit

Qyteti juglindor është përballur me bombardime intensive gjatë ditëve të fundit ndërsa forcat ruse përpiqen të marrin kontrollin. Kryetari i bashkisë së qytetit tani ka bërë një thirrje urgjente për ndihmë ushtarake.

Mariupol tani është pa ujë, ngrohje apo energji elektrike dhe ushqimi po mbaron, thanë ata. Qyteti është i një rëndësie strategjike për Rusinë, pasi ajo do të shpresojë të lidhë rajonet lindore të kontrolluara nga separatistët, Luhansk dhe Donetsk me Krimenë e aneksuar në jug.

16:32-Banorët e Odesas krijojnë mure rëre për të ndalur agresionin rus nga deti

Qytetarët e ukrainës janë angazhuar të gjithë në luftën kundër Rusisë për mbrojtjen e vendit të tyre.

Banorët e Odesas kanë krijuar mure me thasë për të mbrojtur qytetin e tyre nga agresioni rus.

CNN ka publikuar foton ku tregohet zinxhirin e të rinjve të cilët po kalonin thasët me rërë për t’u vendosur në kamionë dhe për ta sjellë në qendër të qytetit, i cili është i treti më i madh në Ukrainë dhe një destinacion popullor turistik.

Banorët janë të shqetësuar për një zbarkim amfib të Rusisë në breg, raportoi Paton Walsh, veçanërisht për shkak se një anije estoneze u mbyt në portin e qytetit të enjten. Anija u godit nga artileria ruse, sipas llogarisë zyrtare në Twitter të parlamentit ukrainas.

Kur një burrë në radhë u pyet nëse ai priste ndonjëherë të ishte atje në zinxhir, ai tha: “Ne do të mbrojmë qytetin dhe vendin tonë, me siguri.”

16:22-Biseda me Scholz, Putin konfirmon një raund të tretë bisedimesh me ukrainasit

Rusia dhe Ukrainë këtë fundjavë do të zhvillojnë një raund të trerë bisedimesh. CNN konfirmon se gjatë bisedës telefonike mes kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit rus, Vladimir Putin, ky i fundit ka konirmuar se gjatë kësaj fundjave do të ketë një tjetër tryezë bisedimesh mes palëve.

Raundi i dytë i bisedimeve të mbajtur të enjten nuk dha asnjë rezultat që i nevojitej Ukrainës, tha një negociator ukrainas pas përfundimit të bisedimeve. Megjithatë, gjatë atij raundi të bisedimeve u ra dakord për koridoret humanitare për civilët.

“Fatkeqësisht, rezultatet që i duhen Ukrainës nuk janë arritur ende. Ekziston një zgjidhje vetëm për organizimin e korridoreve humanitare,” tha zyrtari i lartë ukrainas Mykhailo Podolyak në një postim në Twitter.

16:20-Çfarë vendosi Erdogani për Rusinë? Turqia nuk i bashkohet Perëndimit

Turqia nuk i është bashkuar Perëndimit lidhur me bllokimin e hapësirës ajrore me Rusinë, si një formë sanksioni ndaj Moskës pas vendimit për të pushtuar Ukrainën.

Është e domosdoshme që hapësira ajrore e Turqisë të mbetet e hapur, tha të premten ministri i jashtëm i vendit, Mevlut Cavusoglu, mes ndalimeve të shumta të hapësirës ajrore ndaj Rusisë nga vendet perëndimore për shkak të luftës në Ukrainë.

“Është e rëndësishme jo vetëm për Turqinë, por edhe për vendet që vendosin këto sanksione (ndaj Rusisë) dhe qytetarëve të tyre, që kjo hapësirë ​​ajrore të jetë e hapur…si në aspektin strategjik ashtu edhe në atë humanitar,” tha Mevlut Cavusoglu pas një takimi të lartë me diplomatët e NATO-s.

Cavusoglu tha se një takim midis ministrave të jashtëm të dy palëve ndërluftuese mund të organizohet ‘nëse lejojnë kushtet’ në Turqinë jugore javën e ardhshme në Forumin e Diplomacisë në Antalia.

16:16-BE: Anëtarësimi i Ukrainës duhet të bëhet sa më shpejt

Komisioneri evropian, Maros Sefcovic, këtë të premte ka deklaruar se BE-ja dëshiron që Ukraina të bëhet shtet anëtar sa më shpejt që është e mundur.

Në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se populli i Ukrainës është njëri nga popujt evropianë dhe ne i duam ata sa më shpejt që është e mundur.

Është koha për të sinjalizuar se populli i Ukrainës është njëri nga popujt evropianë dhe ne i duam ata sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë  ai duke shtuar se unioni evropian për momentin duhet të fokusohet në çështjet që kanë të bëjnë me luftën atje.

“Mendoj se çka është e rëndësishme tani është t’a ndihmojmë Ukrainën në luftë”, shtoi ai.

Pas invazionit rus, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, formalisht ka nënshkruar aplikimin e Ukrainës që të bëhet shtet anëtar i BE-së.

15:56-Ukraina fundos anijen ushtarake për të mos rënë në duart e Rusisë

Autoritete e marinës në Ukrainë fundosën anijen e tyre luftarake për të parandaluar rënien e saj në duart e Rusisë.

Anija e flotës ukrainase ishte ndodhej në portin e Mykaliv për riparim. Megjithatë anija luftarake u fundos me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, Alexei Reznikov.

“Vendimi për të fundosur anijen ishte shumë i vështirë për anëtarët e ekuipazhit”, tha ministri i Mbrojtjes, duke shtuar se në të ardhmen Ukraina do të të krijojë një flotë të re “moderne dhe të fuqishme”.

Komandanti i fregatës zbatoi urdhrin e fundosjes. Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë se anija në port është fundosur përgjysmë dhe anuar anash.

Pse u vendos të fundoset fregata

Frigata e klasit Krivak III / Menzhinskiy nuk konsiderohet një kërcënim i rëndësishëm për Rusinë . Megjithatë, ishte çështje prestigji që ukrainasit të mos binin në duart e rusëve, pasi ishte flamuri i flotës së tyre. Si rrjedhojë, ata do të humbisnin një betejë të rëndësishme propagandistike, e cila do të ndikonte pozitivisht edhe në moralin e ushtarëve.

Fregata prej 3500 tonësh u ndërtua në kantierin detar të Kerçit të Krimesë dhe iu bashkua Marinës së Ukrainës në prill 1993.

Flamuri i flotës ukrainase në vitin 2008 mori pjesë në operacionin “Active Endeavour” në Mesdhe, i cili synonte parandalimin e terroristëve ose transferimin e armëve të shkatërrimit në masë. Në vitin 2013, anija mori pjesë në operacionin e NATO-s “Ocean Shield”, kundër piraterisë në brigjet e Afrikës.

15:55-Olaf Scholz, ultimatum Putinit: Ndalo luftën menjëherë!

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putin në telefon dhe i ka kërkuar atij që të ndalojë menjëherë të gjitha veprimet ushtarake në Ukrainë, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Scholz gjithashtu i bëri thirrje Putinit që të lejojë aksesin për ndihma humanitare në zonat ku po zhvilloheshin luftime.

