“Lironi aksin ose do marrim masa”/ Policia thirrje me altoparlant protestuesve te mbikalimi i Shkozetit

schedule18:07 - 29 Tetor, 2024

schedule 18:07 - 29 Tetor, 2024

Policia i ka kërkuar protestuesve të opozitës që të lirojnë rrugën, të cilën ata e kanë bllokuar që prej orës 17:00, te mbikalimi i Shkozetit.

Uniformat blu kanë bërë thirrje me altoparlant protestuesve, teksa kërkuan lirimin e menjëhershëm të aksit, ndryshe paralajmëruan se do të marrin masa.

“Lirimin e menjëhershëm në mbikalimit e Shkozetit, në rast të kundërt, do të kryhen veprime procedurale për fillimin e ndjekjes penale sipas Kodit Penal, për organizimin dhe pjesëmarrjen në tubime dhe grumbullime të paligjshme”, ishte thirrja e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!