Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike ka votuar për emrat e anëtarëve për Kryesinë e PD-së.
Me zgjedhjen e Kryesisë nga Këshilli Kombëtar, përfundon mandati i Komisionit të Rithemelimit.
Nga 47 kandidatë që janë në fletën e votimit do të zgjidhen 20 anëtarë, 6 zonja dhe 14 zotërinj.
Ajo që ra në sy ishte rikthimi në listën e kandidatëve i Jozefina Topalli, Arben Imamit dhe Florion Mimës.
Gjithashtu pjesë e listave ishin edhe deputetja Ina Zhupa si dhe deputeti Kasëm Mahmutaj, të cilët ishin të vetmit që morën pjesë në Kuvendin e 30 Prillit.
Siç bëri të ditur edhe kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, të gjithë anëtarët do të kenë nga 2 fletë votimi, një me listën e zonjave ku duhet të zgjedhin jo më shumë se 6 dhe një me listën e kandidatëve meshkuj ku duhet të zgjedhin jo më shumë se 14.
Lista e kandidatëve

Gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar të PD Sali Berisha ka karikuar anëtarët e PD për “betejën” që do të zhvillojnë kundër qeverisë. Me tone motivuese, Berisha ka theksuar se objektivi i radhës i opozitës është të rrëzojnë qeverinë të cilën e quajti “kalbësirë”.
“T’i shkurtojmë ditët kësaj qeverie. Ata që mendojnë se ky regjim është i fortë gabojnë. Ka para krimi pafund. Ky regjim është kalbësirë kalbësirë kalbësirë. Pse e Rithemeluan anëtarët PD? E Rithemeluan se sepse e panë se Shqipëria humbi orientimin e saj perëndimor. Rama fajin e gjen te Europa dhe përpiqet të kërcënojë. Dumani një serial killer i cili vriste në të katër anët për llogari të bandave të qeverisë. Cili nuk e dinte cili nuk dinte lidhjet direkt me Ramën të bandës së Elbasanit të Durrësit Shkodrës e bandave të tjera. Cili si dinte lidhjet patologjike të Taulant Ballës me Suel Çelën, të gjithë i dinin por tani ato kanë dalë sheshit”.
Para anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, Berisha shtoi se demokratët presin prej tyre “udhëheqje, vizion, vendosmëri çdo ditë”.
46 anëtarë të Partisë Demokratike do të garojnë sot për t’u zgjedhur nga Këshilli Kombëtar i PD-së anëtarë të Kryesisë së PD-së. Gjatë fjalës së tij kreu i PD Sali Berisha tha se Rithemelimi është një proces unik i PD, ndërsa ka kujtuar dhe humbjet e partisë kur ishte në drejtimin e Lulzim Bashës.
“Ne mblidhemi sot në këtë takim, mbledhje shumë të rëndësishme për të zgjedhur forumin drejtues të PD për 4 vitet që vijnë për zgjedhur kryesinë e kësaj partie. Ky përbën një moment të veçantë.
Shënon përfundimin me sukses të një procesi të vazhdueshëm procedurash aktesh Kuvendesh referendumesh të papara ndonjëherë në këtë parti dhe unike në historinë e një force politike që në themel kishin lirinë e anëtarëve të kësaj force. Në këtë proces ne ia dolëm kundrejt vështirësive të jashtëzakonshme. Të jemi më të vendosur se kurrë në misionin tonë.
Miqtë e mi sa herë që të analizosh këtë proces e arritje historike gjen se merita absolute u takon anëtareve dhe anëtarëve të PD. Ata në 8 vite kishin ruajtur si gjënë më të çmuar misionin e tyre të lirisë. Ata u ngritën sapo u dha kushtrimi u ngritën në këmbë për të shpëtuar forcën e tyre politike.
PD kaloi nga humbja në humbje për shkak të udhëheqjes së saj problematike e dështake për shkak të pazareve të dorëheqjes së saj dhe jo për shkak të anëtarëve. Ata iu përgjigjën çdo thirrje në 8 vite. Sakrifikuan në 8 vite”.
Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se Partia Demokratike ia doli pavarësisht të gjitha vështirësive. Sipas Berishës “PD kaloi nga disfata në disfatë për shkak të pazareve të udhëheqjes së saj dhe kjo nuk duhet harruar”.
Në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka hapi zyrtarisht mbledhjen, ku sot do të zgjidhen anëtarët e rinjtë të kryesisë së partisë, ndërsa fjalën e nisi me një urim për rikthimin e Berishës në krye të partisë.
“Urime për zotin Berisha, i cili u rikthye në PD pas një periudhe të vërtetë intensive, duke nisur që nga foltorja e parë ku filloi kjo lëvizje që na silli sot këtu. Sot jemi në fazën përmbyllëse të një pune kolosale të energjive të çliruara nga PD, si radhë herë në këto vitet e fundit, mes vështirësive që si kishim imagjinuar. Por mesa duket që nga diçka e keqe të nis dhe të dalë diçka e bukur dhe e mirë. Në fare pak muaj të gjithë bashkërisht, PD është angazhuar në disa aktivitete.
Kemi pasur një referendum të PD, patëm një palë zgjedhje lokale që rezultuan do të thoja determinuese, jo vetëm për PD, dhe jetën tonë të brendshme, por iu tregua shqiptarëve se kjo parti edhe në këto kushte, jo vetëm mund të fitojë, por mund t’ju japë shpresë edhe atyre që i kishin humbur shpresat. E kam fjalën për fitoren që arritëm në Shkodër.”, tha ai.
11:01-Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, mbërrijnë Bylykbashi dhe Hajdari

Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike për zgjedhjen e Kryesisë së PD-së. Të parët që kanë mbërritur në selinë blu janë Oerd Bylykbashi dhe Rudina Hajdari.
/abcnews.al/


