TITRANË- Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, i është drejtuar popullit shqiptar me mesazhe falënderues nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Ai tregoi nga takimi me disa shqiptarë në Amerikë duke treguar se një javë më parë ata i kanë treguar se çfarë do të bënte ai gjatë vizitës së tij në Tiranë.
“Jam pa fjalë. Mendoj se po të kisha një gjykim të shëndoshë nuk do thoja asgjë. Jam pa fjalë. Dua tju falënderoj për një moment, që do ta ruaj si thesar për gjithë jetën time. Jam mirënjohës për atë që kryeministri tha lidhur me Kosovën. Unë dhe Hillary jetojmë në New York që është vendi me përqendrimin më të madh të shqiptarëve të Amerikës. Një javë para se të largohesha po ecja dhe kalova bri tre restorantëve të shkëlqyera shqiptare. Njerëzit dolën dhe të tregonin për axhendën time këtu. E dinin më mirë ata se çfarë do bëja unë këtu. Dua t’i them faleminderit kryeministrit për fjalët që ai tha”, tha ai./n.m.abcnews.al