Gjatë bisedës që ka zgjatur një orë, liderët ranë dakord që së shpejti të zhvillojnë bisedime të mëtejshme, shtoi zëdhënësi, raporton BBC.

Rusia vijon agresionin ushtarak në Ukrainë, duke shkaktuar edhe qindra viktima në civilë.

15:40-Bilanci tragjik i luftës, 28 fëmijë të vrarë dhe 64 të plagosur në Ukrainë

Gjatë tetë ditëve të luftës në Ukrainë, 28 fëmijë janë vrarë dhe 64 janë plagosur nga sulmet ruse, sipas një njoftimi të Daria Herasymchuk, një këshilltare e Presidentit të Ukrainës, shkruan Ukrinform

“Maternitetet, kopshtet dhe shkollat ​​janë shkatërruar. Rreth një milion e gjysmë fëmijë ndodhen në zonat e prekura nga bombardimet dhe të rrethuara nga rusët, duke përfshirë jetimët dhe fëmijët me aftësi të kufizuara që kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme,” tha ajo.

Rikujtojmë se më 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin i shpalli luftë Ukrainës dhe nisi një pushtim në shkallë të gjerë. Trupat ruse kanë shkatërruar infrastrukturën, duke bombarduar masivisht zonat e banuara.

Vendi ka shpallur mobilizimin e përgjithshëm. Ukraina gjithashtu ka ngritur një padi kundër Federatës Ruse në Gjykatën Penale të OKB-së në Hagë.

15:25-Deklarata e fortë e ministrit: Ushtarët rusë përdhunojnë gratë ukrainase

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba denoncoi sot përdhunimet e kryera nga ushtarët rusë në qytetet  e Ukrainës.

Kuleba nuk dha prova për të mbështetur  deklaratën  tronditëse. Ndërkohë Reuters shkruan se  nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyër të njëanshme pretendimin e ministrit ukrainas.

“Kur bien bomba në qytetet tuaja , kur ushtarët përdhunojnë gratë në qytetet e pushtuara dhe kur kemi raste të shumta, për fat të keq, me ushtarë rusë që përdhunojnë gra në qytetet e Ukrainës, është e vështirë, natyrisht, të flasim për efektivitetin e ligjit ndërkombëtar,” tha ministri gjatë fjalimit të tij në Institutin Mbretëror të Mardhënieve Ndërkombëtare  në Londër.

“Por ky është i vetmi instrument kulturor që kemi në dispozicionin tonë për të siguruar që të gjithë ata që bënë të mundur këtë luftë të jenë më në fund përgjegjës përpara drejtësisë, ” tha Kuleba.

15:26-BE pezullon programet shkencore dhe kërkimore me Rusinë

Komisioni Europian ka pezulluar bashkëpunimin me Rusinë, për sa i përket programeve shkencore, kërkimit dhe inovacionit, pas pushtimit rus të Ukrainës, sipas një deklaratë të Komisionit Europian të premten, shkruan CNN

BE ka pezulluar gjithashtu pagesat për subjektet ruse sipas kontratave ekzistuese dhe “nuk do të nënshkruajë asnjë kontratë apo asnjë marrëveshje të re” me to.

“Bashkëpunimi kërkimor i BE-së bazohet në respektimin e lirive dhe të drejtave që mbështesin përsosmërinë dhe inovacionin. Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës është një sulm kundër të njëjtave vlera. Prandaj është koha për t’i dhënë fund bashkëpunimit tonë kërkimor me Rusinë”, tha Margrethe Vestager.

15:10-Pushtimi rus, OKB: 331 civilë ukrainas të vrarë në 9 ditë luftë

Ndërsa sulmet ruse në Ukrainë vazhdojnë për të nëntën ditë radhazi, Organizata e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e Njeriut ka njoftuar se që prej prej hyrjes së ushtrisë ruse në Ukrainë janë vrarë 331 civilë ukrainas.

675 civilë rezultojnë të plagosur sipas OKB-së.

BBC shkruan se të paktën 1 milion persona janë larguar nga Ukraina për në vendet fqinjë që nga fillimi i pushtimit rus javën e kaluar. Tridhjetë milje (50 km) nga qyteti i tretë më i madh i Ukrainës, në portin jugor të Odesa-s, ndodhen me mijëra njerëz të cilët kërkojnë të largohen ndërsa operacionet ruse vazhdojnë të intensifikohen.

Është një pritje e gjatë dhe personat që nuk kanë automjete duhet të presin 10 deri në 15 orë për të kaluar kufirin. Autoritetet kanë improvizuar streha të përkohshme për personat që presin.

15:06-Mali i Zi mbyll hapësirën ajrore për avionët rusë

Hapësira ajrore e Malit të Zi është mbyllur të premten për të gjithë avionët rusë, me vendim të Agjencisë së Aviacionit Civil të këtij vendi.

Ky veprim pason masat e ngjashme që kanë ndërmarrë vendet e Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Për kontrollin e trafikut ajror të Serbisë dhe të Malit të Zi, përgjegjëse është një agjenci e përbashkët e këtyre dy vendeve.

Megjithatë, Serbia nuk do të mbyllë hapësirën e saj ajrore për avionët rusë, sepse siç ka thënë, nuk do t’iu bashkohet sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë.

Nga Agjencia për Kontrollin e Trafikut Ajror të Serbisë dhe Malit të Zi, kanë thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se, kompetenca për hapësirën ajrore të secilit shtet, është e rregulluar me ligjet e atij shteti dhe i takon Qeverisë së tij.

Në Mal të Zi, kontrollimin e fluturimit deri në 4,400 metra mbi nivelin e detit, e bën Kontrolli i Fluturimit në Podgoricë, ndërsa mbi këtë lartësi, kontrolli kalon te qendra në Beograd.

Nga vendet e rajonit, edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë mbyllur kufijtë për avionët rusë.

Një zyrtar i NATO-s ka thënë të enjten, 3 mars, për Radion Evropa e Lirë se hapësira ajrore e Kosovës mbetet e hapur.

“Komandanti i KFOR-it ka autoritetin primar për përdorimin e hapësirës së ulët ajrore mbi Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.”

“Një mbyllje e tillë nuk do të kishte ndikim operacional. KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin ditor të mandatit të saj sipas OKB-së”, ka thënë ky zyrtar i NATO-s.

Hapësira e ulët ajrore e Kosovës menaxhohet nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Kosovës, e cila ofron shërbime për aeroplanët civilë gjatë fluturimit në hapësirën ajrore të Kosovës me qëllim të aterrimit dhe ngritjes nga Aeroporti i Prishtinës.

Ndërsa, hapësira e lartë ajrore nga 6,250 e më lart, e hapur për trafikun komercial nga viti 2014, është nën kontrollin e Hungarisë, përkatësisht të HungaroControl-it, i cili ofron shërbimet teknike të kontrollit të trafikut në këtë lartësi.

Kjo për shkak se Kosova ende nuk ka arritur kapacitete për të menaxhuar hapësirën e lartë ajrore.

