Lufta e nisur më 24 shkurt të këtij viti vijon në ditën e saj të 110 në Ukrainë. Humbje ka pasur në të dyja kampet ndërsa bota po përballet me një krizë ushqimesh dhe burimesh energjitike që ka ardhur si pasojë.
Më herët gjatë ditës së sotme, zyrtarë nga qeveria ukrainase bënë të ditur se diku tek 100 deri në 200 trupa ukrainase vriten çdo ditë në luftë.
Këshilltari i Presidentit, Mykhailo Podolyak tha se Rusia po “përdor çdo gjë jo-bërthamore në front”.
Kurse, presidenti i vendit, Volodymyr Zelenskyy u shpreh të hënën se Rusia po vendos forca rezervë në Donbas për të forcuar sulmin në qytetin Severodonetsk, ku aktualisht po zhvillohen luftime të ashpra “ në çdo metër, si dhe Lysychansk, Bakhmut dhe zona të tjera.
Ndërkohë, është bërë po ashtu e ditur se Ukraina ka identifikuar rrugë alternative për të eksportuar ngarkesat me drithra.
“Ne po bëjmë çmos për të siguruar që ato 22 milionë tonë drithë që tani janë të bllokuara nga Rusia në portet e Ukrainës do të arrijnë në destinacionin e tyre”, tha për Reuters të dielën Zëvendësministri i Jashtëm dhe Shefi i Transformimit Dixhital Dmytro Senik, gjatë një samiti aziatik të sigurisë në Singapor.
Me shifrat e publikuara deri më tani, që nga 24 shkurti të paktën 46 mijë persona kanë humbur jetën, 13 mijë persona kanë marrë plagë të lehta, të paktën 400 të tjerë rezultojnë të humbur dhe të paktën 15 milionë persona janë zhvendosur.
21:34- Zelensky kërkon më shumë armë nga Perëndimi: Ukraina ka nevojë për sisteme moderne raketash
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë për më shumë ndihmë, duke thënë se Ukraina “ka nevojë për sisteme moderne raketash mbrojtëse”.
Zelenskyy tha se “objektivi kryesor taktik” i Rusisë nuk ka ndryshuar, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të sulmojnë në Lysychansk, Bakhmut, Slovyansk, në perëndim dhe jugperëndim të qytetit Sievierodonetsk.
“Ushtria ruse po përpiqet të dislokojë forca rezerviste në Donbas. Por, çfarë rezervistësh mund të kenë ata tashmë? Duket se do të hedhin në betejë rekrutë me përgatitje të dobët dhe të tjerë që janë mobilizuar fshehurazi. Gjeneralët rusë i shohin njerëzit e tyre thjesht si mish për top, që iu duhen vetëm për të arritur avantazhin në numra, në njerëz dhe në pajisje ushtarake”, tha Zelensky.
Më herët gjatë ditës së sotme, zyrtarë nga qeveria ukrainase bënë të ditur se diku tek 100 deri në 200 trupa ukrainase vriten çdo ditë në luftë.
Këshilltari i Presidentit, Mykhailo Podolyak tha se Rusia po “përdor çdo gjë jo-bërthamore në front”.
Kurse, presidenti i vendit, Volodymyr Zelenskyy u shpreh të hënën se Rusia po vendos forca rezervë në Donbas për të forcuar sulmin në qytetin Severodonetsk, ku aktualisht po zhvillohen luftime të ashpra “ në çdo metër, si dhe Lysychansk, Bakhmut dhe zona të tjera.
Ndërkohë, është bërë po ashtu e ditur se Ukraina ka identifikuar rrugë alternative për të eksportuar ngarkesat me drithëra.
“Ne po bëjmë çmos për të siguruar që ato 22 milionë tonë drithë që tani janë të bllokuara nga Rusia në portet e Ukrainës do të arrijnë në destinacionin e tyre”, tha për Reuters të dielën
Zëvendësministri i Jashtëm dhe Shefi i Transformimit Dixhital Dmytro Senik, gjatë një samiti aziatik të sigurisë në Singapor.
21:08-Gjendet një tjetër varr masiv në Bucha, viktimat u torturuan e më pas u qëlluan me plumb në kokë
Shtatë trupa, disa prej tyre me këmbë të lidhura, janë gjendur në një varr pranë qytetit të Bucha-s. Lajmin e ka bërë të ditur policia rajonale e vendit.
