LIVE/ Kërkohet një President, PS jep “besën”. Raundi i parë digjet pa një emër, opozita e përçarë

schedule11:10 - 13 Maj, 2022

schedule 11:10 - 13 Maj, 2022

Kanë nisur sot takimet mes maxhorancës dhe grupeve parlamentare të opozitës për arritjen e një marrëveshjeje për emrin e Presidentit që do të zëvendësojë Ilir Metën pas korrikut, kur i mbaron mandate. Socialistët konfirmuan dje se nuk do të votonin një emër të tyrin të henën edhe pse do të jetë raundi i parë nga pesë raunde që Kushtetuta parashikon gjithsej për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Ndërkohë, opozita është bërë pjesë e procesit duke shpresuar në sinqeritetin e maxhorancës se nuk do ta zgjedhë vetëm me votat e saj kreun e shtetit pas tre raundeve të para kur kërkohen vetëm 71 vota.

Si zgjidhet Presidenti?

Kushtetuta parashikon 5 raunde votimi për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Në tre raundet e para, Presidenti duhet të zgjidhet me 3/5 e votave, pra 84 vota. Sipas ndryshimeve të bëra sëfundmi në Kushtetutë, në rast se në fund të tre raundeve nuk është zgjedhur ende një person, atëherë kalohet në raundin e katërt, ku Presidenti duhet të zgjidhet me 71 vota. Nëse në raundin e katërt njëri prej kandidatëve të mbetur në garë nuk siguron 71 vota, kalohet për votim në raundin e pestë, ku sërish duhen 71 vota. Nëse dështohet edhe në raundin e pestë, atëherë shpërndahet Parlamenti dhe shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe do të jetë maxhoranca e re që do të zgjedhë Presidentin.  

12:28 – PRESIDENTI/ Raundi i parë digjet pa një emër, çfarë ndodh tani?

U zhvillua sot raundi i dytë i negociatave mes maxhorancës dhe asaj pjese të opozitës që ka pranuar të bëhet pjesë e procesit në lidhje me emrin e Presidentit të Republikës. Sipas vendimit të Konferencës së Kryetarëve pak ditë më parë, Parlamenti do të euzaurojë ditën e hënë, datë 15 maj raundin e parë të votimit për zgjedhjen e kreut të shtetit. Kjo do të jetë tentativa e parë, por siç u konfirmua edhe sot nga të gjitha palët, duket se raundi i parë do të ezaurohet pa një emër duke bërë që zgjedhja të lihet për katër raundet e tjëra.

Kjo, pasi socialistët kanë konfirmuar se nuk do të dalin me një emër të tyrin në raundin e parë për t’i dhënë mundësinë edhe opozitës të jetë pjesë e procesit. Nga ana tjetër, pavarësisht mungesës së madhe të besimit mes palëve, Grupi Parlamentar i PD-së, përfshi edhe aleatët kanë pranuar që të bëhen pjesë e procesit duke dhënë edhe paralajmërime të forta ndaj socialistëve që të mos i përdorin ata vetëm për të legjitimuar procesin dhe më pas ta zgjedhin vetë Presidentin me votat e tyre.

Këtë e tha qartë edhe Enkelejd Alibeaj pak më parë duke theksuar se maxhoranca nuk mundet që të zgjedhë me votat e saj Presidentin pasi pjesë e Grupit Parlamentar të PS-së janë sipas tij edhe 4-5 deputetë të mbështetur nga Aqif Rakipi dhe Tom Doshi, të cilët janë shpallur “non grata” nga SHBA-të.

Alibeaj theksoi se një votim i tillë do të ishte jolegjitim, ndërkohë që nuk u takua me socialistët, ndryshe nga Fatmir Mediu, Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi.

Çfarë ndodh tani?

Ndërkohë që të hënën ezaurohet raundi i parë pa një emër, kjo u jep kohë palëve që deri në raundin e dytë të gjejnë emrat, të cilët do të fusin në votim. Me kalimin e raundit të parë pa një emër, ulen shanset e opozitës për t’i bërë presion maxhorancës për dakordësi pasi në dy raundet e fundit, pra të katërtin dhe të pestin, PS do të ketë mundësi që ta votojë Presidentin edhe me 71 vota duke e legjitimuar këtë edhe me faktin se nuk mund ta çojnë vendin në zgjedhje sërish pas më pak se një viti e gjysmë pas prillit 2021.

Si zgjidhet Presidenti?