Njohësit e çështjeve të sigurisë në Kosovë i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të kërkojë nga NATO-ja mbylljen e hapësirës ajrore për aeroplanët rusë.

Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur Radios Evropa e Lirë lidhur me këtë çështje.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

15:03-NATO e shqetësuar: Rusia po përdor municione të ndaluara në Ukrainë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg , tha se ka prova që Rusia po përdor municione të ndaluara për pushtimin e Ukrainës.

Në një konferencë gjatë fjalimit të tij në Samitin e ministrave të Jashtëm në Bruksel, Stoltenberg u tha gazetarëve se NATO ka parë se Rusia po përdor municione të ndaluara (cluster bombs), që janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Ne kemi parë përdorimin e municioneve thërrmuese dhe kemi parë raporte për përdorimin e llojeve të tjera të armëve që do të ishin në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, tha Stoltenberg.

Ai gjithashtu tha se aleanca ushtarake perëndimore nuk do të krijojë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë dhe as do të dërgojë trupat e saj atje.

Megjithatë ai premton se NATO do ndihmojë Kievin në mënyra të tjera, duke i kërkuar sërish Presidentit Vladimir Putin që t’i japë fund pushtimit urgjentisht.

14:36-A do të ndalohet fluturimi mbi Ukrainë? Stoltenberg: Do të çonte gjithë Evropën në luftë

Ndërkohë që Rusia vijon prej ditësh agresionin e saj ushtarak, thirrja e vazhdueshme nga autoritetet për NATO-n ka qenë të ndalohet fluturimi mbi Ukrainë.

Sekretari i përgjithshëm i organizatës Jens Stoltenberg e ka përjashtuar sot këtë masë, duke paralajmëruar se një veprim i tillë mund të rezultojë në një luftë të gjerë në Evropë.

Duke folur të premten pas kryesimit të një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s, Stoltenberg tha: “Ne nuk do të lëvizim në Ukrainë, as në terren, as në hapësirën ajrore të Ukrainës”.

Stoltenberg shtoi: “Mënyra e vetme për të zbatuar një zonë të ndaluar fluturimi është dërgimi i avionëve luftarakë të NATO-s në hapësirën ajrore të Ukrainës dhe më pas vendosja e asaj zone ndalim-fluturimi duke rrëzuar avionët rusë.”

Sekretari i përgjthshëm i NATO-s, ka paralajmëruar gjithashtu se ditët në vijim ka të ngjarë të jenë më të këqija për sa i përket luftës Ukrainë-Rusi. Gjatë fjalimit të tij në Samitin e ministrave të jashtëm në Bruksel, Stoltenberg, tha se Rusia mund të përdorë armë më të rënda ndërsa forcat ruse përparojnë në  Ukrainë.

“Ditët në vijim ka të ngjarë të jenë më të këqija, me një numër më të lartë viktimash, më shumë vuajtje dhe  shkatërrime, pasi forcat e armatosura ruse do të vazhdojnë sulmet e tyre në të gjithë vendin.”

Stoltenberg tha se NATO ka përgjegjësinë për të siguruar që konflikti të mos shtrihet përtej Ukrainës.

“NATO nuk po kërkon një luftë me Rusinë,” tha ai.

Sipas tij, NATO nuk ka vendosur për mbylljen e hapësirën ajrore ukrainase por aleatët kanë rënë dakord që asnjë avion i NATO-s nuk do të fluturojë mbi hapësirën ajrore të vendit” dhe se nuk do të ketë trupa të NATO-s në territorin ukrainas.

Ne nuk do të dërgojmë trupa në Ukrainë, as në tokë, as në hapësirën ajrore”, ritheksoi Stoltenberg.

“Ne e kuptojmë dëshpërimin, por gjithashtu besojmë se nëse do ta bënim, diçka e tillë do të përfshinte në luftë shumë vende të Europës.

14:22-Kina ndalon transmetimin e ndeshjeve të Premier League, do të transmetohen shfaqje në mbështetje të Ukrainës

Kina nuk do të transmetojë ndeshjet e Premier League këtë fundjavë për shkak të shfaqjeve të planifikuara të mbështetjes për Ukrainën.

Premier League ka shprehur solidaritet me popullin ukrainas pas pushtimit të diskutueshëm të Rusisë, i cili ka çuar në të paktën 752 viktima deri më tani.
Sipas “BBC”, Kina do të tërheqë mbulimin televiziv të ligës angleze këtë fundjavë sepse do të ketë mbështetje të organizuar gjatë ndeshjeve.

Kina është partneri më i madh tregtar i Rusisë dhe një nga vendet e pakta globalisht që nuk e ka dënuar pushtimin e presidentit Vladimir Putin.

Premier League ra dakord një marrëveshje me platformën e transmetimit “iQiyi Sports” për t’u bërë partneri ekskluziv i transmetimit dixhital në Kinë verën e kaluar.

Marrëveshja pritet të zgjasë deri në fund të sezonit 2024-2025.

Sezonin e kaluar, Premier League ra dakord për një marrëveshje njëvjeçare me “Tencent”, e cila thuhet se kishte vlerë më pak se 10 milion dollarë (7.5 milion £) në sezon.

Kapitenët e Prem’ do të mbajnë shirita të verdhë dhe blu këtë fundjavë, ndërsa ekranet e mëdha të stadiumeve do të shfaqin mesazhe që lexojnë “Futbolli qëndron së bashku”.

Në një deklaratë të Premier League thuhej: “Premier League dhe klubet tona i refuzojnë me gjithë zemër veprimet e Rusisë dhe do të tregojnë mbështetje për popullin e Ukrainës në të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave.

“Ne bëjmë thirrje për paqe dhe mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur.”

14.19-“Marrëdhënia e Perëndimit me Rusinë nuk do të jetë më njësoj”, NATO paralajmëron: Lufta mund të bëhet më keq

Sekretari i përgjthshmë i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëron se ka të ngjarë që ditët në vijim të jenë më të këqija për sa i përket luftës Rusi-Ukrainë.

Gjatë fjalimit të tij në Samitin e ministrave të jashtëm në Bruksel, Stoltenberg, tha se Rusia mund të përdorë armë më të rënda ndërsa sulmet ruse vazhdojnë në një pjesë të madhe të Ukrainës.

Stoltemberg nënvizoi se pushtimi i Ukraomës nga Rusia është luftë e Putinit, shkruan Skynews. Ndër të tjera, Stolrenberg i bëri sërish thirrje Rusisë të tërheqë trupat ushtarakë nga Ukraina.

“Ne i bëjmë thirrje presidentit Putin që të ndalojë menjëherë këtë luftë, të tërheqë të gjitha forcat e tij nga Ukraina pa kushte dhe të angazhohet në diplomaci të vërtetë tani”.

Stoltenberg tha se NATO “nuk është pjesë e këtij konflikti”, por ka një “përgjegjësi për të siguruar që të mos përshkallëzohet dhe të mos përhapet përtej Ukrainës”.

Ai tha se kjo do të ishte gjithnjë më “shkatërruese dhe e rrezikshme”.

