Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Mbledhja e Këshillit, Paloka uron Berishën për rikthimin në krye të PD: Zbulon numrin e anëtarëve të pranishëm

schedule11:20 - 28 Maj, 2022

schedule 11:20 - 28 Maj, 2022

Në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka hapi zyrtarisht mbledhjen, ku sot do të zgjidhen anëtarët e rinjtë të kryesisë së partisë, ndërsa fjalën e nisi me një urim për rikthimin e Berishës në krye të partisë.

Urime për zotin Berisha, i cili u rikthye në PD pas një periudhe të vërtetë intensive, duke nisur që nga foltorja e parë ku filloi kjo lëvizje që na silli sot këtu. Sot jemi në fazën përmbyllëse të një pune kolosale të energjive të çliruara nga PD, si radhë herë në këto vitet e fundit, mes vështirësive që si kishim imagjinuar. Por mesa duket që nga diçka e keqe të nis dhe të dalë diçka e bukur dhe e mirë. Në fare pak muaj të gjithë bashkërisht, PD është angazhuar në disa aktivitete.



Kemi pasur një referendum të PD, patëm një palë zgjedhje lokale që rezultuan do të thoja determinuese, jo vetëm për PD, dhe jetën tonë të brendshme, por iu tregua shqiptarëve se kjo parti edhe në këto kushte, jo vetëm mund të fitojë, por mund t’ju japë shpresë edhe atyre që i kishin humbur shpresat. E kam fjalën për fitoren që arritëm në Shkodër.”, tha ai.

Paloka deklaroi se mbi 200 anëtarë të janë të pranishëm në mbledhje, duke plotësuar kështu kuorumin.

“Ky Këshill Kombëtar do të fitojë dinjitetin që për fat të keq në 8 vite e humbi, do marre rolin si vite e humbi, organizëm i rëndësishëm mes dy Kuvendeve, rol që e kishte humbur, për mbase me qëllim u rritën numrat edhe të anëtarëve të Këshillit dhe Kuvendin që e bënte praktikisht të pambledhshëm jo më të merret  vendime që nuk i mori kurrë. Do ta çojmë PD në fitore. Mbi 200 anëtarë të Këshillit janë të pranishëm, kështu që dhe kuorumi është plotësuar”, tha Paloka.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!