Lituania bën thirrje për rritjen e forcave të NATO-s në krahun lindor të aleancës

schedule15:21 - 30 Maj, 2023

schedule 15:21 - 30 Maj, 2023

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Naušeda, bërit thirrje për rritjen e forcave të NATO-s në krahun lindor të Aleancës, në sfondin e luftës së vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë.

“Ne kemi nevojë për mbrojtje ajrore dhe raketore dhe një prani më të madhe të forcave aleate në rajon”, tha Nauceda sot pas takimit me presidentin gjerman Frank-Ëalter Steinmeier në Vilnius.

“Angazhimi afatgjatë i Gjermanisë për sigurinë e Lituanisë është thelbësor për të gjithë krahun lindor të NATO-s,” theksoi ai.

Steinmeier, foli për luftën shekullore të Lituanisë për liri dhe i premtoi vendit ndihmë në rast të një sulmi rus.

Lituanezët kanë “një dëshirë të pashuar për liri dhe i kanë rezistuar sundimit të huaj. Ne do t’i mbështesim ata. Siguria e tyre është edhe siguria jonë”, theksoi ai.

“Së bashku do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s”, shtoi Steinmeier.

Rikujtojmë se samiti i NATO-s do të mbahet korrikun e ardhshëm në Vilnius të Lituanisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!