Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Lironi pengjet dhe përfundoni luftën”, familjarët e pengjeve izraelite sërish në protestë

schedule09:30 - 3 Shtator, 2025

schedule 09:30 - 3 Shtator, 2025

Familjarët e pengjeve izraelite që mbahen në Gaza kanë protestuar sërish duke bërë thirrje që të gjendet një zgjidhje për të afërmit e tyre dhe të kthehen në shtëpi.

E quajtur si “Dita e trazirave”, siç u paralajmëruar edhe më herët shumë qytetarë kanë dalë në protesta duke kërkuar fundin e luftës, ndërsa i kanë vënë flakën disa objekteve që ndodheshin pranë rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Jerusalem.

Në një deklaratë, protestuesit i përshkruan bisedimet si një “dështim total” dhe akuzuan qeverinë se kapitulloi para të djathtës ekstreme dhe “fundosi” një propozim armëpushimi të pranuar nga Hamasi.

Demonstratat filluan në orët e para të mëngjesit. Ndërsa protesta po përhapet edhe në zona të tjera.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!