“Shtatë civilë janë torturuar nga rusët dhe më pas janë ekzekutuar në mënyrë frikacake me një plumb në kokë”, ka shkruar në Facebook shefi i policisë rajonale të Kievit, Andriy Nebytov.
“Ky varr u zbulua sot në një zonë ku trupat ruse ishin të vendosura pranë fshatit Myrotske”, shkruan ai, duke shtuar se policia “po punon për identifikimin e trupave.”
Kujtojmë se qyteti i Bucha-s u pushtua nga trupat ruse gjatë javëve të para të pushtimit. Pasi qyteti u çlirua në fillim të prillit, u gjetën të paktën 500 trupa të vdekur, shumë prej tyre në varre të improvizuara dhe masive.
Rusia, e cila u tërhoq nga qyteti më 30 mars, ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat për krime lufte në Bucha, duke këmbëngulur se ato janë “falsifikime” nga Ukraina, e mbështetur nga aleatët e saj në Perëndim.
20:51-Tre të vdekur në Donetsk, mes tyre një fëmijë
Të paktën tre persona, duke përfshirë një fëmijë, janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur, në një sulm me bomba ruse në një treg në rajonin separatist ukrainas të Donetskut të mbështetur nga Rusia, thanë zyrtarët atje.
Agjencia e lajmeve Donetsk ka publikuar foto nga vendi i bombarduar.
“Pati bombardime në treg, kishte shumë njerëz këtu,” tha për agjencinë ruse të lajmeve RIA, Yan Gagin, një këshilltar i qeverisë së vetëshpallur separatiste.
Ai tha se në mesin e të vdekurve është një grua dhe një fëmijë, raporton BBC.
Ndërkohë zyrtarët lokalë të shëndetësisë raportojnë se 18 persona janë plagosur, duke përfshirë dy fëmijë.
Megjithatë BBC thekson se të dhënat nuk janë verifikuar nga burime të paanshme.
17:56-Thellohet kriza ushqimore, të korrat e grurit në Ukrainë të përgjysmuara për këtë vit
Të korrat e grurit në Ukrainë ka të ngjarë të bien në rreth 48.5 milionë tonë këtë vit nga 86 milionë që ishin vitin e kaluar para pushtimit të Rusisë. Shifrat i bëri të ditura një zyrtar i lartë i qeverisë.
Zëvendësministri i Parë i Bujqësisë Taras Vysotskyi i tha Reuters se sipërfaqja totale e mbjellë ka rënë me 25% dhe teprica e eksportueshme mund të jetë 30 milion ton, që do të thotë një humbje e madhe të ardhurash.
Ukraina është një prodhues i madh global i drithërave dhe farave vajore, por eksportet e saj janë goditur rëndë që nga pushtimi i Rusisë. Bllokada ruse e porteve të Ukrainës në Detin e Zi ka bërë që tani të shihen forma alternative për të eksportuar drithëra me anë të lumenjve dhe hekurudhave.
15:40-Ukraina: Mbi 32 mijë rusë të vrarë që nga fillimi i luftës
Ukraina ka publikuar shifrat e përditësuara të humbjeve ushtarake ruse që prej fillimit të Luftës Rusi-Ukrainë, 24 shkurt. Sipas zyrtarëve ukrainas, ushtria e tyre ka vrarë më 32.300 rusë. shkruan skynews.
Sipas raportit të ushtrisë, Ukraina ka shkatërruar 1.432 tanke, 3.492 automjete të blinduara, 718 sisteme artilerie, 226 raketahedhës, 97 sisteme të mbrojtjes kundërajrore. Gjithashtu, forcat ukrainase kanë shkatërruar 213 avionë, 178 helikopterë dhe 583 dronë.
Rikujtojmë se gjatë një deklarate ditën e sotme, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ekziston mundësia që rreth 40,000 trupa ruse mund të vriten deri në fund të qershorit.
15:27-Macron: Franca ka hyrë në ekonomi lufte, duhet të organizohemi
Presidenti francez Emmanuel Macron, ka paralajmëruar qytetarët e tij duke u shprehur se vendi ka hyrë në një ekonomi lufte, sipas la repubblica.
Në këtë mënyrë ai ka theksuar se është i domosdoshëm organizmi për të përballuar këtë situatë.
“Duhet të mendojmë për rimëkëmbjen e ekonomisë. Ky ndryshim i ritmit duhet të na bëjmë të reflektojmë. Duhet të jemi në gjendje të rindërtojmë më shpejt atë që është më e domosdoshme për forcat tona të armatosura, për aleatët tanë, për të gjithë ata që duan të na ndihmojnë”, theksoi presidenti francez.
