Ukraina ka hyrë sot në ditën e 15-të të luftës me Rusinë. Deri më tani përparimi Rus drejt Kievit është ngadalësuar ndjeshëm nga ukrainasit të cilët po tregojnë një rezistencë të pashembullt ndaj pushtuesve. Një spital fëmijësh dhe një maternitet janë shkatërruar në një sulm ajror rus në një spital në qytetin jugor të Mariupolit, ndërkohë gjatë një deklaratë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka quajtur sulmin ndaj objektit një “krim lufte”.
Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se nuk do të marrë më pjesë në Këshillin e Europës, organizatën kryesore të të drejtave të njeriut, e themeluar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ministri britanik i Forcave të Armatosura, James Happeu, ka thënë se NATO mund të ndërhyjë në Ukrainë nëse Rusia përdor armë kimike.
Gjithashtu ka përfunduar takimi mes ministrave të jashtëm rus dhe ukrainas. Në një konferencë për mediat, Kuleba tha se Rusia do të vazhdojë agresionin derisa Ukraina të përmbushë kërkesat e vendosura.
Lavrov akuzoi Perëndimin se po “vepron në mënyrë të rrezikshme” duke furnizuar me armë Ukrainën, ndërsa shtoi se kjo përbën shkelje të “të gjitha të ashtuquajturave parime dhe vlera të tyre”.
Abcnews.al ju sjell zhvillimet në ditën e 15-të luftës:
22:45-Johnson ngre në piedestal Zelenskyn: Një nga liderët më të jashtëzakonshëm
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy është vlerësuar maksimalisht nga kryeministri britanil Boris Johnson.
Ky i fundit në një intervistë për Sky e quajti presidentin ukrainas Volodymr Zelenskyy si “një nga udhëheqësit më të jashtëzakonshëm të kohëve të fundit”.
Johnson shtoi: “Mënyra se si ai ka mbledhur popullin e tij, të gjithë botën – për kauzën e Ukrainës, na ka bërë të gjithë të veshim flamuj të verdhë dhe blu. Na ka mobilizuar të gjithëve në anën e tij”.
22:10-SHBA: Ushtria ruse ka rrethuar shumicën e qyteteve në Ukrainë
Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se forcat ruse kanë rrethuar shumicën e qytete ukrainase. Zëdhënësi i DASH, Ned Price tha se sulmet ruse kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë.
Megjithatë DASH nuk specifikoi se cilat qytet ukrainase janë aktualisht të rrethuara. Price akuzoi qeverinë ruse për sulmet e bëra.
Ai shtoi se sulmet ruse në qytetet e Ukrainës i kanë lënë banorët pa ujë, energji elektrike, ushqime dhe ilaçe.
22:04-Zelensky premton popullin ukrainas: Pas luftës do rindërtojmë gjithçka që është shkatërruar
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ka porositur qeverinë të krijojë një program të posaçëm shtetëror kushtuar rindërtimit të çdo qyteti ukrainas të ndikuar nga pushtimi rus.
“Pas luftës, pas fitores sonë, ne do të rindërtojmë gjithçka që është shkatërruar. Shumë shpejt dhe me një cilësi shumë të lartë,” tha Zelensky në një deklaratë të enjten.
“Një program i veçantë shtetëror për rindërtim do të krijohet për çdo qytet të prekur. Tashmë e kam udhëzuar qeverinë që të fillojë përpunimin”.
Zelensky vazhdoi duke premtuar personalisht se programi do të jetë i përhapur dhe cilësor.
21:54-Presidentja e KE: Duhet të heqim dorë nga karburantet ruse deri në vitin 2027
BE-ja duhet të ndalojë përdorimin e karburanteve ruse brenda pesë viteve, tha presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen në një samit të liderëve të bllokut. “Ne jemi shumë të varur nga karburantet fosile ruse,” shkruan ajo në Twitter, ndërsa liderët e BE-së u takuan në Versajë për të diskutuar këtë çështje.
Von der Leyen thotë se do të propozojë një plan në mesin e majit për të “shkarkuar” naftën, gazin dhe qymyrin rus deri në vitin 2027.
Abcnews.al ju sjell zhvillimet më të fundit të luftës Rusi-Ukrainë
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq paralajmëron se furnizimet me ushqim dhe ujë në Mariupolin e rrethuar janë duke u pakësuar.
21:35-Rusët sulmojnë qendrën kërkimorë me reaktorë bërthamore në Ukrainë, frikë nga rrezatimi
Një tjetër sulm rus në Ukrainë. Një zjarr i madh ka shpërthyer në një qendër kërkimore shkencore në Ukrainë, duke shkaktuar frikë nga ekspozimi ndaj rrezatimit të substancave radioaktive.
Mirror raporton se rusët kanë pasur në shënjestër Institutin e Fizikës dhe Teknologjisë në qytetin e Kharkiv.
Video nga vendi i ngjarjes tregon flakët e mëdha. Msëohet se bombardimi rus ndodhi rreth orës 20:20 me orën lokale, sipas dëshmitarëve.
21:31-Ambasadorja amerikane akuzon Rusinë për krime lufte: Shoh fëmijë që qajnë, gra shtatzëna mes gjakut
Ambasadorja e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara është shprehur se veprimet e Rusisë kundër popullit ukrainas janë krime lufte.
“Ato përbëjnë krime lufte, janë sulme ndaj civilëve që nuk mund të justifikohen nga askush në asnjë mënyrë”, tha ambasadorja, Thomas Greenfield në një intervistë për BBC.
Ajo tha se Kombet e Bashkuara po punojnë për komunitetin ndërkombëtar për të dokumentuar krimet e luftës që Rusia po kryen kundër popullit ukrainas.
21:00-Scholz: Nuk do të ketë një procedurë të shpejtë për anëtarësimin e Ukrainës në BE
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të enjten se ai kundërshton një procedurë të shpejtë për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.
“Është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë të ndjekim gjërat që kemi vendosur në të kaluarën,” u tha Scholz gazetarëve të enjten përpara një samiti të BE-së në Versajë, Francë.
Scholz iu referua marrëveshjes së asociimit që BE dhe Ukraina arritën në vitin 2017 që synon thellimin e lidhjeve politike dhe ekonomike. “Ky është kursi që duhet të ndjekim,” tha Scholz.
20:52-Mesazhi prekës i ish-presidentit ukrainas: Nuk jemi Rusi, luftojmë për të ardhmen, për lirinë tonë
Ish-presidenti ukrainas Leonid Kuchma, i cili udhëhoqi vendin nga 1994-2005, publikoi të enjten një thirrje drejtuar popullit ukrainas.
