Kandidatja për deputete në radhët e PS, Iris Luarasi në një intervistë për ‘Tirana Live’ u shpreh se qëllimi i saj në politikë është të sjellë perspektivën e shoqërisë civile dhe akademike.
“Pavarësisht se bëhesh pjesë e një formacioni politik, qëllimi im është të sjellë perspektivën e shoqësisë civile dhe akademike duke qenë një urë lidhëse mes qytetarëve dhe institucioneve.
Nuk jam te pjesa e mirë e kalkulimeve të 1 milionë votave, por njerëzit që merren me sondazhe mendojnë që është një objektiv i arritshëm dhe nëse njerëzit që punojnë për PS e kryjenë punën siç duhet edhe fushatën po ashtu.”
Më tej, Luarasi u shpreh se të qenurit pjesë e listës së mbyllur të ofron një komoditet dhe është zgjedhja më e mirë për njerëzit që hyjnë për herë të parë në politikë dhe duhet të funksionoj gjithmonë e tillë.
“Kur je në listë të mbyllur, nuk mund të thuash që nuk je në pozicion komod. Të gjithë janë në pozicion komod krahasur me ata që janë në listë të hapur. Unë mendoj që për njerëz që hyjnë për herë të parë në formacione politike, duhet të funksionoj gjithmonë sepse 1 muaj e gjysmë t’i nxjerrësh në terren të mbledhin vota për veten e tyre nuk është një gjë e mundshme.
Në momentin kur partitë kërkojnë vota edhe brenda llojit të tyre nuk e bën të përshtatshme edhe për njerëzit në lista të hapura. Kjo është zgjidhja më e mirë për njerëz që futen për herë të parë dhe që kanë vite në politikë. Ka një lloj ndershmërie brenda kësaj ndarje por nuk është shumë e lehtë kur e mendon që ka dhe depuetë që duhet të marrin pozicionin e tyre në listë të hapur.”