Kushtetuta parashikon 5 raunde votimi për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Në tre raundet e para, Presidenti duhet të zgjidhet me 3/5 e votave, pra 84 vota. Sipas ndryshimeve të bëra sëfundmi në Kushtetutë, në rast se në fund të tre raundeve nuk është zgjedhur ende një person, atëherë kalohet në raundin e katërt, ku Presidenti duhet të zgjidhet me 71 vota. Nëse në raundin e katërt njëri prej kandidatëve të mbetur në garë nuk siguron 71 vota, kalohet për votim në raundin e pestë, ku sërish duhen 71 vota. Nëse dështohet edhe në raundin e pestë, atëherë shpërndahet Parlamenti dhe shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe do të jetë maxhoranca e re që do të zgjedhë Presidentin.

Taulant Balla:

Kemi zhvilluar një raund të dytë takimesh me 2 prej 3 grupeve të opozitës. Të dyja grupet që kemi biseduar ka pasur një gatishmëri për të hedhur në tavolinën e bisedimeve emra konkretë. Mediu na ka informuar edhe për një qasje për të ardhur me një emër apo disa emra konkretë nga ana e opozitës. Dua t’i them që vazhdoj të shpresoj që nga ana e grupit të PD të ketë një vendimmarrje për të ardhur dhe ta në tryezën e bisedimeve.

 Disponueshmëria jonë për t’i dhënë Shqipërisë një president jo të PS do vijojë të jetë dhe në ditët ne vijim por kjo ka disa afate. Në rast se deri tani kishim mundësi ti shtynim afatet tani s’kemi më asnjë mundësi. Në 16 maj është raundi i parë.

Afati i fundit i raundit të dytë është 23 maj. Janë disa biseda shumë të frytshme, sot më në fund kemi arritur të vendosim piketa dhe shina të një procesi që mund të na çoj tek një president sa më konsensual. Ne nuk duam ta vrasim procesin, kjo do të ishte kundërshti e asaj që po flasim. Kemi rënë dakord që të ulemi në vijim.

Enkelejd Alibeaj:

Duhet të përcaktohen disa kritere. Një president anti-komunist, pra nuk duhet të mos ketë anëtar i presidiumit, prokuror , gjyqtar e me radhë…Dëshmitë për angazhimin dhe çrrënjosjen e komunizmit përbëjnë avantazh dhe këto kritere janë vlera kryesore. Mund të them se jemi qëndruar fort tek çështja e kritereve dhe jemi të hapur t’i diskutojmë. Me rëndësi është procedura pasi garanton respektimin e kritereve, pra kemi qëndrimin që opozita duhet të propozojë, pra duhet një proces që të mos e shndërrojë në buzëkuq të mazhorancës, nuk do t’ja bëjmë këtë shqiptarëve dhe pres publikisht nga përfaqësuesit e mazhorancës të ketë qëndrimin e tyre. Presim reagimin e tyre dhe në bazë të reagimit do të kemi një reagim tonin.

Fatmir Mediu:

Si “Aleancë për Ndryshim” kemi vendosur që propozimet do ti bëjmë brenda opozitës, jashtë opozitës asnjë qëndrim. Unë nuk i ndaj as të rithemelimit apo ca emri i vini ju. Të gjithë deputetet duhet të marrin pjesë me një kandidat të përbashkët.

Kam folur dje edhe me Bylykbashin, Boçin, Alibeajn, koleget e grupit aleanca për ndryshim dhe ky ka qenë qëndrimi ynë, duhet të kemi një qëndrim të përbashkët për kandidat dhe me pas t’ja paraqesim mazhorancës. Siç e shikoj nuk do ketë kandidat ditën e hënë. Është absurde që politika të përjashtojë politikën, por besoj që nuk mund ta ngushtojmë në një profil të caktuar. Duhet të jemi të gjerë në fusha të ndryshime. Qëndrimi ynë ishte qe ne do të kemi një dakordesi me opozitën për të shkuar të dakordësia me mazhorancën.

Shpëtim Idrizi

“Është një detyrim kushtetues, që në tre raundet e para duhet të jetë me konsensus. E theksuam këtë gjë. Nëse zgjidhet në mënyrë të njëanshme, shërben për të zgjidhur krizën.

Presidenti duhet të jetë një person, thellësisht me eksperiencë politike. Një president që mbart edhe pjesën tjetër të konsensusit do ta luante shumë mirë këtë rol.

Ne gjetëm një vullnet të mirë. Nuk do të kemi një president të zgjedhur në mënyrë të njëanshme. Ramë dakord, që kemi hyrë në një proces kushtetues….Duhet të fokusohemi në emra konkretë. Sot nuk janë propozuar emra. Palët duhet të bashkohen tek ai president mbi palët. PDIU e ka treguar që është gjithnjë e gatshme që të takohet më të gjithë. Kemi heshtur dhe nuk fusim duart në problemet e një partie si PD. Kjo parti si aset dhe e mirë politike, është e nevojshme  për të balancuar pluralizmin.”