Apeli u publikua në faqen zyrtare në Facebook të sekretares së shtypit të Kuchma, Darka Olifer.
20:39-Rusia zotohet do të mbajë armëpushime çdo ditë
Rusia thotë se do të mbajë armëpushime çdo ditë, shkruan Skynews.
Ministria ruse e mbrojtjes ka pohuar se do të hapë korridoret humanitare në orën 10 të mëngjesit me orën e Moskës (07:00 GMT) çdo ditë, sipas agjencisë së lajmeve Interfax. Korridoret do të lejojnë që civilët ukrainas në qytetet e rrethuara të largohen nga zona e luftës.
Nuk është ende e qartë se në cilën zonë propozon Rusia që të ndodhnin këto armëpushime.
20:35-“Këtu i pret makthi”, ukrainasit përgatisin 10 mijë koktej molotov: Gati t’ua hedhim rusëve
Ukrainasit janë të përgatitur në çmo mënyrë për t’i bërë ballë agresionit rus, duke nisur nga lufta në format e deri tek ajo guerrile.
Banorët e qytetit Ivano-Frankivsk kanë përgatitur mbi 10 mijë kokteje molotov, për të cilat thonë se do t’i përdorin në rastin më të para sapo të shfaqen ushtarët rusë.
Ndërkohë që vetë banorët gjithashtu kanë ngritur barrikada me thasë me rërë dhe kanë vendosur mitraloza në çdo rrugë për tu përleshur me rusët, ndërsa thonë se pushtuesit në qytetin e tyre do të përjetojnë makthin më të madh.
21:21-400 mijë ukrainas të evakuuar nga qytetet me bombardimet më të shumta nga rusët
Qindra mijëra njerëz janë evakuuar nga qytetet ukrainase që janë shënjestruar më së shumti nga ushtria ruse, sipas ministrit të brendshëm të vendit.
Denys Monastyrsky tha se këta njerëz janë larguar kryesisht nga zonat aktive luftarake.
Megjithatë, armëpushimet e rëna dakord kanë dështur në disa zona, me mijëra njerëz në pamundësi të largohen nga Mariupol, ndërsa bombardimet e rënda vazhduan.
19:28-Zbardhet telefonata Biden-Erdogan: Mbështetje të fortë për Ukrainën
Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan dhe ai i SHBA-ve Joe Biden kanë zhvilluar një bisedë telefonike ditën e enjte, ku në fokus ka qenë lufta në Ukrainë.
Ata diskutuan “shqetësimin e tyre të përbashkët për pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë në Ukrainë”, thuhet në deklaratën e dal nga Shtëpia e Bardhë.
“Ata riafirmuan mbështetjen e tyre të fortë për qeverinë dhe popullin e Ukrainës, nënvizuan nevojën për një ndërprerje të menjëhershme të agresionit rus dhe mirëpritën përgjigjen e koordinuar ndërkombëtare ndaj krizës. Presidenti Biden shprehu vlerësimin për përpjekjet e Turqisë për të mbështetur një zgjidhje diplomatike të konfliktit, si dhe për angazhimet e fundit të Turqisë me liderët rajonalë që ndihmojnë në promovimin e paqes dhe stabilitetit”, thuhet në deklaratë.
19:17-Kryeministri britanik ka frikë se Putin do të përdorë armë kimike në Ukrainë
Kryeministri britanik ka frikë se presidenti rus, Vladimir Putin, mund të përdorë armët kimike në Ukrainë.
Në një intervistë në Skynews, Johnson tha se e vetmja mënyrë që të përfundojë lufta në Ukrainë është vetëm nëse Putin kupton se ka bërë një gabim katastrofik.
18:40-Putin kërcënon kompanitë e huaja: Nëse tërhiqeni nga Rusia do ju sekuestrojmë asetet
Presidenti rus, Vladimir tha se qeveria ruse mund të marrë asetet e kompanive të huaja që largohen nga Rusia.
Nëpërmjet një fjalimi televiziv, Putin tha se mund të t’i dorëzojë asete e kompanive të huaja që largohen nga vendi, ndërmarrjeve që janë të gatshme të punojnë në Rusi, shkruan BBC.
“Ne do të gjejmë një mënyrë ligjore për ta bërë këtë,” tha Putin.
18:29- Drejtori i CIA-s: Presidenti kinez “i shqetësuar” nga pushtimi rus në Ukrainë
Presidenti kinez Xi Jinping është “i shqetësuar” nga pushtimi rus i Ukrainës pjesërisht sepse “inteligjenca e tij nuk duket se i ka thënë se çfarë do të ndodhte”, tha drejtori i CIA-s Bill Burns para Komitetit të Inteligjencës të Senatit të SHBA të enjten. “Udhëheqja kineze është gjithashtu e shqetësuar për shkak të “dëmtimit të reputacionit që Kina pëson nga shoqërimi me shëmtinë e agresionit të Rusisë në Ukrainë” dhe “pasojat ekonomike në një kohë kur ritmet e rritjes në Kinë janë më të ulëta se sa kanë qenë në 30 vjet”, sipas Burns.rong
17:45-Poroshenko nga lufta i çon porosi Putinit: Do të ulesh në bankën e Millosheviqit në Hagë
Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i cili ndodhet në Kyiv, ka folur live për televizionin N1, kanalin që shërben si filial i CNN në Beograd, Sarajevë e Zagreb.
Duke folur për Vladimir Putinin, Poroshenko pati një porosi për presidentin rus të lidhur me fundin e Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Sipas tij, Putini do të përfundojë në Hagë, sikurse Millosheviqi.
“Unë nuk shoh rrugëdalje tjetër nga kriza. Mesazhi im personal për Putinin është: Studioni me kujdes rastin e Millosheviqit sepse do të uleni në të njëjtën bankë”, tha ai.
17:16-Ambasadorja e OKB: Nevoja për ushqim, ujë dhe veshje është emergjente
Situata në Ukrainë është e tmerrshme, pasi nevoja për ushqim, ujë dhe veshje tashmë është më e madhe se kurrë.
Ambasadorja për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së. Christina Katrakis, thotë se ukrainasit kanë nevoja urgjente për ushqime, ujë dhe veshje, por dhe ushtarët për armatim pasi situata është në gjendje kritike.
16:20-Putin dhe Lukashenko takohen të premten në Moskë, zbardhet tema e bisedës
Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet të premten në Moskë me liderin bjellorus Alexander Lukashenko, raporton agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve Belta.
Sipas Belta, Lukashenko dhe Putin do të diskutojnë çështje aktuale të marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimin e bashkëpunimit të Shtetit Union të Rusisë dhe Bjellorusisë, bashkëpunimin ekonomik nën presionin e sanksioneve, si dhe situatën në rajon dhe Ukrainë.
