LIVE/ Rama krah Zelenskyt: Mbështesim Ukrainën për në BE, do ndërtojmë bllok banesash në Irpin

schedule19:36 - 15 Qershor, 2022

schedule 19:36 - 15 Qershor, 2022

KIEV– Kryeministri Edi Rama në orët e para të mëngjesit së 15 qershorit ka mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

I pari i qeverisë në këtë udhëtim ka qenë bashkë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe kanë udhëtuar fillimisht drejt Polonisë, ndërsa prej andej janë nisur me tren për në zemër të Ukrainës.

Dy krerët e Qeverive të Ballkanit Perëndimor u pritën nga forca të shumta ushtarake dhe delegacioni ukrainas, raporton AP.

Të shoqëruar nga delegacionet përkatëse, ata janë nisur fillimisht drejt rajonit të Buchas, ku masakra ruse është vërtetuar më së shumti.

Rama dhe Abazoviç vizituan zonat e bombarduara të Borodyanka-s dhe Irpin-it dhe ekspozitën për luftën ruso-ukrainase.

Më pas në orët e para të mesditës ata u takuan me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Nga aty tre liderët mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.

Nga Kievi në një konferencë për shtyp me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, Kryeministri Rama tha se Shqipëria mbështet Ukrainën në kërkesën e saj për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.

Gjatë vizitë në Ukrainë, kreu i qeverisë shqiptare pa nga afër edhe shkatërrimet në Irpin, një nga qytetet e goditura nga forcat ruse. E në këtë aspekt, Rama u shpreh se Shqipëria dhe vendet e Ballkanit do të kontribuojnë për të ndërtuar në këtë qytet secili shtet nga një ndërtesë për familjet që u janë shkatërruar banesat.

Vizita ka vijuar me takimin e kryeministrit të Ukrainës, Denys Shmyhal, dhe kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko.

Rama është i shoqëruar nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri, Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

20:06- “Këta jemi ne,” Rama nga Kievi: Edhe pse Ukraina s’e njeh, Kosova i ka dhënë mbështetje të plotë e ka sanksionuar Rusinë

Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas dhe kryeministrin malazez Dritan Abazoviç nga Kievi, kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët nëse Shqipërisë do t’i vinte keq që Ukraina të marrë me procedura të përshpejtuara statusin e vendit kandidat.

Ndërsa theksoi se është e drejta e Ukrainës që të kërkojë statusin e vendit kandidat, Rama solli në vëmendje edhe rastin e Kosovës, për të treguar se “këtu jemi në një linjë të mirë-përkufizuar të asaj çfarë jemi ne dhe se çfarë ne përfaqësojmë.”

Kreu i qeverisë tha se Ukraina se nuk e njeh Kosovën si shtet sovran, por pavarësisht kësaj, ajo i ka dhënë vendit mbështetje të plotë dhe ka sanksionuar Serbinë.

“Ka një vend që Ukraina s’e ka njohur, Kosova dhe pavarësisht kësaj, ajo po bën të njëjtën gjë që po bëjnë të gjithë me sanksione dhe mbështetje të plotë. Pra këtu jemi në një linjë të mirë-përkufizuar të asaj çfarë jemi ne dhe se çfarë ne përfaqësojmë. Pra besoj se është gjëja e duhur për t’u bërë. Populli i Ukrainës duhet ta dijë tani që në sytë e BE, e ardhmja e tyre është në familjen e BE. Kjo është e vetmja gjë që nënkupton marrja e statusit kandidat.”

19:56-Abazoviç: Ne po i japim mesazh BE-së që të bëjë më shumë për Ukrainën

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abozoviç, gjatë konferencës së përbashkët në Kiev me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky, tha se vendet e Ballkanit perëndimor, si Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë në krah të popullit ukrainas.


Ai theksoi se 3 vendet po japin një kontribut i cili mbase nuk është i mjaftueshëm, por është një mesazh i qartë për vendet e tjera të BE, që të bëjnë më shumë për Ukrainën.

19:41-“Nuk jemi rivalë në rrugën drejt BE,” Zelenskyy: Shqipëria, Mali i Zi e RMV meritojnë të jenë anëtare me të drejta të plota

Kryeministri Edi Rama, homologu i tij malazez Dritan Abazoviç dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy kanë mbajtur një konferencë për mediat në përmbyllje të vizitës së dy delegacioneve në Kiev.

