Listat, Gjiknuri mesazh Ramës: Kam qejf të jem në Vlorë! Teknologjia në zgjedhje? S’ia vlen, dokrra

schedule20:11 - 4 Janar, 2021

schedule 20:11 - 4 Janar, 2021

Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu ku u shpreh i bindur që PS-ja do të fitojë mandatin e tretë qeverisës. “PS e ruan rezultatin që ka pasur në 2017. Është fituese” tha ai.

Por kush do ta udhëheqë listën e Vlorës, Rama apo Gjiknuri? “Rama udhëheq listën e të gjithë Shqipërisë. Shpresoj që të jetë në Vlorë. Unë jam si drejtues politik i të gjithë atij procesi. Listën e di kryeministri, më leverdis, do të kisha qejf të isha në Vlorë” tha ai. Por cili është objektivi i PS-së në këtë qark në zgjedhjet e 25 prillit?

Minimalisht tetën qe e kemi në 2017, rezultati më i thellë, por do të luftojmë të shkojmë më shumë”, deklaroi ai, edhe pse e di që nuk janë më të mirët në mënyrë absolute. “Nuk ka të mirë absolute, por të mirë të mundshme”.

Lexo edhe: Gjiknuri: PS di të mbajë përgjegjësi, krimi nuk i dikton detyrat e politikanëve

Por a ishte vota e emigrantëve një premtim gënjeshtër? Gjiknuri në këtë pikë tregon problemet, ndërsa merr shembull Amerikën. “Vota e emigrantëve nuk është premtim gënjeshtër, është e shoqëruar edhe me disa masa të tjera, e shikon cfarë po ndodh në Amerikë, arrin presidenti e vendos në dyshim sistemin. 

Duhet të kesh adresa të sakta. Qeveria ka nxjerrë akte nënligjore, platforma është funksionale, nuk është se ti je në shtëpi dhe të vjen një letër sikur plotëson një loto. Një pjesë e tyre nuk kanë interes. Shumë njerëz e kanë kuptuar se do u vijë një zarf te shtëpia, do të plotësojë një emër dhe… jo, kjo është kaos, e hedh në erë sistemin”.

Milionat eurot për teknologjinë në zgjedhje i cilëson të hedhura dëm. “Paratë janë shpenzime të hedhura vetëm për të zbutur dhe kuruar frikërat e opozitës, për mua nuk ia vlen. Për shkak të pretendimeve të kota, mbase ia vlen. Nuk ndryshon gjë teknologjia. Nuk është vërtetuar që njerëz kanë mbushur kutitë në mënyrë masive. Këto dokrrat me vjedhje votash janë bërë qesharake”.

Ndalur te sulmet politike, Gjiknuri tha se asnjëherë nuk ka pasur akuzë penale kundër tij. “Unë jam pikërisht pjesë e asaj, që ngrihet akuza mediatike. Nuk kam pasur asnjëherë akuzë penale, zëdhënësa partish. Përveç një akuze në 2016 nga KLSH, që u gjykua dhe doli një dokërr politike. Të tjerat kanë qenë biseda të nxjerra nga kontekste të caktuara” tha ai.

Por cfarë mendon ai tani për dosjen e prokurorisë për abuzimet me rrugën Tiranë-Elbasan? Ish-ministri i Infrastrukturës fajëson drejtësinë. “Unë bërë detyrim time. Ajo vepër e rëndësishme përfundoi, i dhamë zgjidhje. Por faktikisht shteti ka pësuar një dëm 50 e ca milionë dollarë për të shkak të papërgjegjshmërisë  së disa zyrtarëve. Kishte fakte, prokuroria ndërmori hetimet e saj, nuk e kam ndjekur më pas çështjen” tha ai.  / db/Abcnews.al