Lista serbe tërhiqet nga koalicioni qeveritar në Kosovë

schedule13:09 - 27 Mars, 2018

schedule 13:09 - 27 Mars, 2018

Partia “Lista Serbe” e minoritetit serb në Kosovë ka njoftuar vendimin e saj për t’u tërhequr nga koalicioni qeveritar i kryeministrit Ramush Haradinaj. Kjo është bërë e ditur nga kryetari i kësaj force politike, Goran Rakiç. Vendimi erdhi pas një konsultimi të gjatë që deputetët e Listës Serbe zhvilluan me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Pas takimit, krerët politikë të serbëve nga veriu i Kosovës dolën në një konferencë për shtyp bashkë me drejtorin e zyrës për Kosovën në qeverinë e Beogradit, Marko Gjuriç. Ky i fundit nxiti tensionet mes dy vendeve pasi hyri ilegalisht në territorin e Kosovës dhe më pas u arrestuar nga forcat speciale, të cilët e ekstraduan për në Serbi. Në konferencë, deputetët e Listës Serbe njoftuan se nesër do të zhvillohet një mbledhje në Veri të Mitrovicës. Ndërsa me 20 prill do të formojnë Asociacionin e Komunave Serbe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!