SHBA- Pritje shqiptare në New York, jo vetëm për ngjyrat në sallë. Dhe Edi Rama menjëherë iu drejtua podiumit, përpara shqiptarëve të Nju-Jorkut, që u shkoi me një premtim të përmbushur.
“Në pranverën e ardhshëm dua votën tuaj nga Amerika për ta bërë Shqipërinë 2030, anëtare e BE-së”, tha ai.
Me prezencë në Amerikë por me qëllim Bashkimin Europianë, ishte thirrja për ta ndjekur.
“Integrimi, premtim i premtimeve dhe zotimi im i pandryshueshëm i tre mandateve dhe vetë kuptimi i mandatit të 4 për Shqipërinë”,u shpreh Rama.
Këtë rrugë kryeministri e lidhi ngushtë me rezultatet që jep drejtësia e re, ku ai u ndalë jo shkurt.
“Sot Shqipëria nuk është më vendi e një kaste të fuqishmish mbi ligjin dhe kultura e pandëshkueshëmria ka marrë goditjen vdekjeprurëse. Brazia para ligjit vlen njësoj, si për qytetarin e zakonshëm si për kryeministrin e vendit.
Goditja e fortë e fundit është Ilir Meta por ai preferoi t’i referohet të vetëve.
” Ne bëmë atë që asnjë forcë politike, dhe asnjë pjesë e pushteti politik në Shqipëri, qysh nga 1912 nuk e bëri dot, ia hoqëm duart politikës nga drejtësia dhe e bëmë me vetëdije të plotë për koston e pashmangshme politike të goditjeve që drejtësia e re po jep edhe në vetë radhët tona”, tha ai.
Pa përmendur emra, edhe të radhëve të opozitës.
“Drejtësia e re po i nxjerr ujin e zi të korrupsionit nga pusetat deri dje të mbyllura me peshën e rëndë të pushtetit politik dhe të vetë korrupsionit në pushtet”, pohoi kryeministri.
SHBA-ja godet korrupsionin me listat që shpall për “non grata”, por Rama tha se rezultatet e ndëshkimit ne vend, nuk lidhen drejtpërdrejtë.
” Ju lexoni e shihni sa përpjekje për t’ju bindur, që reforma në drejtësi e bëri Amerika dhe goditjet e të korruptuarve i bën Amerika. Po Amerika aty ishte edhe përpara ardhjes sonë në pushtet”, u shpreh ai.
Në këtë rinisje të turit të kryesocialistit me Diasporën, Rama mori pyetjet nga shqiptarët, ndërkohë ftesa e tij ishte e njëjtë si në çdo takim më parë me shqiptarë.
“Paketa e maleve, të gjithë atyre që janë në emigracion dhe duan të investojnë në vendlindje, një mundësi të re me shumë avantazhe të natyrës së taksave, detyrimeve dhe mbështetje të drejtpërdrejtë nga qeveria”, theksoi Rama.
Shumë prej pjesëmarrësve ishin nga Veriu, që i dha mundësi Ramës të bëj një krahasim me qeverinë e kaluar.
“PD e rrëmbyen komunistët. Ne jemi dhe antikomunistë dhe antifashistë, se për ne ka një emërues të përbashkët që është Shqipëria dhe për Shqipërinë ka një virtyt të përbashkët, që është puna. Shkodra, shembulli i bashkimit.”, tha ai.
Shqiptarëve në Amerikë Rama u dha një lajm, që mbetet për tu realizuar, ndërsa foli për negociatat për fluturim direkt Shqipëri-SHBA./abcnews.al