15:59-Takimi me Harris, presidenti polak flet për transferimin e avionëve luftarakë sovjetikë në Ukrainë
Zëvendës presidentja e SHBA-ve Kamala Harris ndodhet sot në Poloni, ku ka biseduar me presidentin Andrzej Duda.
Pas takimit, në një konferencë për shtyp, Duda u pyet nëse Polonia veproi në mënyrë të njëanshme kur propozoi transferim të avionëve luftarakë të epokës sovjetike në Ukrainë, me kërkesën që Shtetet e Bashkuara të lehtësojnë transferimin.
Ai iu shmang pyetjes duke thënë: Ajo situatë është ekstremisht e nderlikuar. Ne duhet të jemi anëtarë të përgjegjshëm të aleancës së Atlantikut të Veriut, prandaj ka pasur kërkesa drejtuar nesh. Këto kërkesa na janë drejtuar nga pala ukrainase si dhe deri diku nga mediat. Ne u sollëm ashtu siç duhet të sillet një anëtar i besueshëm i NATO-s.”
15:25-Fotot që tregojnë gjithçka: Avancimi rus është ndalur, por shkatërrimet janë të mëdha
Ukraina ka hyrë sot në ditën e 15-të të luftës me Rusinë. Deri më tani përparimi rus drejt Kievit është ngadalësuar ndjeshëm nga ukrainasit të cilët po tregojnë një rezistencë të pashembullt ndaj pushtuesve. Por dëmet që ka shkaktuar kjo luftë janë katastrofike.
Forcat ruse kanë goditur një numër ndërtesash civile në qytetin juglindor të Mariupol. Imazhet satelitore të përhapura gjerësisht në mediat sociale tregojnë dëmet, në zonat e banuara, qendrat tregtare dhe fushat bujqësore përreth.
15:01-Parlamenti lituanez i bën thirrje BE-së t’i japë Ukrainës statusin e kandidatit
Parlamenti lituanez voton për gatishmërinë për të mbështetur fuqishëm Ukrainën në rrugën e anëtarësimit në BE.
Parlamenti i Lituanisë votoi njëzëri në favor të një rezolute që i bën thirrje BE-së t’i japë Ukrainës menjëherë statusin e kandidatit dhe të fillojë procesin e negociatave të anëtarësimit.
Rezoluta vë në dukje se Ukraina ka filluar tashmë lëvizjen drejt anëtarësimit më shumë se 10 vjet më parë, për 5 vitet e fundit ajo ka forcuar lidhjet me Bashkimin Evropian falë Marrëveshjes së Asociimit dhe dhënia e statusit të kandidatit për Ukrainën tani do të mbështesë ukrainasit.
14:58-100 miliardë dollarë dëme në Ukrainë që nga nisja e pushtimit rus
Ukraina ka hyrë sot në ditën e 15-të të luftës me Rusinë. Deri më tani përparimi rus drejt Kievit është ngadalësuar ndjeshëm nga ukrainasit të cilët po tregojnë një rezistencë të pashembullt ndaj pushtuesve, shkruan skynews
Por dëmet që ka shkaktuar kjo luftë janë katastrofike. Sipas këshilltarit kryesor ekonomik të Ukrainës, Oleg Utensko, vlera e infrastrukturës dhe pronave të shkatërruara nga sulmet ruse gjatë këtyre 15 ditëve shkon në 100 miliardë dollarë.
14:29- Kamala Harris, me “shpatë” kundër Rusisë: Mbrojmë çdo centimetër të aleatëve tanë
Zëvendës presidentja e SHBA Kamala Harris ndodhet në Poloni, ku ka biseduar me presidentin Andrzej Duda.
Në një konferencë për shtyp, ajo tha se SHBA-ja është e përgatitur të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Ajo shtoi se “angazhimi i saj ndaj nenit 5 është i hekurt”. Sipas këtij neni, parimi është që një sulm ndaj një anëtari të NATO-s është sulm ndaj të gjithë anëtarëve.
13:46- Kina refuzon Rusinë, Putini kthen sytë nga Erdogani: Vendimi i fundit shtang Moskën
Rusia po përballet me problem furnizimi për pjesë avionësh edhe nga aleati i saj i madh, Kina pas sanksioneve të vendosura prej Perëndimit teksa Putini ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës prej dy javësh.
Agjencitë e lajmeve ruse sipas Reuters raportojnë se një zyrtar i Autoritetit të Aviacionit të Rusisë teksa thotë se nuk kanë mundur të furnizohen nga Kina me pjesët e këmbimit të kërkuara.
Sektori i aviacionit të Rusisë është duke u dëmtuar nga sanksionet ndërsa ministria e Jashtme paralajmëroi këtë javë se siguria e fluturimeve ishte në rrezik.
13:34-“Po mbrojmë shtetin në ditën e 15”, Zelensky: Falë mbrojtjes tonë ne nuk u bëmë skllevër
Në një deklaratë të bërë ditën e sotme, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është shprehur se falë mbrojtjes së treguar, ai dhe populli i tij nuk u bënë skllevër.
“Ne po mbrojmë shtetin tonë për të 15-tën ditë. Jemi treguar këmbëngulës. Ushtria ukrainase ka zmbrapsur sulmet në zonat kryesore. Falë ushtrisë sonë, Gardës Kombëtare, rojeve kufitare, policisë dhe të gjithë atyre që iu bashkuan mbrojtjes, ne nuk u bëmë skllevër. Dhe këtë nuk do ta bëjmë kurrë. Sepse ky është shpirti ynë, ky është fati ynë”.
Po ashtu, ai bëri të ditur se ka nënshkruar një ligj për konfiskimin me forcë të pronës së të gjithë rusëve në Ukrainë.
3:27-VIDEO/ “Uauu Bayraktar..!”, momenti kur droni turk shkatërron sistemin anti-ajror të rusëve
Ukrainasit janë duke bërë një luftë më të mirë se rusët online duke shpërndarë vazhdimisht pamje nga betejat që janë duke u zhvilluar në qytete të ndryshme të vendit.
#Ukraine: More recent footage from the eyes of the Bayraktar TB2 drone in the hands of the Ukrainian military; another 9K317 Buk-M2 TELAR completely destroyed. pic.twitter.com/y2uUGKil99
— ?? Ukraine Weapons Tracker (@UAWeapons) March 10, 2022
Së fundmi, ukrainasit kanë publikuar pamjet nga momenti kur një dron turk godet një sistem anti-ajror të lëvizshëm të rusëve, BUK. Ky i fundit duket se ka lëshuar dy nga raketat e tij dhe dy të tjera janë ende në gatishmëri, por gjatë sulmit nga droni ato shpërthejnë duke shkatërruar tërësisht edhe mjetin.
