Lirohen 27 shqiptarët e bllokuar në Kapshticë: Do izolohen 14 ditë në hotel

schedule18:51 - 7 Prill, 2020

schedule 18:51 - 7 Prill, 2020

Nis transportimi i shqiptarëve në pikën kufitare të Kapshtices. Burime për Abc News thonë se do të lejohen 27 emigrantët të cilët do akomodohen në një prej hoteleve ne Korçë.

Mësohet se do të qendrojnë në hotel për 14 ditë. Ata qëndronin të bllokuar prej të premtes, ndërsa tani ka nisur të plotësohen procedurat, për kontroll mjekësor dhe më pas do të karantinohen në një hotel.

Ky vendim ka ardhur pas negociatave dhe marrjes përsiper të kostos, 14 ditë hotel dhe ushqim 3 vaktet nga Këshilli Koordinues i Diasporës Shqiptare. KKD e mori këtë vendim pasi kryeministri Rama deklaroi se ata do futen ne territorin tone, nëse karantinohen 2 javë në struktura hoteliere me kostot e veta. /abcnews.al