Këtë të mërkurë janë prezantuar edhe kandidatët e Shkodrës. Në këtë takim kryeministri Edi Rama renditi edhe zhvillimet e arritur në Shkodër falë punës intensive, duke nënvizuar edhe projekte të tjera që do t’i japin Shkodrës më shumë zhvillim.
Po ashtu kryeministri ka komentuar edhe listën e demokratëve, duke e cilësuar atë një “kënetë” dhe shumë qesharake për Shkodrën.
“Kemi bërë një tranfuzion të gjakut në PS. Në këtë skuadër janë edhe ata që me siguri do të jenë pjesë e asaj stafete që do të kalojë në duart e një gjenerate tjetër. Unë besoj shumë që ajo që filluam me Benetin që rezultoi histori suksesi, duke i dhënë Shkodrës mundësinë të zgjedhë, përtej llogoreve partiake është sot edhe në këtë skuadër. Ka njerëz që vijnë nga një rrugë e gjatë me PS, nga një rrugë e nisur me PD, njerëz që vijnë nga emigracioni, eksperiencat e ndryshme, apo ëndrrat e pasionet deri dhe tek më të rinjtë fare të Shkodrës që janë të përfaqësuar. Ne duam të bëjmë shumë për Shkodrës sepse është lënë shumë mbrapa. Jemi në një betejë me një prapambetje të madhe. Kemi ndryshuar Malësinë e Madhe, Pukën, Fushë Arrëz, Vaun e Dejës. Duke vendosur Shkodrën në qendër do të ndryshojnë të gjitha. Do e mbështesim Shkodrën që me projekte madhore, deri tek hekurudha Durrës-Prishtinë që do cekë Shkodrën. E deri tek projektet e vogla në dukje, por shumë domethënëse. Por na duhet mbështetja e popullit të Shkodrës, socialistëve dhe demokratëve të Shkodrës që janë rikthyer sërish tek disa personazhe që të vjen zor t’i përmendësh emrin që i kanë vënë atje në listën e këneta. Shkodra deri para se të vinte Beneti, ka qenë Shkodra. Lista e deputetëve të Shkodrës, është një kënetë përjashto zonjën që është atje në Parlament”, tha Rama.
/abcnews.al/