13:03-Çfarë janë “bombat budallaqe”, me të cilat Putini po mbjell vdekjen në Ukrainë
Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane i tha Reuters të mërkurën se Pentagoni beson se Rusia po përdor municione të jointeligjente gjatë bombardimeve në Ukrainë duke vrarë një numër të madh civilësh dhe shkatërruar infrastrukturën atje.
Të njohura ndryshe edhe si “bombat budallaqe” në qarqet ushtarake, për shkak se nuk janë të orientuara përmes GPS apo sistemeve të tjera të ngjashme, këto bomba hidhen nga avionë në lartësi të madhe dhe gjasat që të arrijnë objektivin i kanë të vogla duke shkaktaur ndërkohë dëme në civilë dhe infrastrukturën e qyteteve. Rasti më i fundit ishte bombardimi i një materniteti në Marioupol.
Këto bomba konsiderohen nga ushtarakët si “vazo çeliku të mbushura me tritol”, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me luftën moderne, ku shtetet perëndimore përdorin zakonisht bomba të orientuara që godasin vetëm objektivin dhe nuk shkatërrojnë qytete.
Uashingtoni ka parë “dëme në rritje në infrastrukturën civile dhe viktima civile në Ukrainë”, tha zyrtari amerikan, duke vënë në dukje megjithatë se është e paqartë nëse përdorimi i këtyyre bombave ishte për shkak të dëmtimit të aftësive të ushtrisë ruse për precizion apo nëse ishte vërtet i qëllimshëm.
Amnesty International i vërtetoi pretendimet e Pentagonit me raportin e vet të së mërkurës, i cili theksoi përdorimin e bombave të padrejtuara në një sulm ajror rus më 3 mars që vrau 47 civilë në qytetin ukrainas të Chernihiv.
“Sulmi ajror që goditi rrugët e Chernihiv ishte i tmerrshëm dhe i pamëshirshëm duke mos bërë dallim ndaj njerëzve teksa ata bënin punët e tyre të përditshme në shtëpitë, rrugët dhe dyqanet e tyre,” tha Joanne Mariner, Drejtoresha për reagimin ndaj krizave të Amnesty.
Përdorimi i bombave të padrejtuara do t’i jepte një dorë pretendimeve se Rusia nuk është e shqetësuar për viktimat civile. Të mërkurën, një sulm ajror rus goditi repartin e fëmijëve të një materniteti në atë që ishte sulmi më i fundit në infrastrukturën civile.
Ndër zonat civile që kanë goditur sulmet ruse përfshijnë ndërtesa banimi, rrugë evakuimi, madje edhe një kullë antenash pranë Memorialit të Holokaustit Babyn-Yar, i cili u dëmtua si rezultat i këtyre bombave.
12:44-“Do të jeni përgjegjës për krimet”, BE dënon eksportin e armëve nga Serbia në Mianmar
Parlamenti Evropian pasi ka kaluar një vit nga grushti i shtetit në Mianmar ka përgatitur një Rezolutë për atë vend që dënonte ndryshimin e dhunshëm të qeverisë, shkeljet e të drejtave të njeriut, arrestimet politike dhe mbytjen e demokracisë.
Rezoluta e PE-së, pritet që të diskutohet nesër nga eurodeputetët, ku propozohet se Serbia, së bashku me Rusinë dhe Kinën eksportonin armë në atë vend aziatik. Parlamenti evropian përmes kësaj rezolute thuhet se ka dënimin e tij për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe sulmet sistematike dhe të përhapura ndaj popullatës Rohingya në Mianmar.
Përveç kësaj, PE kritikon faktin se shumica e figurave ushtarake, të cilët mbikëqyrën sulmet, mbetën në pozitat e tyre dhe faktin që qeveria në Mianmar refuzoi të bashkëpunonte me mekanizmat e OKB-së.
“PE dënon fuqishëm furnizimin me armë dhe pajisje ushtarake për Tatmadau [ushtria e Mianmarit] nga Kina, Rusia dhe Serbia. Theksojmë se shtetet si Kina, Rusia dhe Serbia, të cilat furnizojnë me armë juntën e Mianmarit, janë drejtpërdrejt përgjegjës për krimet e kryera me këto armë”, thuhet në tekst.
Ndër të tjera në kërë dokument thuhet se Parlamenti Evropian shpreh keqardhjen që Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk e diskutoi projekt-rezolutën për Mianmarin dhe u bën thirrje vendeve anëtare të rrisin presionin ndaj Këshillit të Sigurimit të OKB-së në mënyrë që të arrihet uniteti në miratimin e sanksioneve, të cilat do të përfshijnë ndalimin e udhëtimit dhe ngrirja e pronave të udhëheqjes së juntës dhe përfaqësuesve ushtarakë, si dhe futja e një embargoje gjithëpërfshirëse globale të armëve ndaj Mianmarit.
Sipas Rezolutës një gjë e tillë nënkuptonte pezullimin e çdo dërgese, shitjeje ose transferimi të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të armëve dhe sendeve me përdorim të dyfishtë, municionit dhe pajisjeve të tjera ushtarake dhe të sigurisë.
Në dokument, PE u bëri thirrje vendeve anëtare dhe vendeve të asociuara të mbështesin embargon për prokurimin, shitjen dhe transferimin e drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, duke përfshirë tranzitin, dërgimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve të tjera, dhe theksoi nevojën për hetim të mëtejshëm nga Gjykata Ndërkombëtare për krime.
12:31– Putin bisedë telefonike me Macron dhe Scholz për luftën në Ukrainë
Presidenti rus Vladimir Putin ka diskutuar sërish situatën në Ukrainë sot me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz përmes telefonit. Lajmin e bën të ditur Kremlini. Një zyrtar i qeverisë gjermane konfirmoi gjithashtu diskutimet, duke thënë se Scholz dhe Macron i bënë thirrje Putinit që të zbatojë menjëherë një armëpushim.
12:22- Sanksionet perëndimore, Lavrov: Do t’ia dalim, kemi përballuar edhe më shumë
Pas përfundimit të takimit me ministrin e jashtëm ukrainas, Lavrov tha se presidenti Putin po merr masat e duhura për sa i përket ekonomisë së vendit, shkruan BBC
“Ne do të përballojmë të gjitha sanksionet, ne kemi përballuar më shumë vështirësi gjatë gjithë historisë të vendit tonë,” u shpreh Lavrov gjatë konferencës për shtyp.