“Sot pritëm një format unik takimi, një samit të Ballkanit Perëndimor me kreun e qeverisë shqiptare dhe kreun e Malit të Zi dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut që u bashkua me ne me një mesazh të regjistruar. Jam i kënaqur që mund ta zhvillonim më tej këtë format për të forcuar vendet tona dhe për të forcuar rajonet tona po kështu për të forcuar Evropën në tërësi. Ky takim i sotëm është dëshmi  e mbështetjes për Ukrainën nga ana e kryeministrave dhe popujve të tyre për Ukrainën dhe për integritetin e saj territorial si dhe për kauzën tonë për anëtarësim të plotë në BE.

Të nderuarit kryeministra vizituan zonat e zonat e çliruara të Kievit për të parë personalisht zonat e çliruara të Kievit për të parë pasojat e pushtimit të këtyre territoreve nga Rusia…Paketa e shtatë e shtatë e sanksioneve duhet të jetë mjaft e prekshme dhe të ndihet në mënyrë akute..

Duhet të jetë përgjigje strategjike ndaj agresionit rus. Na duhet më tepër bashkërendim i vendeve evropiane, na duhet që të tejkalojmë ndasitë midis të ashtuquajturve anëtarë të rinj dhe të vjetër, na duhet që të shmangim çdo zonë gri në Evropë. Vendet tona, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të bëhen anëtarë me të drejta të plota të Bashkimit Evropian dhe ne biem dakord që vendet tona nuk janë rivalë në këtë rrugëtim evropian, por ata përplotësojnë përpjekjet e tyre.

Sot ne takohemi në vigjilje të një takimi historik evropian që do të marrë masa për perspektivën e Ukrainës në BE. Falenderoj kryeministrat për mbështetjen në dhënien e statusit të vendit kandidat për BE..”.

19:38- “Hezitova të vija”, Rama nga Kievi: Vendet e Ballkanit të ndërtojnë një bllok banesash në Irpin, ta bëjmë pa burokraci

Vendet e Ballkanit Perëndimor do të rindërtojnë ndërtesat e banimit në Irpin. Ky ishte premtimi që i dha kryeministri Edi Rama në një konferencë shtypi të mërkurën në Kiev presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ndihem i privilegjuar së bashku me Dritanin dhe Dimitrin i cili për arsye objektive nuk mundi të ishte me ne si kryeministra të 3 vendeve të Natos nga vendet e ballkanit që gjendemi këtu me ju e të dëshmojmë mbështetjen dhe solidaritetin tonë të plotë për ju dhe për popullin ukrainas. Siç ua thashë personalisht hezitoja të vija sepse përmasat e këtij tmerri dhe mundësia që ka Shqipëria për të ndryshuar fatin e kësaj lufte nuk është aspak e mjaftueshme por në të njëjtën kohë nuk mund të mos i përgjigjesha ftesës tuaj. Jam mjaft mirënjohës për mikpritjen bujare dhe dëshirën për të ndarë me ne një pjesë të vogël të realitetit që më parë e kemi parë përmes fotove. Sot patëm mundësinë të shohim nga shumë pranë Irpinin. Jam i lumtur që ratë dakord me propozimin tonë për të bashkuar përpjekjet e për të ndërtuar një bllok secili prej vendeve ndërtesën e tij për familjet e fëmijët.  BE dhe shumë të tjerë janë pjesë e kësaj përpjekje por le ta bëjmë në mënyrën ballkanike pa shumë burokraci dhe të jemi të parët që e bëjmë këtë gjë e kjo ndoshta do të përshpejtojë përpjekjet e të tjerave.  BE e shumë të tjerë janë tashmë pjesë e kësaj përpjekjeje. Le të jemi të parët që e bëjmë këtë dhe kjo ndoshta do përshpejtojë përpjekjet e të tjerëve. Jemi këtu të shprehim mbështetjen e plotë që BE ti japë Ukrainës statusin e vendit kandidat”, tha Rama.

“Ne duam ta bëjmë këtë në një mënyrë ballkanike, pa burokraci të panevojshme”,  – tha kryeministri i Shqipërisë, bën me dije Interfax.

