Minutë pas minute/ Opozita tre orë protestë, pjesëmarrje modeste, por agresive. Molotov PS-së dhe institucioneve. Lëndohen 10 efektivë

schedule21:05 - 7 Tetor, 2024

schedule 21:05 - 7 Tetor, 2024

TIRANË- PD thirri sot një protestë para kryeministrisë. Selia blu nuk dha shumë detaje mbi mënyrën e organizimit, por ka deklaroi se do të ketë akte të mosbindjes civile.

Ndonëse me një pjesëmarrje modeste të protestuesve, protesta nisi dhe vijoi agresive. Me t’u mbledhur para kryeministrisë, protestuesit kanë nisur të sulmojnë policinë me lëndë piroteknike, ndërsa kanë hedhur molotov drejt kryeministrisë.

Ora 20:22 – “Ndaloni sulmet me molotov”/ Protesta, policia: Janë dëmtuar 10 efektivë

Policia deklaroi se janë dëmtuar 10 efektivë, nga sulmet e protestuesve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta.

Që prej fillimit të tubimit një pjesë e protestuesve  sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse.

Ora 19:51 – Molotov drejt Bashkisë së Tiranës, protestuesit përleshen me forcat e policisë

Ka vijuar hedhja e molotovit nga ana e protestuesve të opozitës, këtë herë drejt Bashkisë së Tiranës. Ka vijuar hedhja e molotovit nga ana e protestuesve të opozitës, këtë herë drejt Bashkisë së Tiranës. Jeta e efektivëve të policisë u vu sërish në rrezik ndërsa një prej efektivëve, ndodhje mes flakëve në momentin e shpërthimit të molotovit. Si kundërpërgjigje me qëllim, shpërndarjen e turmës, policia përdori ujë dhe gazlotsjellës

Ora 19:45 Molotov edhe drejt Ministrisë së Brendshme, rrezikohen jetët e efektivëve të policisë

Molotov edhe drejt Ministrisë së Brendshme nga protestuesit e opozitës. Hedhja e molotovit ka rrezikuar jetët e efektivëve.

Ora 19:38 – Militantët djegin PS, dy vjet pasi dogjën PD. Protestuesit e opozitës, dhunë dhe flakë drejt selisë “rozë”

Dy vjet pasi dogjën selinë e PD, protestuesit e opozitës kanë hedhur molotov drejt selisë së Partisë Socialiste.

Ora 19:34 – Molotov drejt selisë “rozë”, protestuesit në rrugë, bllokojnë makinat

Protestues të opozitës kanë hedhur molotov drejt selisë së Partisë Socialiste. Ata janë përplasur fizikisht edhe me efektivë të policisë.

Ora 19:26 – Protesta e opozitës pa skenar, të “hallakatur” rrugëve të Tiranës, bllokojnë trafikun

Protesta e opozitës vijon pa skenar, teksa militantët e saj ecin të “hallakatur” rrugëve të Tiranës.

Në një nga akset në qendër të kryeqytetit, ata kanë ecur midis makinave, duke bllokuar trafikun.

Ora 19:09 – Turma e protestuesve nis zhvendosjen. Bardhi e Nika liderë të protestës/ Udhëheqin protestuesit drejt sheshi ‘Skënderbej’

Protestuesit e opozitës kanë nisur të zhvendosjen nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, aty ku krijuan tensione duke u konfontuar me policinë.

Para godinës së Kryeministrisë, të paktë në numër, por agresivë, ata hodhën lëndë djegëse dhe molotov.

Ora 19:00 – Hidhet molotov para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë

Kanë filluar tensionet në protestën e PD. Militantët e kësaj force politike kanë hedhur molotov drejt Kryeministrisë.

Ata janë përleshur edhe me forcat e policisë, të cilët kanë formuar një kordon. Pjesëmarrja e protestuesve është i ulët, por protestuesit janë sjellë në mënyrë agresive.

Ora 18:50 ABC News sjell pamjet me dron, pjesëmarrje modeste te ‘Dëshmorët e Kombit’, por agresive

PD ka thirrur sot një protestë para kryeministrisë e njoftuar për të nisur në orën 18:00. Selia blu nuk ka dhënë shumë detaje mbi mënyrën e organizimit, por ka deklaruar se do të ketë akte të mosbindjes civile. Ndonëse me një pjesëmarrje modeste të protestuesve, protesta duket se ka nisur agresive. Me t’u mbledhur para kryeministrisë, protestuesit kanë nisur të sulmojnë policinë me lëndë piroteknike, ndërsa kanë hedhur molotov drejt kryeministrisë.

Ora 18:24 Protesta/ Policia ka listën e “rrëmujaxhinjve”. Nuk ndalet qarkullimi, në rrugët e tjera të kryeqytetit jeta vijon normalisht
Policia e Shtetit ka në dorë një liste me emra personash, të cilët kanë qenë protagonistë të rrëmujave në protestat e kaluara të organizuara nga Partia Demokratike. Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra raporton se janë mbi 30 persona, të cilët janë nën vëzhgimin e shtuar të Policisë.Konkretisht, në rast se u konstatohen gjëra të paligjshëm, këta protestues do ndalohen dhe do të shoqërohen drejt komisariateve përkatëse.

Ora 18:16 ABC News sjell pamjet me dron, shumë pak protestues në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’
Ndonesë kemi hyrë në orën e protestës së thirrur nga PD, ABC News sjell me dron pamjet nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit.
Ashtu sic shihet edhe nga pamjet, ka nisur mbërritja e protestuesve të parë. Sakaq forca të shumta policie janë planifikuar të angazhohen për mbarëvajtjen e protestës.

Ora 18:08 Opozita nuk i ndahet flakëve/ Protesta, nis djegia e gomave para Presidencës
Opozita nuk i ndahet flakëve. Me nisjen e protestës, ka filluar edhe djegia e gomave, siç opozita ka bërë edhe në aksionet e saj të mëparshme. Përpara godinës së Presidencës, është djegur një gomë, e cila më pas është shuar nga efektivët.Ndërkaq në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, paërpara godinës së Kryeministrisë, aktualisht ka një numër të ulët të protestuesve.

Ora 17:58   VIDEO/ Protesta, forcat e policisë formojnë kordon para godinës së Kryeministrisë
Pak para fillimit të protestës së opozitës, forcat e policisë kanë formuar një kordon para godinës së Kryeministrisë.Për protestën, do të jenë të angazhuar mbi 1 mijë efektivë policie.Opozita ka paralajmëruar protestë kombëtare, pasditen e sotme në 18:00, duke mbajtur të fshehtë skenarin që do të ndiqet në protestë.

Ora 14:46 Protesta/ Ambasada amerikane paralajmëron qytetarët e saj në Tiranë
Ambasada amerikane në Tiranë, pralajmëron qytetarët e saj për protestën që pritet të mbahen pasditen e kësaj të hëne. Në njoftimin zyrtar, ambasada amerikane thekson se një demonstratë është planifikuar të mbahet të hënën, më 7 tetor. “Protestuesit planifikojnë të mblidhen në Kryeministri në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës.” thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane, e cila ndër të tjera u kërkon qytetarëve të saj në Tiranë, të shmangin vendgrumbullin e prostuesve.