Liruan të dënuarin, jepet masa e sigurisë për policët në Kukës

schedule18:03 - 16 Shkurt, 2019

schedule 18:03 - 16 Shkurt, 2019

Gjykata e Krimeve të Rënda cakton masën e sigurisë burg pa afat për dy titullarë të policisë së Kukësit, ndërsa dy efektive i la me detyrim paraqitje. Vendimi i Krimeve të Rënda erdhi pas hetimeve për lirimin e gabuar të narkotrafikantit Naser Gashi.

Lirimi i Naser Gashit, një i dënuar për narkotrafik pak javë më parë nga Prokuroria dhe Policia e Kukësit ka sjellë një furtunë në kupolën e policisë lokale. Shërbimi për Çeshtjet e Bendshme dhe Ankesat ekzekutoi 4 urdhra të Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, për dy titullare dhe dy efektive policie në Kukës. Për dy prej tyre u caktua  masat e sigurisë “Arrest me burg”, ndërsa për 2 të tjerë “Detyrim paraqitjeje”.

Katër uniformat blu akuzohen se nëpërmjet korrupsionit, falsifikimit ose shpërdorimit të detyrës kanë lejuar lirimin e Gashit, të dënuar me 7.4 vite burg. Gjykata ka caktuar arrest me burg për Agim Bashen, Shefin e Komisariatit të Policisë Kukës, i shpallur në kërkim. Ndaj kreut të Komisariatit të Kukësit është ngritur akuza për korrupsion pasiv. Burg pa afat u caktua dhe për të ndaluarin Kujtim Spahia, me detyrë specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Kukës. Kurse për Ferdinand Gjetën, drejtor i policise kufitare në Kukës dhe Shkëlzen Ibaj, me detyrë specialist në Sallën e Komandimit në policinë e Kukësit gjykata dha masën e sigurise detyrim paraqitje. Masat e sigurimit për këta oficerë e punonjës policie, pas hetimeve që po kryhen për një procedim penal, ku rezulton se me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kundërshtim me ligjin dhe në mos-përmbushje të ushtrimit të detyrës, kanë sjellë lirimin nga dhomat e paraburgimit të Naser Gashit. Prokuroria për Krimet e Rënda vijon hetimet për të sqaruar pozitën e punonjësve të tjerë të Policisë dhe të Prokurorisë së  Kukësit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!