Partia Demokratike ka reaguar në një deklaratë për mediat lidhur me lirimin e ish-deputetit Mark Frroku nga Gjykata e Fierit.
“Lirimi i ish deputetit të akuzuar për vrasje Mark Frroku është prova më e re se drejtësia është plotësisht nën kontrollin e Edi Ramës dhe kupolës së tij mafioze. Kryegjykatësi Edi Rama liroi mikun e tij Mark Frroku duke vepruar njësoj si me vëllain e tij vrasës të kryekomisarit, Arben Frroku”, shkruhet në deklaratën e PD-së.
Sipas selisë blu, lirimi i Mark Frrokut, familja mafioze Xhafaj, kompromentimi i hetimeve për Saimir Tahirin dhe kapja e plotë e prokurorisë janë fundi i shtetit ligjor në Shqipëri.
“Në këto kushte i vetmi që mund të japë shpresë është populli. Ka ardhur koha që njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët nuk duan të sundohen nga krimi, të marrin në dorë fatin e tyre. Ose qeveria mafioze e Edi Ramës, ose Shqipëria. Të dyja bashkë nuk mund të zgjasin më”, përfundon deklaratën Partia Demokratike./acbnews.al