11:36- Alibeaj: PS s’mund ta zgjedhë e vetme Presidentin me votat e deputetëve të “non gratave”

Enkeljd Alibeaj ka dalë në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit nga ku bëri të ditur se ia ka përcjellë mazhorancës dhe dy Grupeve të tjera Parlamentare opozitare qëndrimin zyrtar të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

“Figura e presidentit do një proces real. Një figurë që të jetë e shqiptarëve, mbi palët politike. E për të arritur në këtë pikësynim ne jemi ofruar për të pasur një proces të sinqertë, të bazuar në kritere, procedurë. Ja kam përcjellë qëndrimin zyrtar të PD-së përfaqësuese të mazhorancës.”

Alibeaj, i cili nuk u ul në tryezën e negocimeve me Taulant Ballën ditën e sotme, tha se procesi duhet bërë në sy të të gjithë shqiptarëve dhe se ai vetë nuk është për “procese të dhomave të errëta.” Ai shtoi se tashmë pret një reagim nga mazhoranca dhe nga dy Grupet e tjera Parlamentare opozitare.

“Ne kemi propozuar kritere. Duhet të jetë një president i cili të dalë në sy të shqiptarëve. Të përcaktohen ca kritere. Dhe, duhet një president antikomunist. Është edhe një kriter, për mos aktivizimin në fushën politikë për 5 vitet e fundit, ky kriter nuk është i shkruar në gur.”

Kreu i Grupit Parlamentar të PD tha po ashtu se për çështjen e kritereve dhe komunizmit ka marrë mbështetjen e Mesila Dodës dhe Fatmir Mediut.

“Pres publikisht që mazhoranca të ketë reagimine  tyre. Pas reagimit të tyre do të kemi edhe ne një reagim. Derisa të ketë një përgjigje, nuk e di si mund të ecim,” tha Alibeaj.

10:46 –Negociatat për kreun e shtetit, Mediu: Pa dakordësi me opozitën, nuk ka me mazhorancën

Ka përfunduar takimi i kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste me dy Grupet Parlamentare të opozitës në Kryesinë e Kuvendit.

Pas takimit me Ballën, Damian Gjiknurin dhe Elisa Spiropalin, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha se duhet një proces i përbashkët opozitar për të përcaktuar kandidaturat që plotësojnë kushtet. Me aq sa po shoh procesin, tha Mediu, të hënën nuk besoj se do të ketë një kandidat.

“Duhet të kemi një proces të përbashkët opozitar për të përcaktuar kandidaturat që plotësojnë kushtet. Siç shoh procesin, nuk mendoj se do të ketë kandidat ditën e hënë. Është absurde që politika të përjashtojë politikën. Besoj që nuk mund ta ngushtojmë vetëm në një profil të caktuar, të jemi më të gjerë sa i përket kritereve. Qëndrimi ynë është që do të kemi një dakordësi të opozitës, pastaj me mazhorancën”, tha Mediu.

10:23 – Takimi me Ballën, Idrizi: Gjetëm vullnet të mirë, nuk do të kemi president të njëanshëm

“PDIU e ka gjithë vullnetin të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit dhe të luajë rolin e saj.” Kështu është shprehur para gazetarëve kryetari i kësaj partie Shpëtim Idrizi i cili bashkë me Mesila Dodën u takuan mëngjesin e së premtes me kreun e Grupit Parlamentar socialist. Taulant Balla.

Idrizi theksoi se në situatën në të cilën gjendet politika shqiptare momentalisht, është e rëndësishme që kreu i ri i shtetit të zgjidhet në mënyrë konsensuale dhe që të mos jetë i njëanshëm. Kreu i PDIU tha se në këtë takim gjetën një vullnet të mirë dhe u duk i bindur që nuk do të zgjidhet një president i njëanshëm.

“Është një detyrim kushtetues, që në tre raundet e para duhet të jetë me konsensus. E theksuam këtë gjë. Nëse zgjidhet në mënyrë të njëanshme, shërben për të zgjidhur krizën. Presidenti duhet të jetë një person, thellësisht me eksperiencë politike. Një president që mbart edhe pjesën tjetër të konsensusit do ta luante shumë mirë këtë rol. Ne gjetëm një vullnet të mirë. Nuk do të kemi një president të zgjedhur në mënyrë të njëanshme. Ramë dakord, që kemi hyrë në një proces kushtetues….Duhet të fokusohemi në emra konkretë.”

Sa i përket emrave konkretë, Idrizi tha se ishte ende herët që në këtë takim të sotëm të listoheshin emra.