Ministrat ranë dakord se marrëdhënia e NATO-s me Rusinë ka “ndryshuar rrënjësisht” në planin afatgjatë, shton Stoltenberg.

14.15-“Probleme me ftohjen e reaktorëve, po shkojmë drejt katastrofës”: Ukraina jep alarmin për centralin bërthamor

Ministria e Jashtme në Ukrainë ka konfirmuar se ka të vdekur dhe të plagosur nga sulmi rus në centralin më të madh bërthamor në Zaporizhja, në jug të Ukrainës.

Disa njerëz janë vrarë ose plagosur në zjarrin që shpërtheu nga bombardimet ruse të një centrali bërthamor ukrainas. Po hasen probleme në ftohjen e reaktorëve pas ndërhyrjes së forcave ruse dhe kjo mund të çojë drejt katastrofës”, tha Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës.

Punonjësit po monitorojnë centralin për t’u siguruar që po funksionon në mënyrë të sigurt. Nivelet e rrezatimit janë aktualisht normale, thotë ministria në një deklaratë në Facebook. Por nga procesi i ftohjes së reaktorëve mund të ketë pasoja radioaktive në shkallë të gjerë.

“Mijëra njerëz, përfshirë civilët që aktualisht nuk janë në gjendje të evakuojnë zonën pranë uzinës për shkak të bombardimeve dhe luftimeve të vazhdueshme, do të lëndoheshin nga kjo”, thuhet në deklaratë.

Në një linjë me reagimin e presidentit ukrainas, ministria thotë se një fatkeqësi bërthamore në Zaporizhzhia mund të jetë më katastrofale se shpërthimet e mëparshme në centralet bërthamore, si Çernobil dhe Fukushima.

“Rusia me vetëdije ka ndërmarrë një sulm në centralin e energjisë bërthamore, një veprim që shkeli të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare”, shtohet në deklaratë.

Ministria i kërkon komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjë për të detyruar trupat ruse të largohen nga zona, për të garantuar sigurinë e saj.

14.04-Aleati i Rusisë solidarizohet me Ukrainën, Kina anulon transmetimin e Premier League

Kina do të bllokojë transmetimin e ndeshjeve të Premier League këtë fundjavë për tu sensibilizuar me luftën në Ukrainë.

Kina është aleat kryesor i Rusisë, për këtë arsye përgjigja e vendit ndaj pushtimit rus të Ukrainës po po vëzhgohet nga afër, me diplomatët  botërorë që shpresojnë se lideri i Kinës, Xi Jinpik mund të përdorë ndikimin e tij për të ndihmuar në konfliktin Rusi-Ukrainë.

Për sa i përket sanksioneve që perëndimi i ka vënë Rusisë si ndëshkim për hyrjen në Ukrainë, Kina nuk ka mbajtur një qendrim konkret, duke abstenuar të shprehet hapur.

“Përgjigjja e matur e Kinës sugjeron balancimin e Pekinit në dritën e marrëdhënieve të tij me SHBA-në dhe Rusinë” – tha Zsuzsa Anna Ferenczy, studiuese në universitetin kombëtar “Dong Hwa” në Tajvan dhe ish-këshilltare në Parlamentin Evropian.

“Pekini është i vetëdijshëm se nuk është në interesin e tij të shohë shpërthimin e një konflikti dhe Moska po e shtyn Kinën të përballet me disa vendime të vështira.

Veprimi i barazpeshuar i Kinës është të mbrojë interesat e veta”, thonë ekspertët.

13.54- UNHRC miraton rezolutën që dënon shkeljet e të drejtave të njeriut nga Rusia, një shtet voton kundër

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut(UNHRC) ka votuar me shumicë dërmuese për rezolutën që dënon shkeljet e dyshuara të të drejtave të njeriut nga Rusia në Ukrainë dhe për ngritjen e një komisioni hetimor për t’i hetuar ato.

Vetëm Eritrea ka mbështetur Rusinë dhe ka votuar kundër rezolutës së sjellur nga Ukraina, ndërkaq 13 shtete kanë abstenuar shkruan The Guardian.

Ambasadorja e Ukrainës në OKB, Yevheniia Filipenko, i tha Këshillit se kishte “prova të pakundërshtueshme të shkeljeve të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut, si dhe krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit nga Rusia”.

“Është detyra jonë e përbashkët të sigurojmë llogaridhënie duke mandatuar dokumentacionin dhe verifikimin e krimeve të Rusisë dhe identifikimin e atyre që janë përgjegjës”, ka thënë ajo.

13:51-Bisedimet për paqe, Rusia në pritje të përgjigjes së Ukrainës

Kremlini ka pretenduar se është në pritje të një përgjigje nga Ukraina pas raundit të dytë të bisedimeve për paqe ditën e djeshme, shkruan skynews

Sipas deklaratës, Moska i ka thënë delegatëve ukrainas se ajo çfarë do të ndodhë pas raundit të bisedimeve varet nga Ukraina. Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se nuk kishin rënë dakord në asnjë pikë me Kievin.

Bisedimet u zhvilluan në Bjellorusi, vend i cili ka ndihmuar në pushtimin e Kremlinit dhe u drejtuan nga këshilltari i presidentit rus Vladimir Putin, Vladimir Medinsky.

Më pas u raportua se Rusia kishte rënë dakord për krijimin  e “korridoreve humanitare” për evakuimin e civilëve dhe mbërritjen e ndihmave, por ende nuk ka asnjë shenjë të armëpushimit.

13:40-Frikë nga lufta, ukrainasit presin deri në 15 orë për të kaluar kufirin

Ndërsa sulmet ruse në Ukrainë vazhdojnë për të nëntën ditë radhazi, qytetarët ukrainas janë dyndur në pikat kufitare të Moldavisë për një strehë më të sigurt për familjet e tyre, shkruan BBC

Të paktën 1 milion persona janë larguar nga Ukraina për në vendet fqinjë që nga fillimi i pushtimit rus javën e kaluar. Tridhjetë milje (50 km) nga qyteti i tretë më i madh i Ukrainës, në portin jugor të Odesa-s, ndodhen me mijëra njerëz të cilët kërkojnë të largohen ndërsa operacionet ruse vazhdojnë të intensifikohen.

12:32-“Mos na vendosni më sanksione”, Putin thirrje Perëndimit: Nuk kemi qëllime të këqija kundër fqinjëve tanë

Presidenti Putin ka paralajmëruar vendet që kundërshtojnë veprimet e Rusisë në Ukrainë “të mos e përkeqësojnë situatën” duke vendosur më shumë kufizime ndaj vendit të tij. Presidenti rus po fliste në një takim qeveritar të transmetuar në kanalin e lajmeve Rossiya 24 të kontrolluar nga shteti.

“Ne nuk kemi qëllime të këqija kundër fqinjëve tanë,” pohon Putin. “Unë mendoj se të gjithë duhet të mendojnë se si të normalizojnë marrëdhëniet, të bashkëpunojnë normalisht dhe të zhvillojnë marrëdhëniet normalisht,” shtoi ai.

12:22-Rusët marrin qytetin në jug të Ukrainës, përballje e ashpër përreth Kievit

Trupat ruse kanë hyrë në qytetin port të Mykolayiv-it që ndodhet në jug të Ukrainës dhe ka dalje në Detin e Zi.