Ai tha se Rusia do të dalë nga kriza me një psikologji dhe ndërgjegje më të qetë.
“Ju siguroj se do t’ia dalim dhe do të bëjmë gjithçka për të mos u mbështetur kurrë te Perëndimi.”
Lavrov përmendi faktin se Ukraina po shndërrohej në një vend anti-rus dhe një eksperiment pro-perëndimor.
12:18- VIDEO/ Lavrov, shumë nervoz gjatë konferencës për shtyp: Shikoni veprimet e tij
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov është dukur tejet nervoz në konferencën për shtyp pas takimit me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba. Lavrov tha se “operacioni special”, siç e quan Rusia pushtimin e Ukrainës, po shkon sipas planit, ndërsa e quajti veprim i rrezikshëm furnizimin e Ukrainës me armë.
Lavrov visibly nervous at the press conference pic.twitter.com/W5uBJUbrDE
— NEXTA (@nexta_tv) March 10, 2022
Vendet individuale të NATO-s duhet të bëjnë gjithçka që munden për të mbështetur forcat ukrainase në fushën e betejës, thotë gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark.
Për mundësinë e vendosjes së zonës së ndalim-fluturimit mbi Ukrainë, Clark thotë se NATO-ja duhet të mbetet brenda kufijve të saj.
“Nëse cilësohet si kriminel lufte, vendet e tjera nuk mund të merren me të, institucionet financiare nuk mund të merren me të dhe ai do të përfundojë si [ish-presidenti serb, Sllobodan] Millosheviq në gjyq, në Hagë”, thotë Clark.
Lexo KËTU të gjithë lajmin
12:08- Një ndër më të mirët në botë, snajperisti kanadez shkon në Ukrainë: Do ta mposhtim Putinin
Një snajperist kanadez i është bashkuar forcave të Ukrainës, duke iu përgjigjur thirrjes së presidentit Volodymyr Zelenksky për të luftuar kundër agresionit rus, shkruan The Independent
Snajperisti i identifikuar si “Wali” hyri në Ukrainë nga Polonia me një grup veteranësh britanikë dhe kanadezë gjatë javës së kaluar duke u strehuar në një shtëpi për t’u bashkuar me forcat e Ukrainës.
Wali ka luftuar në Afganistan midis 2009 dhe 2011 dhe në Irak me forcat kurde në 2015 kundër ISIS. Sipas ministrit të Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, më shumë se 20,000 persona nga 52 vende kanë dalë vullnetarë për të luftuar kundër forcave ruse pas thirrjes së Presidentit Zelenksy.
“Së bashku ne mundëm Hitlerin dhe do ta mposhtim edhe Putinin”, tha ai.
“Unë dua t’i ndihmoj sepse ukrainasit duhet të gëzojnë lirinë e tyre. Është kaq e thjeshtë,” tha Wali.
12:06- Ministri francez: Me shumë gjasa Ukraina do t’i bashkohet BE-së
Ministri francez për Çështje Evropiane Clement Beaune ka deklaruar sot se Ukraina, mes vendeve të tjera të Evropës Lindore, “ndoshta” do t’i bashkohet Bashkimit Evropian “pas disa vitesh”.
“Është bindja ime e thellë se do të ketë një Bashkimi Evropian i cili do të jetë pas disa vitesh, nuk e di kur, pas disa vitesh, ndoshta do të shtrihet në Ukrainë, në Moldavi, në Gjeorgji, ndoshta në vende të tjera.”
Beaune foli për transmetuesin francez France Inter, përpara një takimi të liderëve të BE-së sot në Versajë. Po ashtu, ai iu bashkua zërave që dënojnë globalisht atë që bëri Rusia në një maternitet ukrainas, duke shtuar se sulmet kundër civilëve po intensifikoheshin.
Takimi mes ministrave të Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë ka përfunduar pa asnjë rezultat në Antalia, ndërkohë që lufta vazhdon intensive në terren me rusët që po bombardojnë civilët në disa qytete dhe ukrainasit që po shkatërrojnë autokolona të tëra tankesh pushtuese.
Commercial UAV footage released by the Ukrainian Army showing them engaging and routing a large Russian armoured convoy attempting to push towards Brovary, yesterday.???
Russian armour continues to fare incredibly poorly against Ukrainian ATGMs… pic.twitter.com/BrKU45UX5w
— Jimmy (@JimmySecUK) March 10, 2022
Sëfundmi, në mediat ukrainase po qarkullojnë pamjet e filmuara nga një dron pranë Kievit ku autokolona me tanke ruse goditet nga ukrainasit duke shkatërruar një pjesë të mirë të tyrë. Fillimisht, ukrainasit godasin takun e parë të autokolonës dhe tankun e fundit duke bllokuar për disa minuta lëvizjen e mjeve të blinduara.
Gjatë kësaj periudhe ata godasin edhe disa tanke të tjerë duke i shkatërruar. Rusët mundet të lërgohen prej aty vetëm pasi kanë lënë shumë ushtarë të vdekur dhe një numër të konsiderueshëm tankesh të shkatërruar.
11:22- Raporti i agjentit sekret rus: Lufta një katastrofë, Putini do të përfundojë si Hitleri
Një analist i FSB-së, shërbimit sekret rus, shkruan në një raport mbi dyshimet e tij për pushtimin e Ukrainës të urdhëruar nga presidenti Vladimir Putin. Ky dokument është shfaqja e parë e kritikës nga brenda, duke dëshmuar më tej se Rusia nuk është një regjim monolit, dhe se aty ekzistojnë në fakt pozicione komplekse, si dhe një ndarje midis hierarkive dhe organeve të sigurisë.
Sidomos shërbimet sekrete ruse dhe Ministria e Jashtme, nuk ishin shumë të bindura për sulmin, ndryshe nga Ministria e Mbrojtjes e cila mbante pozicione më agresive. Kjo gjë ka ndodhur edhe për raste të tjera, si për shembull në Libi ku ushtria ruse ushtroi presion që të jepte mbështetje për milicët në Bengazi, ndërsa diplomatët mbajtën një linjë më dialoguese ndaj qeverisë së njohur nga OKB-ja, të cilën rebelë donin që ta rrëzonin.
Raporti thekson se numri i humbjeve ruse që ka qarkulluar në media së fundi, mbi 10 mijë trupa, është i besueshëm. Po ashtu agjenti i FSB thotë se Moska “vepron në mënyrë intuitive” dhe “mbi bazën e emocioneve”, me “shpresën se mund të ndodhë papritur diçka për ne”.
