Lirohet kryetari i FRPD në Shkodër

schedule20:41 - 19 Gusht, 2019

schedule 20:41 - 19 Gusht, 2019

I ka zgjatur vetëm disa orë shoqërimi në komisariat kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Shkodër Arvid Bushati. Në orët e mbrëmjes kur po organizohej një protestë e simpatizantëve të PD para komisariatit,  Bushati është lënë i lirë.

Më herët gjatë ditës ai u shoqërua pas ngjarjeve në Shkodër. Fillimisht ai që e denoncoi ndalimin e tij ishte ish-deputeti i PD, Bardh Spahia. Ai tha se shoqërimi është bërë me urdhër politik dhe oficeri i policisë nuk kishte asnjë mandat nga prokuroria.

/ABC News Albania 24/7