Guvernatori Vitaly Kim në një video-adresim tha se luftimet janë duke ndodhur në disa pjesë të qytetit, shkruan Reuters.

12:09-“Europa në rrezik, Putini luan me zjarrin”. Ministri britanik, ultimatum Rusisë

Ministri i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Ben Wallace këtë të premte, pas sulmit në centralin bërthamor Zaporizhia në Ukrainën juglindore, ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin, po luan me zjarrin.

Wallace ka kërkuar nga presidenti rus që të ndalojë shenjestrimin e objekteve të tilla me rrezikshmëri të lartë.

11:54-Sulmi në centralin bërthamor nga Rusia, 3 ushtarë të vrarë, 2 të plagosur

Tre ushtarë ukrainas u vranë dhe dy u plagosën gjatë sulmit të centralit bërthamor në Zaporizhzhia, raporton skynews. Më herët, Rafael Mariano Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, konfirmoi se asnjë material bërthamor nuk kishte rrjedhur në sulmin ajror.

11:43-NATO kërcënon Rusinë: Tërhiqni ushtrinë nga Ukraina! Të mos ketë keqkuptime…

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ministrat e jashtëm të BE-së “iu përgjigjën në mënyrë të koordinuar kërkesës së NATO-s për të ndihmuar Ukrainën”.

Edhe një herë, Stoltenberg dënoi sulmet e trupave ruse ndaj popullatës civile, ndërsa me rastin e sulmit ndaj centralit bërthamor në Zaporizhzhia, ai theksoi rreziqet dhe i bëri thirrje herë Moskës që të tërheqë trupat e saj ushtarakë nga Ukraina.
Ai nënvizoi se NATO nuk dëshiron një luftë me Rusinë dhe se zhvillimi i forcave ushtarake në Evropë është i natyrës mbrojtëse.

11:27- Sulmi rus në centralin bërthamor, Zelensky: Mund të ishte si gjashtë Çernobilë

Presidenti i Ukrainës Zelensky ka deklaruar se sulmi rus në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhya mund të ishte aq shkatërrues sa “gjashtë Çernobilë”, shkruan BBC “Qytetarë të Ukrainës! Ne i mbijetuam një nate që mund të kishte ndaluar rrjedhën e historisë – historinë e  Ukrainës dhe historinë e Europës.” Ai tha se Rusia ishte e vetëdijshme për sulmin që shkaktoi duke e cilësuar  një akt terrorizmi që nuk është parë dhe dëgjuar kurrë më parë

10:51-NATO: Sulmi në centralin bërthamor nxori në pah pamaturinë e Putin

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stontenberg, dënoi sulmin e Rusisë në centralin bërthamor të Zaporizhzhia,  më i madhi në Europë duke theksuar se një veprim i tillë ka nxjerrë në pah “pamaturinë” e luftës së Vladimir Putinit, shkruan BBC. Ne dënojmë sulmet ndaj civilëve dhe sulmin në centralin  bërthamor të Ukrainës. Kjo tregon pamaturinë e kësaj lufte dhe rëndësinë e përfundimit të saj.

10:44-Rusia përpiqet të “shfajësohet”, akuzon Ukrainën për shpërthimin në centralin bërthamor

Ministria ruse e mbrojtjes ka akuzuar Ukrainën për shpërthimin në centralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë, shkruan The Guardian Nga ana tjetër, Ukraina tha se forcat ruse i vunë flakët një objekti 5-katësh në orët e para të mëngjesit, një javë pas pushtimit të Ukrainës. Një zëdhënës i ministrisë ruse të mbrojtjes tha se centrali bërthamor po funksiononte normalisht dhe zona ishte nën kontrollin rus që nga 28 shkurti. “Megjithatë, mbrëmë u bë një përpjekje nga regjimi nacionalist i Kievit për të kryer një provokim,” tha zëdhënësi Igor Konashenkov.

10:43-NATO: Nuk duam luftë me Rusinë, të tërhiqet ushtria nga Ukraina

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ministrat e jashtëm të BE-së “iu përgjigjën në mënyrë të koordinuar kërkesës së NATO-s për të ndihmuar Ukrainën”. Edhe një herë, Stoltenberg dënoi sulmet e trupave ruse ndaj popullatës civile, ndërsa me rastin e sulmit ndaj centralit bërthamor në Zaporizhzhia, ai theksoi rreziqet dhe i bëri thirrje herë Moskës që të tërheqë trupat e saj ushtarakë nga Ukraina. Ai nënvizoi se NATO nuk dëshiron një luftë me Rusinë dhe se zhvillimi i forcave ushtarake në Evropë është i natyrës mbrojtëse.

10:43-Lufta në Ukrainë, kancelari gjerman: Nuk duhet të ketë konfrontim direkt të NATO-s me Rusinë

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, në një intervistë televizive paraqiti në mënyrë të detajuar pozicionet e tij ndaj luftës në Ukrainë. Në intervistën për kanalin e dytë publik të gjermanisë ZDF me gazetaren Maybrit Illner, kancelari Olaf Scholz kërkoi armëpushim në luftën e Ukrainës dhe njëkohësisht theksoi, se “nuk duhet të ketë konfrontim direkt të NATO-s me Rusinë”. Kjo mund “të sillte një përshkallëzim dramatik të kësaj situate të vështirë në Ukrainë duke bartur gjithashtu rreziqe të mëdha”, tërhoqi vëmendjen Scholz. “Ndaj tani nuk do të ketë vendime, që mund të çojnë në pjesëmarrje ushtarake të shteteve të NATO-s në këtë konflikt.”

10:35-Rusia do të “bëjë për vete” Bjellorusinë që t’i bashkohet në luftën kundër Ukrainës

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë thënë se ka shumë mundësi që Rusia mund të tentojë të krijojë një provokim në kufirin ukrainas me Bjellorusinë për t’i dhënë kështu regjimit bjellorus një pretekst për të dërguar trupat e tij ushtarakë, për t’iu bashkuar pushtimit rus, sipas një përditësimi ushtarak.

10:30-Ukraina rrëzon një tjetër avion ushtarak rus

Ushtria ukrainase ka rrëzuar një tjetër avion rus që po sulmonte një objekt të infrastrukturës ushtarake, shkruan ukrinform “Njësia e mbrojtjes ajrore të Ukrainës ka rrëzuar një avion rus që po sulmonte një objekt të infrastrukturës ushtarake, afër qytetit turistik Zatoka, rajoni i Odesës,” sipas një postimi të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

10:21-Sulmi në termocentralin më të madh në Europë, Zelensky: Kjo është mënyra e vetme për të ndalur Rusinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, përmes një video mesazhi mëngjesin e sotëm ka reaguar për situatën në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia gjatë natës. Zelenskyy tha se mënyra e vetme për të garantuar se Rusia nuk do të bombardojë infrastrukturën bërthamore është krijimi i një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë. Zelenskyy gjithashtu sot u bëri thirrje rusëve që të vazhdojnë të protestojnë kundër pushtimit në Ukrainë, që ka hyrë në javën e dytë.

