Ukraina: Mbi 32 mijë rusë të vrarë që nga fillimi i luftës

schedule15:40 - 13 Qershor, 2022

schedule 15:40 - 13 Qershor, 2022

Ukraina ka publikuar shifrat e përditësuara të humbjeve ushtarake ruse që prej fillimit të Luftës Rusi-Ukrainë, 24 shkurt. Sipas zyrtarëve ukrainas, ushtria e tyre ka vrarë më 32.300 rusë. shkruan skynews.

Sipas raportit të ushtrisë, Ukraina ka shkatërruar 1.432 tanke, 3.492 automjete të blinduara, 718 sisteme artilerie, 226 raketahedhës, 97 sisteme të mbrojtjes kundërajrore. Gjithashtu, forcat ukrainase kanë shkatërruar 213 avionë, 178 helikopterë dhe 583 dronë.

Rikujtojmë se gjatë një deklarate ditën e sotme, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ekziston mundësia që rreth 40,000 trupa ruse mund të vriten deri në fund të qershorit.

/abcnews.al