Lexo KËTU të gjithë artikullin
11:20- Lufta vazhdon, dështon takimi Kuleba-Lavrov
Ka përfunduar takimi i ministrave të jashtëm Rusi-Ukrainë. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u takua me homologun e tij ukrainas Dmitry Kuleba në Antalia për rreth dy orë në prani të ministrit të Jashtëm turk Mevlüt Çavuşololulu. Megjithatë, duket se ky takim dështoi, pasi lufta do të vijojë.
Në një konferencë për mediat, Kuleba tha se Rusia do të vazhdojë agresionin derisa Ukraina të përmbushë kërkesat e vendosura. Megjithatë, ministri i Jashtëm ukrainas tha se është gati të takohet sërish me homologun e tij rus Sergei Lavrov nëse ka perspektiva për një “diskutim thelbësor”.
Nga ana tjetër, i pyetur se si po zhvillohet lufta nga perspektiva e Rusisë, Lavrov përmes një përkthyesi u shpreh se bëhet fjalë për një “operacion special”. Ai akuzoi Perëndimin se po “vepron në mënyrë të rrezikshme” duke furnizuar me armë Ukrainën, ndërsa shtoi se kjo përbën shkelje të “të gjitha të ashtuquajturave parime dhe vlera të tyre”.
Ndërsa, i pyetur nëse Rusia ka ndonjë plan për të sulmuar vendet e tjera, Lavrov tha ata nuk po sulmojnë dhe përsëriti qëndrimin se Rusia se nuk e ka sulmuar Ukrainën.
11:08– Harris: Rusia do të paguajë një çmim shumë të lartë për pushtimin e Ukrainës
Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, tha se do të diskutojë me Poloninë, disa pika që do ta detyrojnë Rusinë të paguajë një çmim shumë të lartë për pushtimin e Ukrainës, shkruan The Guardian
I am en route to Warsaw, Poland and later this week to Bucharest, Romania. This trip comes at an important moment as the United States continues to demonstrate unity with our NATO Allies and provide support to the people of Ukraine in response to Putin’s invasion of Ukraine.
— Vice President Kamala Harris (@VP) March 9, 2022
11:07- Çfarë do të ndodhë me luftën? Dalin detajet nga takimi Rusi-Ukrainë në Turqi
Një takim i drejtpërdrejtë midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky, është diskutuar në tavolinën ku u ulën Rusia dhe Ukraina në Antalia të Turqisë, sipas Dmitry Peshkov.
Sipas zëdhënësit të Kremlinit, në bisedimet e gjata në Antalia mes ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologut të tij ukrainas Dmitry Kuleba në prani të ministrit të Jashtëm turk Mevlüt , Çavuşoλουlu u tha se “Kiev vazhdimisht kërkon bisedime të drejtpërdrejta mes Putinit dhe Zelenskit, tani kjo çështje po diskutohet nga ministrat e jashtëm”, tha Peshkov.
Gjatë konferencës së tij ai iu referua edhe shpërthimit tronditës me bombë në spitalin e Mariupolit. Dje, tre persona, duke përfshirë një vajzë të vogël, u vranë dhe të paktën 17 persona u plagosën nga bombardimet ruse të një materniteti.
Lexo KËTU të gjithë lajmin
11:05- Bota sytë nga Antalia, deklaratat e para që dhanë ministrat e jashtëm ukrainas dhe rus
Sytë e botës janë sot në Antalia ku po mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës Pas takimit, dy ministrat Lavrov dhe Kuleba janë duke mbajtur një konferencë për mediat.
Në fjalimin e tij në konferencën për shtyp, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba tha: “Për herë të parë, takohen Ministrat e Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Ukrainës. Ishte një takim i lehtë dhe i vështirë. Ishte i lehtë sepse Lavrov mbeti konstant në mendimet e tij tradicionale për Ukrainën. Ishte e vështirë sepse bëra më të mirën”.
Kurse, Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë u shpreh se diskutoi me homologun çështje humanitare duke përfshirë atë që po bëhet për të mbrojtur civilët. Lavrov akuzoi gjithashtu “nacionalistët” ukrainas për përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore.
Ministri rus tha gjithashtu se korridoret humanitare në Ukrainë janë diskutuar, duke shtuar se ato rrugë janë duke u përcaktuar nga ekipe nga secili vend. Furnizimi me ushqime dhe stabiliteti i çmimeve në Evropë ishte gjithashtu në agjendë, u tha ai gazetarëve.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga BBC nëse do të ishte i mundur një armëpushim, Lavrov tha se “operacioni special ushtarak” do të vazhdojë dhe se Vladimir Putin thotë se strategjia e tij do të planifikohet.
Lavrov tha gjithashtu se duke i ofruar ndihmë Ukrainës, Perëndimi “po sillet në mënyrë të rrezikshme”.
10:59- Britania e Madhe kërcënon Rusinë: Përdorimi i armëve kimike fut NATO-n në Ukrainë
Ministri britanik i Forcave të Armatosura, James Happeu, ka thënë se NATO mund të ndërhyjë në Ukrainë nëse Rusia përdor armë kimike. Kështu e ka cituar redaktori i politikës në gazetën “The Times”, Steven Swinford, në një postim në twitter.
Breaking:
James Heappey warns Nato could intervene in Ukraine if Russia uses chemical weapons
‘Putin needs to be clear that when other countries have used chemical weapons it has caused an international response
‘The use of chemical weapons is the most despicable thing’
— Steven Swinford (@Steven_Swinford) March 10, 2022
10:46- FOTO/ Pamjet tragjike nga Mariupol pas bombardimit të spitalit të fëmijëve
Një maternitet dhe spital për fëmijë në Mariupol është bombarduar mbrëmë nga forcat ruse, duke shkaktuar të paktën 3 persona, përfshirë një fëmijë, sipas skynews
WARNING: GRAPHIC CONTENT – Ukraine accused Russia of bombing a children’s hospital in the besieged city of Mariupol https://t.co/uOWQGmeQEy pic.twitter.com/NqE7EuqoHY
— Reuters (@Reuters) March 10, 2022
10:44- Britania e Madhe ngrin asetet e shtatë biznesmenëve rusë
Britania e Madhe ka ngrirë asetet e shtatë biznesmenëve rusë, duke përfshirë Roman Abramovich, Igor Sechin, Oleg Deripaska dhe Dmitri Lebedev pasi ata u shtuan në listën e sanksioneve pas pushtimit të Ukrainës.
Abramovich është pronar i Chelsea Football Club, Deripaska ka aksione në En+ Group, Sechin është shefi ekzekutiv i Rosneft dhe Lebedev është kryetar i bordit të drejtorëve të Bank Rossiya.