10:18-Blinken “dhëmbë për dhëmbë” me Putin: Nuk kërkojmë konflikt, por nëse vjen tek ne jemi gati

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken i është përgjigjur dhëmbë për dhëmbë kërcënimit të Vladimir Putin. Teksa po fliste përpara një takimi me ministrat e jashtëm të NATO-s dhe BE-së në Bruksel këtë mëngjes, lidhur me situatën e luftës në Ukrainë ai tha: “Thënë thjesht, në vazhdën e agresionit të paprovokuar dhe të paramenduar të Rusisë kundër Ukrainës, kjo aleancë u bashkua me shpejtësi, unitet dhe vendosmëri, duke nisur menjëherë grupin e punës së reagimit të shpejtë, duke vënë në zbatim planet për të vazhduar për të forcuar sigurinë e NATO-s”. “Çdo aleat në një mënyrë apo tjetër po i vjen në ndihmë Ukrainës, çdo aleat në një mënyrë apo tjetër po ndihmon në forcimin e vetë NATO-s”. Blinken shtoi se NATO kërkon “të mos ketë konflikt”, por “nëse konflikti vjen tek ne, ne jemi gati dhe do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”.

10:16-Lufta në Ukrainë, Rusia bllokon mediet perëndimore në vend për lajme të “rreme”

Autoritetet ruse kufizuan sot aksesin në mediat perëndimore, përfshirë BBC dhe Deutsche Welle , duke i akuzuar ato për përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës . Operatori kombëtar i telekomunikacionit i Rusisë (Roskomnadzor) ka “kufizuar” transmetimin në mbarë vendin të BBC dhe Radio Evropa e Lirë, të financuar nga SHBA, të mediasDeutsche Welle dhe aksesin në median e pavarur Meduza, pas kërkesës së prokurorit.

10:15-“Rusia nuk do të ndalet”, nënkryetari i bashkisë së Maripoul i kërkon NATO-s të dërgojë trupa

Nënkryetari i bashkisë së Maripoul u ka kërkuar udhëheqësve të NATO-s të dërgojnë trupa në Ukrainë, duke thënë se Rusia nuk do të ndalet derisa të shkatërrojë vendin  dhe të vrasë civilët, shkruan BBC. Sergei Orlov tha: “Nuk ka asnjë mënyrë për ta ndaluar Putinin që të vrasë civilët tanë nga qielli derisa NATO të zgjohet dhe të kuptojë se nuk është një konflikt rajonal, është një luftë kundër demokracisë, kundër lirisë, kundër një prej kombeve më të mëdha europiane. Duket sikur udhëheqësit e NATO-s nuk e kuptojnë se Putin nuk do të ndalet, ata janë të frikësuar dhe kjo është për të ardhur keq. Dhe ne po presim që një ditë udhëheqësit e NATO-s të kuptojnë se është e nevojshme t’i ofrohet Ukrainës mbështetje ushtarake Ukrainës për të ndaluar Putin ose të paktën të mbyllë hapësirën ajrore për të na mbrojtur nga kërcënimet ruse.”

10:04-Bilanci tragjik, shkon në 47 numri i viktimave nga sulmet ajrore në Chernihiv

Numri i të vdekurve nga sulmi në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv, ka arritur në 47. Lajmi është bërë me dije nga shërbimet e urgjencës ukrainase. Trupat e të paktën 47 civilëve janë nxjerrë nga rrënojat pas sulmeve ajrore ruse.

09:45Perëndimi kundër Putin: Duhet t’i konsiderojmë të gjitha opsionet për ndërhyrjen e NATO-s në luftën Rusi-Ukrainë

Ministri i Jashtëm i Letonisë ka deklaruar se NATO duhet t’i konsiderojë të gjitha opsionet, kur u pyet nëse aleanca veriatlantike duhet të hyjë në konflikt direkt me Rusinë.

Edgars Rinkevics tha programit për BBC se qeveritë “nuk duhet të përjashtojnë” asnjë mjet për të ndaluar pushtimin rus të Ukrainës. “Mendoj se duhet t’i shqyrtojmë të gjitha opsionet, por gjithashtu duhet të kuptojmë disa politika të NATO-s mund të zbatohen vetëm nëse ato vende që kanë asetet e nevojshme bien dakord për këtë”, tha ministri i Jashtëm i Polonisë.

09:58-150 radio në 25 vende të Europës luajnë njëkohësisht melodinë e paqes të John Lennon

Në orën 07:45 të mëngjesit rreth 150 stacione radio në 25 vende të Europës kanë luajtur himnin kundër luftës të John Lennon-it “Give Peace a Chance”. Drejtori i Përgjithshëm i Unionit Europian të Transmetuesve Noel Curran deklaroi: “Ne e dimë se gjatë historisë 100 vjeçare publik i është drejtuar mediave të shërbimit publik në kohë lufte për t’u informuar. Kjo thirrje e fuqishme për paqe përmes një kënge ikonike do të prekë miliona dëgjues. Kjo është ajo që ne bëjmë. Jam krenar që i përkas një komuniteti që kur bota është e copëzuar, mund të krijojë momente për të bashkuar njerëzit”.

09:55-Rusia ka një histori të gjatë mizorish, por deri ku do të arrijë Putin në Ukrainë?

Forcat ruse janë përballur me rezistencë më të fortë dhe më efektive nga sa kishte parashikuar Kremlini, por lind pyetja: çfarë vjen pas kësaj. Ushtria ruse ka një histori të gjatë mizorish  me shkelje serioze të ligjeve të luftës, duke përfshirë shënjestrimin e civilëve dhe nënshtrimin e tyre pa dallime. Gjatë 2015 dhe 2016, bombardimet ruse shkatërruan kryesisht pjesët e kontrolluara nga opozita të Aleppos lindore, qyteti më i madh i vendit për nga popullsia. Pas një rezistencë të gjatë, forcat opozitare u dorëzuan.

09:45-Perëndimi kundër Putin: Duhet t’i konsiderojmë të gjitha opsionet për ndërhyrjen e NATO-s në luftën Rusi-Ukrainë

Ministri i Jashtëm i Letonisë ka deklaruar se NATO duhet t’i konsiderojë të gjitha opsionet, kur u pyet nëse aleanca veriatlantike duhet të hyjë në konflikt direkt me Rusinë. Edgars Rinkevics tha programit për BBC se qeveritë “nuk duhet të përjashtojnë” asnjë mjet për të ndaluar pushtimin rus të Ukrainës. “Mendoj se duhet t’i shqyrtojmë të gjitha opsionet, por gjithashtu duhet të kuptojmë disa politika të NATO-s mund të zbatohen vetëm nëse ato vende që kanë asetet e nevojshme bien dakord për këtë”, tha ministri i Jashtëm i Polonisë.

