Lirohen edhe dy serbë të arrestuar në Prizren

schedule14:10 - 8 Prill, 2025

schedule 14:10 - 8 Prill, 2025

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se dy qytetarë serbë të arrestuar më 6 prill në Prizren, janë liruar në mungesë të provave.

“Është konstatuar se aktualisht nuk ekziston dyshimi i bazuar, si standard i nevojshëm ligjor për të justifikuar paraqitjen e kërkesës për masën e paraburgimit apo ndonjë masë tjetër për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Këtë vendim, prokuroria tha se e ka ndërmarrë pas ndalimit të të pandehurve për 48 orë dhe analizimit të të gjitha provave.

Më 5 dhe 6 prill, në Prizren dhe Gjakovë, policia arrestoi 16 qytetarë serbë, përfshirë serbë nga Kosova dhe Serbia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!