“Nuk mund të ketë strehë të sigurt për ata që kanë mbështetur sulmin e egër të Putinit ndaj Ukrainës”, tha kryeministri britanik, Boris Johnson.
10:33- Lufta, më shumë se 2.3 milionë ukrainas janë larguar deri më tani
Më shumë se 2.3 milionë ukrainas janë larguar që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, në atë që Kombet e Bashkuara e kanë quajtur krizën më të shpejtë të refugjatëve në Europë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, shkruan skynews
Shifrat e publikuara sot nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) tregojnë se deri më tani 2.3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në vendet fqinje europiane pas ofensivës ushtarake të urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin.
More people are being displaced by the war in #Ukraine. As of today:
? Over 2.3 million people have been forced to flee to neighboring countries, including 112,000 third-country nationals.
They need critical humanitarian support and protection. pic.twitter.com/77CqCJq2oM
— IOM – UN Migration ?? (@UNmigration) March 10, 2022
“Kjo është kriza më e shpejtë e refugjatëve që kemi parë në Europë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore,” tha kreu i UNHCR-së, Filippo Grandi.
Sipas të dhënave të UNHCR-së, shpejtësia e eksodit është tashmë më e madhe se kriza e emigrantëve në vitin 2015, kur 1.3 milionë azilkërkues nga Siria, Iraku, Afganistani dhe Afrika, u larguan nga vendi i tyre për shkak të varfërisë dhe luftrave. Agjencia shtoi se 112,000 nga personat që janë larguar janë shtetas të vendeve të tjera.
10:30- TAKIMI/ Mure çeliku dhe xhama të blinduar, delegacioni rus merr masa ekstreme sigurie në Turqi
Ka nisur tashmë takimi i nivelit të lartë mes ministrave të Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës në Antalia të Turqisë. Siç duket edhe nga fotot, dy delegacionet janë ulur përballë njëri-tjetrit, ndërsa në mes është shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavusoglu.
Takimi do të zgjasë një orë e gjysmë dhe në fund të tij pritet që delegacionet të dalin në një deklaratë për shtyp veçmas. Siç raportojnë mediat turke, dy delegacionet nuk do të kenë kontakt tjetër përveç takimit që do të zgjasë një orë e gjysmë, ndërsa rusët mësohet se janë vendosur në një hotel të sigurisë së lartë, me xhama të blinduar dhe mure të rrethuar nga fletë çeliku të trasha, përcjell abcnews.al.
Ndërkohë, ukrasinasit po qendrojnë në një hotel tjetër me pesë yje, por me elementë sigurie më të ulët. Takimi është duke u kryer në hotelin Regnum Carya në Belek, i cili është rrethuar nga bllokues valësh dhe qindra policë dhe agjentë të shërbimeve sekrete turke, ruse dhe ukrainase. Krahas bllokuesve të valëve të celularit janë vendosur edhe bllokues valësh për dronët në mënyrë që të mos lejohet asgjë të fluturojë për aq kohë sa liderët janë aty.
Në këtë hotel janë takuar në vitin 2015 edhe Barak Obama me Vladimir Putinin.
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka udhëzuar specialistët bjellorusë që të sigurojnë furnizimin me energji elektrike në centralin bërthamor të Çernobilit në Ukrainë. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve BelTA.
Të mërkurën, Ukraina paralajmëroi se ekzistonin mundësitë që të kishte rrjedhje rrezatimi në Çernobil pas ndërprerjes së energjisë elektrike, por mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së nuk pa “asnjë cënim të masave të sigurisë.”
Nga ana tjetër, Rusia akuzoi forcat ukrainase se kishin sulmuar linjat e energjisë dhe një nënstacion që ushqente termocentralin.
09:51- Rusia largohet nga Këshilli i Europës: Nuk do të marrim pjesë
Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se nuk do të marrë më pjesë në Këshillin e Europës, organizatën kryesore të të drejtave të njeriut, e themeluar gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan The Guardian
Kremlini tha se anëtarët e NATO-s po minonin organizatën europiane të krijuar për të mbështetur të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë. Rusia u bashkua me Këshillin e Europës në 1996, pas një aplikimi nga Boris Jelcin si pjesë e një përpjekjeje për të dërguar vendin drejt demokracisë. Por kontradiktat kanë qenë të shumta gjatë gjithë kohës.
Disa sugjerojnë se anëtarësimi i Rusisë në organin prej 47 vendesh e ka delegjitimuar atë. Të drejtat e përfaqësimit të Rusisë u pezulluan më 25 shkurt, një ditë pas pushtimit të Ukrainës. Por kjo nuk ishte hera e parë që Këshilli e ka pezulluar Rusinë. Hera e parë ishte në 2001, pas luftës së dytë çeçene, dhe në 2014 kur Vladimir Putin pushtoi Krimenë.
09:45- Dita 15-të e luftës, Ukraina hap korridoret humanitare për civilët
Ukraina ka hapur shtatë korridore humanitare, duke përfshirë një nga Mariupol, mes raporteve se trupat ruse kanë pushtuar disa zona të qytetit. Zëvendëskryeministri i vendit tha se ishin hapur shtatë korridore humanitare, shkruan The Guardian
Guvernatori i Sumy tha se tre kolona me të evakuuar po largoheshin pas vendosjes së një armëpushimi. Pavarëisht vendosjes së armëpushimit të përkohshëm ka pasur raporte për sulme të shumta.
New — More Russian airstrikes on Mariupol being reported this morning. According to local media, one dead.
— Oliver Carroll (@olliecarroll) March 10, 2022
09:44- Dalin pamjet nga brenda takimit Rusi – Ukrainë
Një takim mes ministrave të jashtëm rus dhe ukrainas, Sergei Lavrov dhe Dmytro Kuleba, është duke u zhvilluar në Turqi. Ai u ndërmjetësua nga ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.
Fotot e takimit shfaqnin të dy të ulur përballë njëri-tjetrit.
Talks between the foreign ministers of Ukraine, Turkey and the Russian Federation on ending Russian aggression against Ukraine have commenced in Antaliya. pic.twitter.com/LUDCClMNaQ
— Oleg Nikolenko (@OlegNikolenko_) March 10, 2022
Falë vendimit të Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën, Rusia tani është më e izoluar se kurrë. Bota ka vendosur sanksione të ashpra kundër ekonomisë ruse dhe bizneset ndërkombëtare kanë pezulluar aktivitetet e tyre.
Mediat kanë kufizuar informacionet. Njerëzit nuk do të kenë shumë mundësi për të komunikuar përtej kufijve të tyre. Dhe në gjithë këtë që po ndodh, kam frikë se Rusia po i ngjason gjithnjë e më shumë me presidentit të saj.