09:39-Tre atentate të dështuara, planet për të vrarë presidentin e Ukrainës që pas nisjes së luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, u ka shpëtuar tre atentateve gjatë javës së kaluar. Mercenarët e grupit Wagner që mbështeten nga Kremlini dhe forcat speciale çeçene janë dërguar me misionin për ta vrarë Zelenskyyn javën e kaluar, raporton Skynews. Megjithatë, mendohet se Ukraina ishte informuar për të paktën disa nga këto plane. Kjo është bërë e ditur nga agjentët e dyfishtë brenda FSB-së(Shërbimi i Sigurisë së Rusisë) të cilët kanë alarmuar zyrtarët ukrainas.

09:38Rusia do të dënojë me burg ata që përhapin informacione të rreme për ushtrinë

Dhoma e Ulët e Parlamentit rus ka miratuar ligjin që dënon deri në 15 vite burg ata që përhapin informacione të rreme për forcat e armatosura ruse. SkyNews shkruan se është ende e paqartë si do të përkufizohet informacioni i rremë sipas këtij ligji. Ai parashikon edhe gjoba për ata që shpërndajnë me dashje informacionin e rremë.

Mendohet se kjo do të synojë kryesisht gazetarët rusë, thotë redaktori i çështjeve ndërkombëtare të Sky, Dominic Waghorn.

09:20-Pas sulmit të termocentralit më të madh bërthamor në Ukrainë, minisrti thirrje “NATO-s të ndërhyjë” në luftë

Pas sulmit të termocentralit në Zaporizhzhia të Ukrainës, i cilësuar si më i madhi në Evropënë ministri ukrainas i Energjisë, Herman Halushenko bëri thirrje për ndërhyrjen e NATO-s në luftën e shpallur nga Rusia . “Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë jo vetëm një vlerësim profesional të asaj që po ndodh, por një ndërhyrje reale, me masat më të ashpra, duke përfshirë ndërhyrjen e NATO-s dhe vendeve me armë bërthamore ”, tha Halushenko përmes Facebook. Ai tha se termocentrali bërthamor, më i madhi në Evropë, ishte bombarduar nga tanket dhe avionët rusë .Ministri ukrainas tha gjithashtu se kishte një bisedë telefonike me Sekretaren e Energjisë së SHBA-së, Jennifer Granholm , dhe bëri thirrje për vendosjen e një zone ndalim-fluturimi në Ukrainë.

09:08-Senatori amerikan: Për t’i dhënë fund luftës, dikush në Rusi duhet të vrasë Putinin

Senatori Lindsey Graham  tha se presidenti rus Vladimir Putin duhet të vritet nga njerëzit e tij, duke sugjeruar se kjo do të ishte mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës, shkruan WSJ E vetmja mënyrë për ti dhënë fund luftës në Rusi është që dikush të vrasë Putin. Ju do t’i bënit vendit tuaj dhe botës një nder shumë të madh.” Sipas tij, të vetmit njerëz që mund ta bëjnë këtë janë populli rus.

09:00-Rrëfimi i banorit nga Ukraina: Marrja e centralit bërthamor nga rusët, shqetësim për gjithë botën, është terrorizëm

Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë u sulmua në orët e para të mëngjesit sot nga ushtria ruse në Ukrainë, duke zgjuar kështu frikën e një katastrofe si ajo e Çernobilit, e cilësuar si katastrofa më e madhe e njerëzimit e ndodhur shumë vite më parë. Bëhet fjalë për bombardimin e një termocentral bërthamor në Zaporizhzhia. Në lidhje me këtë një banor i zonës thptë për radion e BBC Today, se sulmi i termocentralit është shqetësim jo vetëm për Ukrainën por për gjithë botën.

08:54-Liderët botërorë dënojnë sulmin rus në centralin bërthamor

Udhëheqësit botërorë kanë akuzuar Rusinë se po rrezikon sigurinë e një kontinenti të tërë pas sulmit në një termocentral bërthamor, shkruan BBC Autoritetet ukrainase thanë rreth orës 2:30 të mëngjesit të së premtes me orën lokale një zjarr kishte shpërthyer në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, që ndodhet në Enerhodar, në juglindje të Ukrainës.  Centrali është më i madhi i këtij lloji në Ukrainë dhe përmban gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

08:38-Në shpëtim të ekonomisë ruse, bursa e Moskës sërish e mbyllur

Tregtimi me bursën e Moskës do të qendrojë i mbyllur edhe sot, e premte, 4 mars , tha Banka Qendrore Ruse në një deklaratë. Bursa nuk është hapur gjatë javës, pas vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë, që prej hyrjes së ushtrisë ruse në Ukrainë, më 24 shkurt. Në deklaratën me shkrim nga Bursa e Moskës thuhet se transaksionet në tregje nuk do të vazhdojnë as sot për shkak të “situatës aktuale”. Nga ana tjetër, në deklaratën e Bankës Qendrore të Rusisë thuhet se komisioni që individët duhet të paguajnë për shumën totale të blerjes kur blejnë valutë në bursë është ulur nga 30 për qind në 12 për qind.

08:33-Kompania amerikane pezullon operacionet në Rusi dhe Bjellorusi

Kompania amerikane, Airbnb është ndër të fundit që ka pezulluar operacionet në Rusi dhe Bjellorusi. Shefi i saj ekzekutiv e ka bërë të ditur vendimin përmes një postimi në Twitter.

09:08-Senatori amerikan: Për t’i dhënë fund luftës, dikush në Rusi duhet të vrasë Putinin

Senatori Lindsey Graham  tha se presidenti rus Vladimir Putin duhet të vritet nga njerëzit e tij, duke sugjeruar se kjo do të ishte mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës, shkruan WSJ E vetmja mënyrë për ti dhënë fund luftës në Rusi është që dikush të vrasë Putin. Ju do t’i bënit vendit tuaj dhe botës një nder shumë të madh.” Sipas tij, të vetmit njerëz që mund ta bëjnë këtë janë populli rus. “Sigurisht është e lehtë për t’u thënë, por e vështirë për t’u bërë. Nëse nuk doni të jetoni në errësirë ​​për pjesën e mbetur të jetës tuaj, të jeni të izoluar nga pjesa tjetër e botës. në varfëri të tmerrshme dhe të jetoni në errësirë, ju duhet të veproni tani”.

08:42-Si kaloi nata në Ukrainë, të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur që prej ditës së djeshme

Në Ukrainë ishte një natë e gjatë dhe shpeshherë e frikshme, jo vetëm për njerëzit atje por edhe për qytetarët e tjerë të Evropës. Centrali më i madh bërthamor në Ukrainë, Zaporizhzhia, u raportua se u sulmua nga rusët në orët e para të së premtes së 4 marsit. Ukraina paralajmëroi rrezik të madh për tërë Evropën në rast se sulmohet ky central bërthamor. Liderë të ndryshëm si Joe Biden, Justin Trudeau dhe Boris Johnson, biseduan gjatë natës me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Centrali bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë u sulmua nga forcat ruse. Sulmi ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së premtes sipas orës lokale në Ukrainë.

08:16-Sulmi nga rusët, Ukraina: Forcat ruse marrin centralin bërthamor

Trupat ruse kanë pushtuar termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, thonë autoritetet ukrainase. “Personeli operativ po monitoron gjendjen e njësive të energjisë”, tha një autoritet lokal në mediat sociale, cituar nga agjencia e lajmeve Reuters. Personeli i stacionit vazhdon të punojë dhe të monitorojë gjendjen e njësive të energjisë, tha ai.Shuhet zjarri në centralin bërthamor në Ukrainë, s’ka viktima.

