TIRANË- Ka nisur “Parada e Shqiptarisë’ në kryeqytet duke krijuar një atmosferë elektrizuese, pavarësisht motit me reshje shi.
Kjo paradë ka prej 15 vitesh që mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në Shqipëri po bëhet për herë të parë. Synimi kryesor, sipas organizatorëve, është që Parada të kthehet në traditë dhe të jetë e përvitshme.
Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, është kthyer sot në emëruesin e përbashkimit të të gjithë shqiptarëve nga trevat deri në Diasporën e largët.
Ata kanë zgjedhur këtë datë simbolike, ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Me këngë, valle dhe të veshur me kostume tradicionale të zonave të tyre, shqiptarët vijojnë të dhurojnë spektakël në kryeqytet, për nder të 28 nëntorit, Ditës së Flamurit dhe shpalljes së Pavarësisë./ abcnwews.al