Kryeministri shtoi se Shqipëria si vend anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të ngrejë zërin për shqetësimet e Ukrainës.

Nuk duhet të spekuplojnë që BE nuk e ka mbajtur fjalën për ne. këto janë dy çështje krejt të ndara. Ne nuk jemi të kënaqur me BE, por ndërkohë jemi plotësisht të angazhuar ndaj rrugëtimit evropian. Nga ana tjetër e kuptojmë plotësisht këtë dëshirë të zjarrtë të Ukrainës. Kur të merrni statusin do të përballeni me realitetin. Nga ana jonë keni mbështetje. Jam krenar të ndaj me ju që Shqipëria si anëtare e KS, është tejet e priviligjuar ti japë zë rreth asaj tryeze shqetësimeve dhe kërkesave të popullit ukrainas për paqe”, shtoi Rama.

17: 30- Nis konferenca në Ukrainë, Zelensky: Shqipëria iu bashkua sanksioneve ndaj Rusisë, e falënderoj për mbështetjen

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka falënderuar vendin tonë që ka dalë në krah të popullit ukrainas.

Zelensky falënderoi gjithashtu Shqipërinë e cila iu bashkua botës perëndimore duke dënuar agresionin rus në Ukrainë si dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Falenderoj kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar për mbështetjen që i kanë dhënë Ukrainës. Shqipëria iu është bashkuar vendeve të tjera europiane duke vendosur sanksione ndaj Rusisë si dhe duke dënuar agresionin mbi popullin e Ukrainës”, u shpreh Zelensky.

17:25- Rama e Abazoviç konferencë nga Kievi, Zelensky: Shqipëria, Mali i Zi e RMV mbështesin integrimin e Ukrainës në BE

Në një postim në mediat e tij sociale, lideri ukrainas shprehet se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështetin  dhënien e statusit të Ukrainës kandidat për t’u anëtarësuar në BE. Sipas Zelenskyy-t, në rrugën evropiane Ukraina dhe tre vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë konkurrente, por vetëm plotësojnë dhe forcojnë aftësitë e njëri-tjetrit.

Me aq sa shprehet presidenti ukrainas, me Ramën dhe Abazoviç zhvilloi biseda produktive.

“Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin dhënien e statusit të vendit tonë kandidat për anëtarësim në BE. Në këtë rrugë evropiane, vendet tona nuk janë konkurrente, por vetëm plotësojnë dhe forcojnë aftësitë e njëri-tjetrit. Edi Rama dhe Dritan Abazovic, faleminderit për vizitën dhe bisedat produktive!” Shkruan lideri ukrainas në një postim në Facebook.

16:25- VIDEO/ Rama dhe Abazoviç takohen me Zelenskyn në Kiev

Kryeministri Edi Rama dhe ai i Malit të zi Dritan Abazoviçi janë takuar në Kiev me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky.

Lideri ukrainas ka publikuar pamjet e këtij takimi në llogarinë e tij në Facebook. Zelensky ka pritur dy kryeministrat, të shoqëruar nga delegacionet në rezidencën presidenciale në Kiev.

Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë. Dhe ky është një manifestim i rëndësishëm i mbështetjes së popullit tonë. Sot u takova me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazovic”, ka shkruar Zelensky krahas pamjeve.

13:22 – Rama lë një mesazh për popullin ukrainas dhe Zelensky, çfarë shkroi kryeministri

Teksa ndodhet në një vizitë në Ukrainë, kryeministri Edi Rama ka lënë edhe një shënim për Presidentin Vladimir Zelensky dhe për popullin ukrainas.

“Shpresoj që bota ta ndaloj këtë luftë, dhe shpresoj që Ukraina të mund të dalë e rilindur prej saj” ka shkruar Rama.

13:16- Mediat ukrainase shkruajnë për vizitën e Ramës dhe Abazoviç në Kiev

Mediat Ukrainase kanë raportuar për vizitën e kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij malazez, Dritan Abazoviç në Kiev.

Agjencia e lajmeve të Ukrainës, Ukrinform ka ndarë fotot nga vizita e dy liderëve, të cilët vizituan dhe Irpinin dhe Borodiankën, rrethina të Kievit që u sulmuan rëndë nga forcat ruse.

“Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe kryeministri shqiptar Edi Rama më 15 qershor vizituan Irpin dhe Borodianka jashtë Kievit gjatë udhëtimit të tyre në Ukrainë”, shkruan “Ukrinform”.

Edhe “Interfax” e Ukrainës ka shkruajtur për vizitën e Ramës dhe Abazoviç, duke u ndalur veçanërisht te deklaratat e këtij të fundit, i cili tha se po vizitojnë Kievin “për të mbështetur sinqerisht Ukrainën dhe qytetarët e saj në mbrojtjen e të drejtës së tyre për liri.”

Ndërkohë, edhe media me baze bjelloruse “Nexta”, ka ndarë foto nga vizita e dy kryeministrave në rrethinat e Kievit.

12:56 – Vizita në Kiev, Abazoviç flet për mediet: Paqja nuk ka çmim, ne jemi këtu për të mbështetur Ukrainën

“Ne jemi për gjetjen e një zgjidhjeje në dialog, por gjëja më e rëndësishme është ndalimi i aktiviteteve të luftës, agresionit dhe vrasjes së civilëve”, tha kryeministri malazez Dritan Abazovic për RTCG pas vizitës në qytetet ukrainase të Borodjanka dhe Irpin, të cilat u prekën nga shkatërrimi i luftës.

Abazoviç, i cili ndodhet së bashku me Ramën në Kiev, tha se ata patën mundësinë të vizitojnë qytetet e shkatërruara nga lufta dhe panë një katastrofë të madhe humanitare.

“Është tragjike ajo që pamë dhe dëgjuam, infrastruktura u shkatërrua, dhe përfundimi është i thjeshtë – duhet të jemi krenarë për qytetarët e Malit të Zi që zgjodhën paqen. Paqja nuk ka çmim, paqja është gjithçka që na nevojitet”, tha kryeministri për RTCG.

Përpara një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Abazovic tha se ata ishin “aty për të mbështetur vendin”.

Kryeministri i Malit të Zi njoftoi se sot do të ketë një deklaratë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë.

“Ne jemi dëshmitarë të ferrit të shkatërrimit të luftës”

Pas pritjes ceremoniale në Kiev, Abazovic së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama kanë vizituar Borodjankën dhe Irpin.

Gjatë një vizite në Borodjanka në Irpin, zyrtarët lokalë i thanë kryeministrit se sa shumë qytetet ishin prekur nga lufta. Delegacioni u njoftua gjithashtu se një numër i madh i qytetarëve janë kthyer në Irpin. Herët në mëngjes, delegacioni mbërriti në Kiev me tren.

Janë planifikuar edhe takime me zyrtarë të tjerë ukrainas.

Kujtojmë se kryeministri i Malit të Zi pranoi ftesën e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky për të vizituar kryeqytetin e Ukrainës, pas bisedave telefonike që patën të enjten.

Abazovic ka biseduar tashmë me disa kolegë nga rajoni dhe ideja ishte në parim e pranueshme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat, si Mali i Zi, janë anëtarë të NATO-s.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, nuk udhëtoi në Kiev për shkak të obligimeve  por tha se pa mëdyshje e përkrah popullin ukrainas.

12:10 – Berisha: Ju tregoj sekretin, pse Xhaçka dhe Peleshi nuk shkuan me Ramën në Ukrainë

Kryeministri Edi Rama në orët e para të mëngjesit sot mbërriti në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev bashkë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Dy lidrët kanë udhëtuar fillimisht drejt Polonisë, ndërsa prej andej janë nisur me tren për në zemër të Ukrainës.

Rama është shoqëruar në Ukrainë nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri, Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

Por ajo që vërehet është mungesa e ministres së Punëve të Jashtme dhe Evropës Olta Xhaccka dhe ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi.

Në lidhje me këtë ka reaguar lreu i Partise Demokratike, Sali Berisha.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha tregon arsyen se pse Xhaçka dhe Peleshi nuk shkuan me Ramën në Ukrainë.

Sipas Berishës, Peleshi dhe Xhaccka u refuzuan nga vetë Rama, pasi ai e di se bisedime Zelensky do të ngrinte çeshtjen e qendrimit të dyfishtë të Ramës ndaj agresionit rus kundër Ukrainës.

