Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Zvarritja e gjyqit për Berishën, strategji e dobët politike’, avokati Petraj: Sot mund të merret një vendim

schedule13:26 - 23 Prill, 2025

schedule 13:26 - 23 Prill, 2025

Avokati Edmond Petraj, i ftuar në ‘News Line’, komentoi gjykimi për dosjen Partizani të Berishës, ku GJKKO do të mblidhet sot në seancën e rradhës.

Sipas avokatit, zgjidhja e një procesi të tillë është 30-45 ditë dhe se zvarritja e çështjes është një strategji e dobët politike. Më tej, Petraj u shpreh se sot pritet të merret një vendim mbi dosjen Partizani e cila ka disa kohë që është ‘në duart e drejtësisë’

“Procesi varet nga rëndësia e mënyrës dhe vlerës që ka dosja. Gjyqtari vlerëson mangësitë e hetimit dhe fatin e dosjes. Nuk kemi ndonjë lloj situate që mund të them ipse po shtyhet çështja. Zgjidhja e një procesi të tillë është 30-45 ditë, zgjat kaq shumë sepse ka kërkesa të shumta nga mbrojtja, ndryshimi i trupës gjykuese dhe strategji politike të zvarritjes së mbrojtjes.



Janë disa element që lidhen dhe shtyjnë procesin. Strategjia politike e zvarritjes së procesit është ku çështjet kanë ngarkesë dhe përdoren për konsum mediatic në mënyrë q ëtë shërbejnë për qëllime politike. Gjyqtari i seancës paraprake pasi ka caktuar avokatin, sot mendoj që duhet të merret një vendim. Nëj gabim procedurial të kthen pas dosjen dhe procesin.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!