08:01- Cilat janë rreziqet e shpërthimit të termocentralit më të madh bërthamor në Ukrainë

Në orët e para të 4 marsit, zyrtarët në Ukrainë kanë raportuar se forcat ruse kanë bombarduar një termocentral bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës. Ky është termocentrali bërthamor më i madhi në Evropë. Duke konfirmuar zjarrin, ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha në Twitter se ushtria ruse “po qëllon nga të gjitha anët” në kompleksin e këtij termocentrali bërthamore.

07:39-Prag katastrofe, çfarë dihet për sulmin rus në centralin bërthamor, ministri Ukrainas ngre alarmin te amerikanët

Centrali më i madh bërthamor në Ukrainë, Zaporizhzhia, u raportua se u sulmua nga rusët në orët e para të së premtes së 4 marsit. Sulmi ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së premtes sipas orës lokale në Ukrainë. Përreth zonës së centralit kanë qenë duke u zhvilluar luftime prej disa ditësh. U konfirmua se sulmi nuk shkaktoi pasoja aq të mëdha sa të shkaktonte fatkeqësi bërthamore. Ekspertët raportuan se nuk ka rritje të nivelit të radioaktivitetit.

07:28-Zelensky publikon momentin e sulmit rus në centralin bërthamor në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka publikuar pamje nga momenti kur Rusia ka sulmuar centralin bërthamor në Ukrainë, duke rrezikuar një katastrofë të vërtetë.

Sulmi ndodhi në orët e para të 4 marsit dhe zyrtarët në Ukrainë kanë raportuar se forcat ruse kanë bombarduar një termocentral bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës.

06:58-Kryebashkiaku i Kharkiv: Ushtria ruse po përpiqet “qëllimisht” të eliminojë popullin ukrainas

Kryebashkiaku i Kharkiv, qyteti verilindor i rrethuar nga forcat ruse, i tha “CNN” të premten se ushtria ruse po përpiqet “qëllimisht të eliminojë popullin ukrainas” pasi synon hapësirat civile. “Situata është jashtëzakonisht e vështirë,” tha kryetari Ihor Terekhov. “Deri më sot, Kharkiv është ndikuar rëndë nga bombardimet e vazhdueshme. Avionët po fluturojnë vazhdimisht, po lëshohen (raketat), po lëshohen granata dhe po goditen shtëpitë e banimit”. Nuk ka trupa ukrainase të stacionuara në blloqet e banimit, sipas Terekhov. “Kjo do të thotë se ata po godasin qëllimisht ndërtesat e banimit,” tha ai.

06:41-Johnson: Veprimet e pamatura të Putinit mund të kërcënojnë drejtpërdrejt Evropën

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson thotë se “veprimet e pamatura të presidentit Putin tani mund të kërcënojnë drejtpërdrejt sigurinë e të gjithë Evropës,” sipas një deklarate të lëshuar rreth një telefonate midis Johnson dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky”. Telefonata u bë pak pasi lajmi u përhap për një zjarr në stacionin e energjisë bërthamore Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore. Një zëdhënëse e Downing Street e quajti situatën “të rëndë shqetësuese,” duke shtuar: “Të dy liderët ranë dakord që Rusia duhet të ndalojë menjëherë sulmin e saj në termocentral dhe të lejojë akses të papenguar për shërbimet e urgjencës në termocentral”.

06:15-Zelensky u kërkon liderëve botërorë të ndalojnë Rusinë “përpara se kjo të bëhet një fatkeqësi bërthamore”

Në një postim në Facebook herët të premten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për gjuajtje të qëllimshme në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, pasi një zjarr shpërtheu në objekt pas granatimeve të rënda nga forcat ruse. “Tanket ruse të pajisura me imazhe termike qëllojnë blloqet atomike. Ata e dinë se për çfarë po qëllojnë. Ata janë përgatitur për këtë (sulm),” tha ai në postim raporton “CNN”.

06:11-Zjarri në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë është shuar

Zjarri në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia është shuar, sipas një deklarate nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës raporton “CNN”. “Në orën 06:20 është shuar zjarri në ndërtesën e trajnimit të NPP Zaporizhzhia në Enerhodar. Nuk ka të vdekur apo të lënduar,” thuhet në deklaratë.

05:22-Shërbimet e urgjencës të Ukrainës thonë se zjarri në termocentralin bërthamor filloi në një ndërtesë stërvitore

Zjarri që shpërtheu në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia të premten filloi në një ndërtesë stërvitore jashtë kompleksit kryesor të reaktorit, sipas Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës. “Që nga ora 05:20 e mëngjesit (me orën lokale), Njësitë e Shërbimit Shtetëror të Emergjencave i’u përgjigjën zjarrit në ndërtesën e trajnimit të termocentralit bërthamor Zaporizhzhya,” thanë Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës në një deklaratë në Telegram raporton “CNN”.

04:43-Zëdhënësi i Zaporizhzhia: Luftimet janë ndalur pranë termocentralit dhe nivelet e rrezatimit janë aktualisht normale

Luftimet janë ndalur pranë termocentralit bërthamor në Zaporizhzhia në Ukrainë dhe nivelet e rrezatimit në sfond janë aktualisht normale pasi një zjarr vazhdonte në objekt, tha zëdhënësi i centralit.  Zëdhënësi Andrii Tuz tha se termocentrali nuk ka pësuar ndonjë dëmtim kritik, megjithëse vetëm një njësi e prodhimit të energjisë nga gjashtë është funksionale raporton “CNN”. Në një postim të mëparshëm në Facebook, Tuz tha se të paktën një njësi gjeneruese e energjisë në centralin bërthamor u godit në luftime. “Shumë pajisje teknike u goditën,” tha ai për “CNN”.

03:04-Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike në kontakt me Ukrainën për termocentralin bërthamor Zaporizhzhia

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka thënë se është në kontakt me autoritetet ukrainase lidhur me raportet për granatimet në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia raporton “BBC”. Një zëdhënës i uzinës ka kërkuar gjithashtu në mediat sociale që forcat ruse të “ndalojnë zjarrin e armëve të rënda”.

“Ekziston një kërcënim real i rrezikut bërthamor në stacionin më të madh të energjisë atomike në Evropë,” tha Andriy Tuz në një video në Telegram, sipas “Associated Press”.

02:21-Zyrtari lokal ukrainas thotë se zjarri ka shpërthyer në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia

Një zjarr ka shpërthyer në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia sipas Dmytro Orlov, kryebashkiaku i qytetit të afërt të Energodar. “Kërcënim për sigurinë botërore!!! Si pasojë e granatimeve të pamëshirshme nga armiku i ndërtesave dhe blloqeve të centralit bërthamor më të madh në Evropë, centrali bërthamor i Zaporizhzhisë është në flakë!!!” Orlov postoi në Facebook raporton “CNN”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!