Listat e KLGJ dhe KLP: Drejtësi goglash apo zbatim i frymës së Kushtetutës?

schedule16:49 - 7 Shkurt, 2018

schedule 16:49 - 7 Shkurt, 2018

Parlamenti Shqiptar do të votojë në seancën plenare listën me antarët për Këshillin e lartë të Gjyqësorit dhe atij të Prokurorisë, të dalë nga një proces shorti. Kjo listë është përfolur nga politika por jo vetëm, mbi aftësitë profesionale dhe ato morale për të qënë pjesë e drejtësisë së reformuar. Për të paktën një nga kandidatët por edhe për një pjesë të politikës, kjo nuk është drejtësia për të cilën ranë dakort më 21 Korrik.

Prej 8 Shkurtit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit zyrtarisht plotësojnë vakancat për anëtarët jo gjyqtarë dhe jo prokurorë.

Është kjo është lista përfundimtare me kandidatët e zgjedhur me short në mbledhjen e tretë dhe të fundit të nënkomisionit parlamentar përgjegjës.
Të gjitha palët politike, në një moment apo tjetrin, gjatë procesit shprehën keqardhjen ezgjedhjes së anëtarëve jo në bazë të meritës, por fatit të dhuruar nga shorti.

Dialogu politik për të cilin flet Klotilda Ferhati i referohet mundësisë së nënkomisionit ku bënte pjesë, për të përzgjedhur nga 30 kandidatët, me 4 vota anëtarët më të mirë.

Ky short, i përsëritur tre herë mes kandidatëve të filtruar nga komisionet ad hoc dhe përpiluar nga sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, solli edhe largimin vullnetar të njërit prej kandidatëve për anëtarin nga avokatia për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.

Ky nuk është mendimi i deputetes socialiste, Klotilda Ferhati, e cila edhe pse njeh zhvlerësimin e mekanizmit zhbllokues, evokon punën e të ashtuquajturave filtra paraprak.

Për avokatin Saimir Vishaj, janë pikërisht gabimet e filtrave paraprak ato që duhet të ishin korrigjuar në nënkomisionin, ku zonja Ferhati bën pjesë.

Janë pikërisht këto filtra paraprakë që për opozitën parlamentare kanë ndotur procesin dhe janë zyrtarizuar me vulën e nënkomisionit të kryesuar nga Ulsi Manja.

Bëhet fjalë për anëtaret Fatmira Luli dhe Nurihan Seiti-Metaj, të denoncuar nga opozita me dokumenta si të përfshira në gjyqe politike të kohës së komunizmit. Socialistët mbajnë një tjetër version.

“Për çdo pretendim është dhënë kundërpërgjigje e fakte, gjithçka e servirur ishte përpjekje e ulët sa i takon integritetit professional të atyre që kandidojnë, por edhe pseudo kompetencës së atyre që i servirën në komision, jo referuar akteve por duke u vlerësuar e analiza të mangëta juridike”.

Nuk u quajt i tillë rasti i dy kandidatëve të denoncuar nga opozita dhe përjashtuar nga mazhoranca më tre vota.

Ky përjashtim duhet të kishte ndodhur edhe për emra të tjerë, që sot shorti i përzgjodhi kandidatë sipas atij të tërhequr Saimir Vishaj.

Pikërisht për këtë ngërç flet edhe opozita kur akuzon mazhorancën për kapje të sistemit të drejtësisë dhe prodhimit të kësaj liste të paligjshme përmes procesit pa dakordësi të nënkomisionit.

Këto rregullime do të kërkonin sërisht një shumicë të cilësuar në parlament, në një kohë, kur mazhoranca, të paktën në retorikë, ka mohuar çdo përpjekje për rishikim ligjor apo kushtetues të opozitës. Një këshillë i erdhi kolegëve të listës së anëtarëve jo magjistratë të diskutuar politikisht dhe moralisht si të përshtatshëm për postin e zgjedhur.

Lista me kandidatë do të votohet në parlament për të kërkuar 94 vota deputetësh. Nëse ky proces dështon, lista konsiderohet e miratuar automatikisht duke e kthyer në simbolik votimin e së enjtes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!