Lirohen kapacitetet tek Infektivi, ulet numri i urgjencave nga Tirana

schedule11:39 - 10 Mars, 2021

schedule 11:39 - 10 Mars, 2021

Pas fluksit të shtuar në shkurt duket se tashmë Infektivi po “merr frymë” disi më i liruar. Gazetarja Ema Shazivari raporton se ka një lirim kapacitetesh në këtë shërbim.

Në lirimin e kapaciteteve mund të ketë ndikuar edhe hapja e tre spitaleve rajonale Covid. Deri më 15 mars, urgjencat e Tiranës dhe ato që vijnë nga jugu i vendit do t’i drejtohen Infektivit. Për rreth dy orë që gazetarja qëndroi tek Covid-1, raporton se nuk ka pasur asnjë urgjencë.

Ndërkohë, situata problematike duket tek Onkologjiku, ku si thuajse gjithmonë, ka një fluks qytetarësh për shkak të mungesës së kapaciteteve për shërbimin e kimioterapisë. sb/abcnews.al/