Berisha thotë se Rama, në shkelje të sanksioneve, ka lejuar ankorime misterioze të anijeve ruse në portet tona dhe se sipas Berishës këto bisedime nuk mund ti dëgjonin Peleshi dhe Xhaçka.

Reagimi i plotë
Rama shkoi ne Ukraine i shoqeruar vetem nga Baton Stanishiq, Arben Malavita dhe Elisa e Skederbuçit.
Nga udhetimi u perjashtuan ministri i mbrojtjes Peleshi dhe e jashtmia Xhaçka. Udhetimi i ketyre te fundit u refuzua nga vete Rama. Kjo, sepse ai e dinte se ne bisedime Presidenti Zelenski do ti ngrinte Rames çeshtjen e qendrimit te tij te dyfishte ndaj agresionit rus kunder Ukraines.
Dihet se Shqiperia nga njera ane ka denoncuar agresionin rus ndaj Ukraines dhe zbatuar sanksionet ndaj Rusise, por nga ana tjeter, Edi Rama pranon turistet rus vrases, perdhunues dhe pengmarres ne luften ne Ukraine, te cilet vijne nga Beogradi ne Shqiperi per pushime dhe energji te reja per tu kthyer me pas ne front dhe vazhduar genocidin e krimet kunder njerezimit, kunder qytetareve te Ukraines.
Perveç kesaj, Rama, ne shkelje te sanksioneve, ka lejuar ankorime misterioze te anijeve ruse ne portet tona. Keto bisedime nuk mund ti degjonin Peleshi dhe Xhaçka, sepse pa u kthyer ne Shqiperi, gojet e tyre qe nuk mbyllen kurre, do te zbardhnin çdo gje.
Duke perfunduar, denoj me ashpersine me te madhe politiken dy-fytyreshe te Edi Rames ndaj Ukraines dhe kerkoj qe kjo politike te marre fund menjehere.”

11:12- Abazoviç ndan pamjet nga vizita në Irpin me Ramën: Paqja është e paçmueshme!

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka bërë me dije se së bashku me kryministrin Edi Rama ka vizituar rrethinën Irpin të Kievit.

Në një postim në Twitter, Abazoviç shpreh mbështetjen për Ukrainën, që ka humbur shumë jetë dhe po vuan prej muajsh

“Ne vizituam qytetin Irpin, ku u shkatërruan 1100 familje. Shumica e qytetarëve u larguan nga shtëpitë e tyre, infrastruktura u rrënua …Ne qëndrojmë pranë Ukrainës për humbjen e shumë jetëve dhe vuajtjeve që po kalojnë prej muajsh. Paqja është e paçmueshme”, shkruan Abazoviç.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka bërë me dije se së bashku me kryministrin Edi Rama ka vizituar rrethinën Irpin të Kievit.

10:20 – Pas Elbasanit, RENEA shfaqet në Ukrainë

RENEA është shfaqur në Ukrainë. Kryeministri Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç sot ndodhen në Kiev me ftesë të Presidentit Volodymyr Zelensky.

Me sa duket,forcat  RENEA shoqërojnë dy kryeministrat shqiptarë për të siguruar mbrojtjen e tyre. Ata shfaqen në videon e publikuar në Facebok nga Abazoviç gjatë vizitës në Irpin.

Rama dhe Abazoviç mbërritën në Kiev në orët e para të mëngjesit me tren.

Ndërkohë pak ditë më parë RENEA zhvilloi një operacion të bujshëm në Elbasan, në kërkim të personave të shpallur në kërkim.

Gazetari Artan Hoxha, zbuloi në Abc se RENEA kishte ndërmarrë një operacion sekret për të arrestuar një person shumë të kërkuar, i cili deri më tani nuk ka rezultuar në listat e policisë.

Sipas gazetarit, askush nuk e dinte për operacionin që do të zhvillohej.

10:14 – Paloka reagon për vizitën e Ramës në Kiev: Po shkon për show, do vëmendje si “lider botëror”

Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kiev.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ai thotë se Rama po shkon në Kiev vetëm për “show” dhe kjo po u kushton shqiptarëve qindra mijëra euro.

