Lira turke në rënie të lirë, qytetarët në kushte ekstreme: Po pakësojmë edhe ujin e pijshëm

schedule20:57 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 20:57 - 1 Dhjetor, 2021

Rënia  e lirës turke ka sjellë rënie të ndjeshme të pagave duke sjellë vështirësi për përballimin e çmimeve të ushqimit dhe ilaçeve.

Qytetarët kanë arritur në pikën ku ata nuk mund të përballojnë as gjërat elementare si qumështi apo edhe produkte të tjera, të cilat janë gjithnjë e në rritje.

62% e qytetarëve kanë konvertuar depozitat e tyre në euro ose dollarë. Disa të tjerë po marrin hua nga bankat për të marrë valutë.

Në këtë situatë, pjesa më e madhe e popullsisë është në kushte mjerimi dhe e paaftë për të përballuar jetesën.

“Ne pakësojmë edhe ujin që pimë. Kemi arritur deri në atë pikë. Një ditë blejmë diçka në supermarket ndërkohë që të nesërmen çmimet rriten krejt papritur”, thotë njëri prej tyre. /Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!