Lirohet Sali Berisha/ GJKKO revokon masën e sigurisë, SPAK e kundërshton

schedule10:14 - 27 Nëntor, 2024

schedule 10:14 - 27 Nëntor, 2024

TIRANË- Gjykata e Posaçme liroi të mërkurën nga arresti shtepiak ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai mbahej i izoluar prej 11 muajsh në banesë, pasi spak e akuzon per korrupsion ne lidhje me hetimet mbi aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Gjyqtarja Flojera Davidhi pranoi kerkesen e avokateve te Berishes, qe pretendonin se masa shtrenguese ndaj Ish-kryeministrit duhej te revokohej me argumentin se ai nuk mund te cënonte me hetimet dhe ne te njejten kohe nuk mund te largohej apo ti shmangej hetimeve pasi dosja është dorëzuar në gjykatë dhe ndodhet në fazën e seancës paraprake.

Nga ana tjeter prokurorët e SPAK i thanë gjykatës që të qendronte ne fuqi masa e arrestit ne shtepi, ndersa pritet ti drejtohen me ankimim gjykates se apelit per te rikthyer serish ne izolim. Prej 30 dhjetorit te kaluar ditë në të cilën iu caktua masa e arrestit, Berisha ka dalë nga banesa që gjendet në rrugën Mustafa Matohiti vetëm dy herë, dhe në të dy rastet intenerari ishte Prokuroria e Posaçme.

Për shkak se Berisha rrefuzoi te zbatonte masen e pare te caktuar ndaj tij, ate te detyrimit per tu paraqitur ne prokurori, spak kerkoi ashpersim te mases dhe gjykata vendosi qe te izolohej ne banese. Ishin prokurorët e Posaçëm Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai që ju drejtuan gjykatës për ahspërisim të masës së sigurisë dhe caktimit për të të arrestit në shtëpi.

SPAK mbylli hetimet dhe i komunikoi zyrtarisht akuzën e korrupsionit në dosjen Partizani ish kryeministrit. Bashkë me të SPAK ka kërkuar që të gjykohet edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, që mbahet i izoluar në banesë për korrupsion e pastrim parash por edhe dy biznesmene dhe një notere.

Vendimi i gjykatës:

Ish-kryeministri Sali Berisha qëndronte në masën e “arrestit shtëpiak” prej 30 dhjetorit 2023.

Kjo masë e dytë shtrënguese erdhi pasi ai nuk pranoi të zbatonte vendimin e parë të GJKKO-së për masën e sigurisë “detyrim me paraqitje”.

Gjykata Kushtetuese pak ditë më parë e cilësoi si kushtetuese masën “Detyrim paraqitje” që kishte caktuar GJKKO-ja, pavarësisht ankesës, që bëri mbrojtja e Sali Berishë në këtë organ./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!