“Listat e PS, fituese”/ Braimllari: Përtej të majtës dhe të djathtës. Vota në 11 maj, për anëtarësimin në BE

schedule13:27 - 26 Mars, 2025

schedule 13:27 - 26 Mars, 2025

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Tiranë, Endrit Braimllari thotë se listat e kandidatëve për deputetë të kësaj force politike, janë fituese.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Braimllari u shpreh se listat e socialistëve, janë me njerëz përtej të majtës dhe të djathtës.

“Unë kam qenë i qartë në vendimmarrjen time për të qenë pjesë e Partisë Socialiste. Sinjalet që vinin nga PS për më hsumë se 1 vit, kisht të bënte me mbështetjen e një gjenerate të re. Këto sinjale ishte sinjae pozitive, dhe shkonte kah asaj që unë kam bërë këto vite. Unë kam bëra kërkesë publike dhe pastaj u bëra pjesë e këtij ekipi. Mu dha një mundësi nga PS. Jam çdo ditë në takime me qytetarë, për të shpalosur platformën, për të kërkuar votë masive për PS në qarkun e Tiranës. Nëse rruga është drejt BE, kërkohet një mbështetje përtej të majtës dhe të djathtës. Duket shumë qartë që PS ka konceptuar lista fitues, përtej të majtës dhe të djathtës. Krahu tjetër, ka vendosur një listë që mbron rezultatin e opozitës. Kuptohet që ambicia e PS është të kapë 1 milion vota. Në këto zgjedhje, qytetarët kanë dy alternativa, PD me alternativën e saj dhe PS me alternativën e saj. PS ka guxuar, në lista të mbyllura ka shumë të rinj. Në lista të hapura ka personazhe të fortë. Ishte hapja e PS, që çdo qytetar e ka pritur. Një person që merret me politike, shikon aty ku është mundësia për t’u përfshirë në ekip, që të shpalosësh aftësitë e tua. Është mundësia dhe vizioni që ka treguar vitin e fundit, dhe të hapjes”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!