Ai kujton edhe fjalimin e presidentit Zelensky para Parlamentit Shqiptar, i cili kërkoi ndalimin e hyrjes për turistët rusë në vendin tonë, gjë që Rama e hodhi poshtë.

Reagimi i plotë:

Tipike per Ramen…

Shkon ne Kiev vetem per show, per tu vene pak ne qender te vemendjes si “lider boteror” (pasi pa qe ukrainasit ne Kiev, kishin dale ne plazh buze lumit dhe nuk kishte asnje rrezik). Nderkohe vlera praktike per Ukrainen e kesaj vizite eshte zero, aq sa eshte vlera reale e Rames ne arenen nderkombetare. Ne fakt nje kerkese te thjeshte qe beri Zelensky ne fjalen e tij para Parlamentit, per te mos pranuar kete vit turiste rus ne Shqiperi, Rama e hodhi poshte e jo vetem kaq, po ne portet tona kane hyre dhe mallra nga Rusia duke thyer embargon nderkombetare.

Efekti real i kesaj vizite eshte qe Rama do hapet pak ne qillota se gjoja mori guximin te shkonte ne Kiev ne mes te luftes dhe kjo po ju kushton shqiptareve disa qindra mije euro…

10:11-Deputeti i PD-së paralajmëron një fund të keq për Ramën në Ukrainë

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka komentuar vizitën e  sotme të kryeministrit Edi Rama në Kiev.

Me ton ironizues Gjekmarkaj paralajmëron një fund të keq për Ramën në Ukrainë.

Deputeti shkruan se Rama po i mëson Zelenskyt taktikat e luftës guerrile, duke e paralajmëruar të bëjë kujdes se mos e marrin peng.

10:01-FOTOLAJM/ Abazoviç “frymëzohet” nga Zelensky, Rama i gjithi në të zeza, çfarë kanë veshur dy liderët në vizitën në Kiev

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij malazez, Dritan Abazoviç kanë mbërritur në Kiev mëngjesin e 15 qershorit, ku do të takohen me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ajo që bie në sy nga pamjet që Anazoviç ka postuar në rrjetet sociale, është veshja e dy liderëve.

Rama është veshur i gjithi me të zeza, me xhaketë, por me një stil më të shkujdesur se ai zyrtar. Në disa pamje ai shihet edhe duke mbajtur syzet e diellit.

Ndërkohë, Abazoviç duket se është frymëzuar nga presidenti Volodymyr Zelensky.

Ai ka veshur një bluzë ngjyrë ushtarake, si ajo që presidenti ukrainas mban në shumë prej daljeve të tij publike dhe që tashmë është bërë një trend dhe simbol i rezistencës.

Ndërkohë, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila shoqëron Ramën në Kiev, shihet e veshur me një kostum gri klasik.

Pjesë e delegacionit shqiptar janë gjithashtu Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri, Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

09:47 – Me ftesë të Zelensky-t, Rama dhe Abazoviç shohin nga afër shkatërrimin në Bucha, zona ku ndodhi masakra e luftës

Kryeministri Edi Rama viziton Ukrainën me ftesë të Presidentit Volodymyr Zelenskyy. Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Kiev, Ukrainë, me ftesë të Presidentit të vendit Volodymyr Zelenskyy.

Kryeministri Rama, i cili në këtë vizitë është së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç do të vizitojë zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin, si dhe më pas ekspozitën me dëshmi të luftës ruso-ukrainase.

Në vijim, Kryeministri Rama dhe homologu i tij i Malit të Zi do të priten në takim nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, takim që do të pasohet nga Konferenca e përbashkët për shtyp e  Kryeministrit Rama, Kryeministrit Abazoviç dhe Presidentit Zelensky.

Kryeministri Rama do të takojë gjatë ditës Kryeministrin e Republikës së Ukrainës Denys Shmyhal dhe më pas Kryetarin e Bashkisë së Kievit Vitali Klitschko.

09:40 – Krah për krah, ministrja Spiropali shoqëron Ramën në Kiev

Kryeministri Rama gjatë vizitës së tij në Kiev, përveç kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, shoqërohet edhe nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

Në pamjet e publikuara nga Abazoviç, shihet kryeministri i vendit Rama, krah për krah me ministren Spiropali.

Rama dhe Abazoviç ndodhen në Ukrainë me ftesë  të Presidentit Zelesnky.