15:01-Policia ukrainase: 1200 trupa ende të paidentifikuar
Deri në 1200 trupa, përfshirë disa të gjetur në varreza masive, nuk janë identifikuar ende, ka thënë kreu i Policisë Kombëtare të Ukrainës, sipas agjencisë së lajmeve Interfax, shkruan BBC.
Ihor Klymenko tha se ishin hapur proçedime penale në lidhje me vdekjen e më shumë se 12,000 civilëve– shumë prej tyre të gjetur edhe në varre masive. Rreth 75% e të vdekurve ishin burra, rreth 2% fëmijë dhe pjesa tjetër gra, tha ai. Më shumë se 1,500 civilë vdiqën vetëm në rajonin e Kievit, me 116 trupa të gjetur në një varr të vetëm në qytetin e Bucha.
Oficerët e zbatimit të ligjit thanë se identifikimi i disa prej trupave pritet të zgjasë.
“Ky është një proces i gjatë, mjaft i mundimshëm, sepse shumë trupa janë dekompozuar dhe nuk mund të identifikohen, tha ai për Interfax.
Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje të hënën për një rritje të buxheteve të mbrojtjes pas pushtimit rus të Ukrainës, duke thënë se Franca tani ishte në një bazë ekonomie lufte.
Duke folur në “Eurosatory”, një panair i industrisë së armëve, Macron tha se Evropës i duhej një industri shumë më e madhe e mbrojtjes për të shmangur mbështetjen te furnizuesit diku tjetër për nevojat e saj të pajisjeve.
“Që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt, Franca ka hyrë në një ekonomi lufte në të cilën besoj se do ta gjejmë veten për një kohë të gjatë”, tha ai.
Macron shtoi se ai i kishte kërkuar ministrisë së mbrojtjes dhe shefave të shtabit të forcave të armatosura që të përshtatnin një plan kornizë gjashtëvjeçare të shpenzimeve të mbrojtjes që shkon deri në vitin 2025 me situatën e re gjeopolitike, për t’u përshtatur me mjetet me kërcënimet.
Edhe para Ukrainës, shpenzimet ushtarake franceze ishin rritur gradualisht që kur Macron erdhi në pushtet në 2017 për të arritur në 41 miliardë euro këtë vit, dhe aktualisht është planifikuar të arrijë në 50 miliardë euro në 2025.
Sipas gazetës “Le Monde”, agjencia qeveritare e armatimit DGA po shqyrton një projektligj që do të lejonte rikufizimin e pajisjeve civile ose fabrikave civile për të prodhuar armë.
“Ndërsa qeveritë evropiane forcojnë buxhetet e mbrojtjes, ata kanë nevojë për një industri më të madhe të mbrojtjes me bazë në BE për të përmbushur nevojat e reja ushtarake”, tha Macron.
“Le të mos i përsërisim gabimet e së kaluarës në vazhdim. Shpenzimi i shumave të mëdha për blerje nga diku tjetër nuk është një ide e mirë”, u shpreh presidenti francez.
14:13-Vladimir Klitschko: Lufta do të trokasë edhe në derën e evropianëve
“Lufta shkatërron jetën. Dhe kjo luftë do të trokasë edhe në derën e evropianëve dhe gjermanëve. Kjo nuk duhet nënvlerësuar”.
Kështu ka deklaruar Vladimir Klitschko, vëllai i kryetarit të bashkisë së Kievit, Vitali.
Në një intervistë për Bild boksieri ka folur për situatën e luftës në Ukrainë. Ai thotë se konflikti do të zgjasë.
“Konflikti ka tre muaj që vazhdon dhe do të zgjasë edhe më shumë. Dhe do të shkatërrohen edhe më shumë jetë dhe ndërtesa,” përfundoi ai.
12:13-Përdori rrugë të re detare, anija me misër ukrainas mbërrin në Spanjë
Një anije që transportonte 18,000 tonë misër ukrainas ka mbërritur mëngjesin e kësaj të hënë në një port në veriperëndim të Spanjës. Anija ka mbërritur duke përdorur një rrugë të re detare që synon të shmangë bllokadën e Rusisë ndaj porteve të Ukrainës në Detin e Zi.
Anija e mallrave Alppila, që mbante misrin, mbërriti në portin spanjoll të A Coruña para agimit të së hënës dhe do të shkarkohet deri të martën, tha zyra e shtypit e portit për CNN.
