Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balluku i kalon stafetën Ministrit të ri të Infrastrukturës dhe Energjisë: Nuk më ndihmon t’ju shoh përballë me emocion

schedule14:36 - 6 Mars, 2026

schedule 14:36 - 6 Mars, 2026

Belinda Balluku i ka dorëzuar sot stafetën Ministrit të ri të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.

“Si gjithmonë është kënaqësi dhe emocion të jem me ju. Duhet thënë që cdo rrugëtim ka fillimin dhe fundin e tij dhe sot unë jam këtu padyshim për t’i vënë një fund këtij rrugëtimi, që kemi bërë së bashku në 7 vite, por me gjurmë të jashtëzakonshme ne MIE.

Kam qenë me fat që këtë rrugëtim e kam bërë me ju, me burra dhe gra të përkushtuar për të realizuar vizionin e një lideri të madh sic është Edi Rama, për të realizuar cdo premtim të programit politik të PS dhe të qeverisë shqiptare.



Më vjen mirë që gjatë këtij rrugëtimi jemi përballur me vështirësi që padyshim kanë qenë sfiduese por na kanë bërë më të fortë, dhe c’ka është më e rëndësishme kanë ngritur ndër ju skuadrën më të mirë më profesionale dhe më frymëzuese të administratës shqiptare dhe këtë e them më plot gojën pasi e thonë kolegët e mi.

MIE, është një shembull për tu marrë se si një skuadër e përkushtuar ia del që të cojë përpara punë projekte vepra që mendoheshin të parealizueshme. Nuk më ndihmon fare t;ju shoh përballë me emocion, ndaj Lika, Enkelejda.” u shpreh Balluku.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!