Ata kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një udhëtimi 12 orë me trend he pritet që pasdite të takojnë Presidentin Zelensky.

09:31 – VIDEO/ Rama dhe Abazoviç shohin shkatërrimin pranë Kievit: Jemi dëshmitarë të ferrit të luftës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç kanë mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abazoviç ka publikuar  edhe pamjet nga Borodjanka, ndërsa shkruan se bashkë me Ramën janë dëshmitarë të të ferrit të shkatërrimit të luftës.

Vizita e tyre atje vjen pas ftesës që ua ka bërë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar më 12 qershor se kreu i saj, Abazoviç , ka pranuar ftesën e Zelenskyt.

Ukraina ndodhet nën pushtimin e Rusisë qysh më 24 shkurt. Aktualisht, luftimet janë të përqendruara në pjesën lindore të këtij vendi.

Perëndimi e ka dënuar ashpër sulmin, duke e ndëshkuar Rusinë me sanksione të ashpra ekonomike dhe diplomatike. Ukrainën, ndërkaq, është duke e ndihmuar me armatim.

Presidenti i Ukrainës, Zelensky, ka mbajtur një fjalim para Kuvendit të Shqipërisë, më 3 maj. Duke folur përmes video-lidhjes, ai ka kërkuar nga ky vend që t’i mbyllë portet për anijet ruse dhe të kufizojë ardhjen e turistëve rusë.

09:47 – Me ftesë të Zelensky-t, Rama dhe Abazoviç shohin nga afër shkatërrimin në Bucha, zona ku ndodhi masakra e luftës

Kryeministri Edi Rama viziton Ukrainën me ftesë të Presidentit Volodymyr Zelenskyy. Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Kiev, Ukrainë, me ftesë të Presidentit të vendit Volodymyr Zelenskyy.

Kryeministri Rama, i cili në këtë vizitë është së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç do të vizitojë zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin, si dhe më pas ekspozitën me dëshmi të luftës ruso-ukrainase.

Në vijim, Kryeministri Rama dhe homologu i tij i Malit të Zi do të priten në takim nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, takim që do të pasohet nga Konferenca e përbashkët për shtyp e  Kryeministrit Rama, Kryeministrit Abazoviç dhe Presidentit Zelensky.

Kryeministri Rama do të takojë gjatë ditës Kryeministrin e Republikës së Ukrainës Denys Shmyhal dhe më pas Kryetarin e Bashkisë së Kievit Vitali Klitschko

08:53 – PAMJET/ Të rrethuar nga forca të shumta sigurie, Rama dhe Abazoviç mbërrijnë në Kiev, nisin vizitën në Ukrainë

Kryeministri malazez,  Dritan Abazoviç së bashku me kryeministrin Edi Rama kanë mbërritur në Kiev që në orët e para të mëngjesit. Abazoviç ka publikuar pamjet nga udhëtimi drejt Kievit.

“Mbërritëm në Kiev me Edi Ramën për të ofruar mbështetje të sinqertë për qytetarët e saj në mbrojtjen e të drejtës për liri. Mali i Zi do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në këtë kohë të vështirë dhe katastrofë humanitare”, shkruan Abazoviç në Twitter.

Dy liderët pritet të takohen me Presidentin Volodymyr Zelensky. Rama dhe Abazoviç të rrethuar nga forca të shumta sigurie, janë pritur nga forcat ushtarake dhe delegacioni ukrainas.

 

Shqipëria, e Mali i Zi u janë bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë.

08:07 – VIDEO/ U nis bashkë me Ramën, Abazoviç publikon pamjet rrugës për në Kiev

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, së bashku me kryeministrin e vendit Edi Rama pasditen e djeshme u nisën për në Kiev me ftesë të Presidentit Volodymyr Zelensky.

Abazoviç ka publikuar në faqen e tij të Facebook-ut pamjet rrugës për në Kiev.

Kryeministri Rama është  një nga liderët e parë të Ballkanit Perëndimor, i cili vizitoi Ukrainën që nga pushtimi rus më 24 shkurt. Nuk dihen ende detaje nga vizita e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Ukrainën e shkatërruar nga lufta që pas pushtimit rus më 24 shkurt.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!