Kjo është ngarkesa e parë e misrit ukrainas që arrin në Spanjën veriperëndimore përmes detit, duke përdorur “një rrugë të re detare të hapur në Detin Baltik për të shmangur bllokimin e marinës ruse të porteve të Ukrainës në Detin e Zi që nga fillimi i luftës”.
Lufta e Rusisë në Ukrainë mund të çojë deri në 49 milionë njerëz në uri ose kushte të ngjashme me urinë për shkak të ndikimit të saj shkatërrues në furnizimin dhe çmimet globale të ushqimit, dhe vendet po përpiqen të gjejnë një mënyrë për të shmangur bllokadën. Të dielën, një zyrtar i qeverisë ukrainase i tha Reuters se Ukraina ka identifikuar rrugë alternative për të eksportuar grurin.
Zëvendësministri i Jashtëm dhe Shefi i Transformimit Dixhital Dmytro Senik tha se Ukraina po përpiqej të krijonte rrugë të reja me Rumaninë, Poloninë dhe shtetet baltike për të le
11:03- Zyrtari: Ukraina humb çdo ditë deri në 200 ushtarë
Midis 100 dhe 200 trupa ukrainase vriten në luftë çdo ditë, sipas këshilltarit të presidenentit, Mykhailo Podolyak. Ai i tha BBC-së se Rusia “po përdor çdo gjë jo-bërthamore në front”.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy më herët tha se numri ditor i vdekjeve ishte deri në 100 persona, ndërsa totali i humbjeve nuk është ende i qartë. Ai pretendon se Rusia mund të kapërcejë 40,000 humbje deri në fund të qershorit.
Ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksii Reznikov e përshkroi situatën luftarake si jashtëzakonisht të vështirë.
Kur lufta po shkonte keq për Rusinë, shumë menduan se presidenti Vladimir Putin mund të pretendonte fitoren pas disa fitimeve në Donbas dhe më pas të dilte nga një konflikt që ka dëmtuar seriozisht ekonominë dhe ka shtrirë burimet e saj.
Por Kremlini e ka bërë të qartë se pret që Ukraina të njohë të gjitha përfitimet që Rusia ka bërë që nga fillimi i pushtimit, diçka që Kievi e ka përjashtuar.
10:05-Zelensky kërkon më shumë armë nga Perëndimi: Na duhen “Iron Dome” dhe sistemet raketore “Patriot”
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për më shumë sisteme moderne të mbrojtjes ajrore për vendin e tij, duke thënë se më shumë se 2600 raketa janë dërguar në vend që nga fillimi i pushtimit, shkruan BBC.
Zelensky ka kërkuar sistemin Iron Dome të Izraelit dhe sistemet raketore amerikane Patriot, të cilat sipas tij janë pikërisht këto armët që i duhen Ukrainës. Por mbrojtja ajrore nuk është e vetmja gjë që kërkojnë ukrainasit. Ata thonë se kanë nevojë të dëshpëruar për më shumë sisteme artilerie, ndërsa vazhdon beteja në rajonin lindor të Donbasit.
Lufta për Severodonetsk është kthyer në një betejë të përgjakshme në rrugë, me viktima të shumta nga të dyja palët. Mes tyre është edhe ish-ushtari britanik, i vrarë të premten e kaluar. Një këshilltar i Presidentit Zelensky bëri homazhe për Jordan Gatley, duke thënë se “ai ishte një hero i vërtetë”.
Mykhailo Podolyak tha: “Ne do ta kujtojmë gjithmonë kontributin e tij për mbrojtjen e Ukrainës dhe botës së lirë”.
09:06-Zelensky: Ukraina po lufton për “çdo metër” të Severodonetsk
Në fjalimin e tij tradicional mbremjen e djeshme, Presidenti i Ukrainës Zelensky tha se Rusia po dërgonte “rekrutë që nuk ishin trajnuar mirë dhe ata të mbledhur nga mobilizimi i fshehtë” në rajonin lindor të Donbasit, sipas BBC.
Sipas tij, Rusia po vendos forca rezervë në Donbas për të forcuar sulmin në qytetin Severodonetsk, “ku po zhvillohen luftime të ashpra për çdo metër”, si dhe Lysychansk, Bakhmut dhe zona të tjera.
“Numri i trupave të vrarë rusë mund të kalojë kufirin e 40,000 në qershor. Në asnjë luftë tjetër në kaq shumë dekada, Rusia nuk ka pësuar kaq shumë humbje,” tha ai, duke akuzuar gjeneralët rusë se e shohin popullin e tyre si “mish për top”.
