LUSHNJË- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Lushnjë-Fier”.
Policia thekson se një motomjet me drejtues një 57 vjeçar, banues në Pirrë, ka përplasur një 77-vjeçar, i cili po lëvizte në këmbë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit dhe këmbësori janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.