Unë kam vite që flas me biznesmenë të nivelit të lartë dhe të brendshëm të Kremlinit. Në vitin 2016 botova një libër, “Njerëzit e Kremlinit”, për rrethin e ngushtë të Putin. Që atëherë, unë kam mbledhur raportime të shumta. Ndërsa zhvillimet rreth presidentit janë të errëta, Putin, kjo pasi një ish oficer i K.G.B-së ka qenë gjithmonë i fshehtë dhe konspirativ.
Ajo që kam dëgjuar për sjelljen e presidentit gjatë dy viteve të fundit është alarmante. Besimi i tij i thellë se dominimi rus mbi Ukrainën duhet të rivendoset dhe vendimi i tij për t’u rrethuar me ideologë, të gjitha këto kanë çuar Europën në momentin e saj më të rrezikshëm që nga Lufta e Dytë Botërore.
Lexo KËTU të gjithë artikullin
09:07- Do të ketë kthesë lufta? Nis takimi Kuleba-Lavrov në Turqi
Të gjithë sytë e botës janë kthyer nga Antalia e Turqisë, ku po mbahet një takim mes Rusisë dhe Ukrainës.
Raportohet se takimi sapo ka nisur mes ministrit të Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba dhe kreut të diplomacisë ruse Sergei Lavrov, i planifikuar për në orën 10:45 me orën lokale ose (08:45 me orën shqiptare).
Takimi ka nisur me disa minuta vonesë. Ky takim do të zgjasë rreth 90 minuta. Takimi është pas dyerve të mbyllura, por të paktën njëqind gazetarë janë grumbulluar në sallën e pritjes. /
08:40- Dalin pamjet, ministri i Jashtëm ukrainas mbërrin në Antalia
Dmitro Kouleba, ministri i Jashtëm ukrainas ka mbërritur në Antalia, ku është pritur nga homologu i tij, Mevlut Çavusoglu. Ministrat e jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë do të kenë sot takimin e tyre të parë kokë më kokë në Turqi që nga shpërthimi i luftës më 24 shkurt.
Sergei Lavrov u nis dje nga Rusia për në Turqi për të marrë pjesë në një forum që mbahet në një resort turistik për të takuar Kulebën.
?? Глава МЗС Дмитро Кулеба прибув до Анталії. Там заплановані переговори з міністром закордонних справ росії Лавровим. pic.twitter.com/SH2bcu1v6y
— Телеканал “Прямий” (@prm_ua) March 10, 2022
08:29- Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës: Përparimi rus ka mbetur “në vend numëro”
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka publikuar përditësimin e tij të përditshëm të mëngjesit, duke thënë se avancimi rus në pjesë të Ukrainës është ngadalësuar.
-Përparimi i Rusisë në drejtim të Kievit ka qenë i frenuar
-Në Ukrainën lindore, forcat e mbrojtjes vazhdojnë të pengojnë ofensivën ruse në Donetsk , Slobozhansky dhe pjesë të rretheve operacionale Tavriya. Ata po mbrojnë qytetet e Kharkiv dhe Okhtyrka.
-Në jug, mbrojtja e qytetit port të Mariupolit vazhdon
-Forcat ukrainase kanë shmangur gjithashtu ofensivën ruse në drejtimet e qyteteve Kryvyi Rih , Mykolayiv , Voznesensk dhe vendbanimin Novovorontsovka (rajoni Kherson).
-Gjatë dy ditëve të fundit, avionët luftarakë ukrainas dhe njësitë raketore anti-ajrore kanë shkatërruar katër avionë sulmues Su-25 dhe dy helikopterë rusë.
-Ritmi i ofensivës ruse është ngadalësuar. Numri i rasteve të dezertimit dhe plaçkitjeve është rritur ndjeshëm.
08:21- Rusët i vranë gruan dhe dy fëmijët, burri tregon se si e mësoi lajmin: Njoha valixhet
Një burrë ukrainas ka përshkruar momentin kur mësoi se gruaja dhe dy fëmijët e tij u vranë nga një predhë ruse, shkruan The Guardian
Në një bisedë me Neë York Times ai tha se e kishte mësuar lajmin pasi kishte parë një postim në Twitter dhe fotot e familjarëve të tij të shtrirë përtokë të pajetë.
Important decision by the @nytimes to put this @lynseyaddario photo above the fold on the front page of today’s NYT.
The world should not avert its eyes to what Russia is doing in Ukraine pic.twitter.com/udhBA0TBIi— Jeremy Diamond (@JDiamond1) March 7, 2022
Tetiana Perebyinis dhe dy fëmijët e tyre, Mykyta, 18 dhe Alisa, 9 vjeç, vdiqën në qytetin e Irpin teksa po arratiseshin. Në vitin 2014, ata u larguan nga Ukraina lindore për t’u vendosur në Kiev pas luftimeve mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.
“E gjithë bota duhet të dijë se çfarë po ndodh këtu,” tha Serhiy, i cili kishte udhëtuar për t’u kujdesur për nënën e tij të sëmurë para se të fillonte lufta.
Ai i tha gazetës se për t’u kthyer në Kiev, u detyrua të hynte në Rusi dhe më pas të udhëtonte për në qytetin e Kaliningradit për të kaluar në Poloni.
08:02- Paqe apo përshkallëzim lufte? Ministrat Kuleba dhe Lavrov mbërrijnë në Antalia
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe ministri rus Sergei Lavrov kanë mbërritur në Antalia, në Turqinë jugore, ku do të takohen për të diskutuar krizën e vazhdueshme mes Rusisë dhe Ukrainës.
Është hera e parë që nga fillimi i luftës që përfaqësuesit e dy qeverive dhe jo negociatorët e tyre janë ballafaquar.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpresoi dje se bisedimet mund të “hapnin rrugën për një armëpushim të qëndrueshëm”. /abcnews.al/
07:59- Katër të vdekur nga bombardimet pranë Kharkiv, mes tyre 2 fëmijë
Një bombardim gjatë natës nga forcat e armatosura ruse goditi një ndërtesë banimi pranë qytetit të Kharkiv, duke vrarë katër persona, përfshirë dy fëmijë. Kjo është raportuar nga BBC, duke cituar Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës.
Sulmi goditi fshatin Slobozhanske në juglindje të vendit. Urgjenca shtetërore bëri të ditur gjithashtu se nga sulmi është plagosur një vajzë 5-vjeçare e cila është dërguar me urgjencë në spital. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë operacionet e kërkimit për nxjerrjen e trupave nga rrënojat.
/abcnews.al/