Ai u bëri thirrje edhe një herë liderëve botërorë që t’i ofrojnë Ukrainës sisteme moderne të mbrojtjes raketore, duke përmendur viktimat nga sulmi i fundit raketor në Ukrainën perëndimore.
08:23-Amnesty International akuzon Rusinë për krime lufte në Kharkiv
Amnesty International ka akuzuar Rusinë për krime lufte në Ukrainë në Kharkiv, sipas një raporti në lidhje me krimet në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës. Bombardimet e përsëritura të lagjeve të banuara në Kharkiv kanë vraë dhe plagosur qindra civilë dhe si të tilla përbëjnë krime lufte, shkruan The Guardian.
Kjo është e vërtetë si për goditjet e kryera duke përdorur grupe (municione), ashtu edhe për ato të kryera duke përdorur lloje të tjera raketash të padrejtuara dhe predha artilerie të padrejtuara.
Rusët kanë përdorur municione dhe raketa në drejtim të zonave të populluara civile.
Amnesty tha se kishte zbuluar prova në Kharkiv të përdorimit të përsëritur të bombave thërrmuese 9N210 dhe 9N235 dhe minave tokësore, të cilat të gjitha janë të ndaluara sipas konventave ndërkombëtare.
Raporti, i titulluar “Çdokush mund të vdesë në çdo kohë”, detajon se si forcat ruse filluan të shënjestrojnë zonat civile të Kharkiv në ditën e parë të pushtimit më 24 shkurt. Bombardimet “e pamëshirshme” vazhduan për dy muaj, duke shkaktuar pothuajse të gjithë qytetin prej 1.5 milionë banorësh.
Njerëzit janë vrarë në shtëpitë e tyre dhe në rrugë, në kënde lojërash dhe në varreza, ndërsa kanë qëndruar në radhë për ndihma humanitare, ose duke bërë blerje për ushqime dhe ilaçe,” tha Donatella Rovera, Këshilltare e Lartë për Reagimin ndaj Krizave të Amnesty International.
“Forcat ruse duhet të mbajnë përgjegjësi për këto krime të tmerrshme.”
Administrata Ushtarake e Kharkiv tha për Amnesty se 606 civilë ishin vrarë dhe 1,248 janë plagosur në rajon që nga fillimi i konfliktit. Rusia dhe Ukraina nuk kanë nënshkruar konventat ndërkombëtare që ndalojnë municionet thërrmuese dhe minat kundër personelit.
Kryerja e sulmeve pa dallim që rezultojnë në vdekje ose lëndim të civilëve, ose dëmtim të objekteve civile, përbën krime lufte.”
07:39- Gruri i bllokuar nga rusët, Ukraina gjen rrugë alternative për eksport
Ukraina ka identifikuar rrugë alternative për të eksportuar depot e drithërave, ka thënë një zyrtar i qeverisë në Kiev.
“Ne po bëjmë çmos për të siguruar që ato 22 milionë tonë drithë që tani janë të bllokuara nga Rusia në portet e Ukrainës do të arrijnë në destinacionin e tyre”, tha për Reuters të dielën Zëvendësministri i Jashtëm dhe Shefi i Transformimit Dixhital Dmytro Senik, gjatë një samiti aziatik të sigurisë në Singapor.
“Me ndihmën e miqve dhe partnerëve tanë, domethënë Rumanisë, Polonisë dhe shteteve baltike, gjetëm dy rrugë që na ndihmojnë të eksportojmë këto produkte bujqësore”, tha Senik.
Zëvendësministri i Jashtëm tha se këto rrugë po hasin “blloqe” të cilat po ngadalësojnë procesin e eksportit. Megjithatë, ai thotë se janë të vendosur për eksportet. Seniku u shpreh më tej se nuk kishte asnjë shifër se sa drithë ishte lëvizur nëpër këto rrugë.
Miliona tonë drithë janë bllokuarnë Ukrainë, të ruajtura në kapanone dhe në portin në Odesa, duke çuar në një rritje dramatike të çmimeve globale të ushqimeve që ka të ngjarë të përkeqësohet ndërsa lufta vazhdon.
Ukraina është eksportuesi i katërt më i madh në botë i misrit dhe eksportuesi i pestë më i madh i grurit, sipas Departamentit të Shtetit, dhe programi i OKB-së për të luftuar pasigurinë ushqimore blen rreth gjysmën e grurit të saj nga Ukraina çdo vit. /abcnews.al/