“Sot nuk janë propozuar emra. Palët duhet të bashkohen tek ai president mbi palët. PDIU e ka treguar që është gjithnjë e gatshme që të takohet më të gjithë. Kemi heshtur dhe nuk fusim duart në problemet e një partie si PD. Kjo parti si aset dhe e mirë politike, është e nevojshme  për të balancuar pluralizmin.”

Pas Idrizit, Taulant Balla do të takojë në kryesinë e Kuvendit edhe kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu.

08:14 – Negociatat për Presidentin, Balla takon sot Mediun dhe Dodën, por jo Alibeajn

Teksa na ndajnë vetëm tre ditë nga raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të shtetit, i cili do të pasojë në këtë detyrë Ilir Metën, sot do të vijojnë negociatat mes grupeve parlamentare.

Takimet do të zhvillohen të ndara. Në orën 09:00 nisi takimi mes Ballës dhe Mesila Dodës, ndërsa në orën 10:00 pritet që kreu i grupit parlamentar të PS-së të takohet me Fatmir Mediun.

Gazetarja e Abcnews.al, Erneta Shevroja mëson se Enkelejd Alibeaj edhe pse ndodhet në kryesi, nuk do të ketë një takim me Taulant Ballën. Ai  do të ketë një prononcim për mediet.

Çështja e presidentit të ri ka thelluar edhe më shumë përçarjen në Partinë Demokratike. Kreu i grupit të PS, Taulant Balla do të takojë nesër krerët e grupeve të opozitës, ndërkohë që nuk dihet nëse do të ketë një takim mes tij dhe Enkelejd Alibeajt.

I ftuar në studion  e “Log.” me Endri Xhafon, deputeti i PD, Luçiano Boçi, i caktuar si negociator nga “Rithemelimi” zbuloi se sot i ka bërë ftesë Enkelejd Alibeajt. Boçi tha se ka ftuar Alibeajn që të jetë pjesë e grupit negociator të tyre, duke e cilësuar këtë si akt përbashkues.

Ftesa e Boçit ndaj Alibeajt vjen ndërkohë që maxhoranca ka përjashtuar kategorikisht bisedimet me Berishën dhe mbështetësit e tij për presidentin.

20:01 – 12 Maj, 2022- “Nuk do t’i lusim për Presidentin”, Metaj: Negociata me opozitë “non grata” nuk ka

I ftuar në “Radari Informativ” me Juli Xhokaxhi në ABC deputeti socialist Ilir Metaj përsëriti edhe një herë atë që kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë: Propozimet që vijnë nga Rithemelimi për presidentin e ri nuk do të merren në konsideratë.

Metaj tha se mazhoranca është e hapur për çdo propozim nga ajo që ai e cilësoi si opozita legjitime, që ka dhe një numër më të madh deputetësh në parlament.

“Historiku e ka treguar që filozofia e kësaj mazhorance është të shtrijë dorën e bashkëpunimit ndaj opozitës. Opozita legale është PD. De jure është ajo që ka shumicën në parlament.”

E ndërsa gazetarja i kujtoi se edhe nga PS ka figura të futura në listën e zezë të SHBA-ve, deputeti socialist tha se asnjë prej tyre nuk ndodhet në parlament.

“Nuk bashkëpunojmë asnjëherë me një opozitë të shpallur non grata. Përgjegjësia është individuale. Asnjë rregull i shkruar nuk është thyer nga mazhoranca.”

Por, ka emra që qarkullojnë mes shumicës për një kandidat të mundshëm për president? Deputeti Metaj nënkuptoi që po, por shtoi se për sa kohë ata nuk janë komunikuar për t’u pyetur nuk është etike që të përmenden.

Ndërkohë, në seancat e votimit në parlament, nëse opozita bojkoton, Metaj theksoi se askush nuk do u lutet.

“U kemi dhënë mundësinë të ndërgjegjësohen për rolin që kanë në proces, por nuk do t’u lutemi nga gjumi letargjik. Nëse në tre seancat e para do të vijojnë kështu, është punë për ta.”

Sipas një platforme të prezantuar nga Enkelejd Alibeaj, kandidati për President duhet të jetë së pari antikomunist. PS e ka refuzuar këtë platformë.

Lexo edhe: Presidenti, nesër “përballet” maxhoranca me opozitën, të pathënat e procesit: Zbulohet nisma e PS

Ndërsa Mediu është shprehur se do të ishte mirë që opozita të dilte me një kandidat të përbashkët dhe të merrte pjesë në proces. Sipas Mediut, nëse nuk dilet me një kandidaturë konsensuale, atëherë opozita duhet të mbajë një qëndrim.

Mësohet se socialistët nuk do të kenë një emër në raundin e parë, duke i lënë rrugë të hapur negociatave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!