Lira, shqiptarja që po i ndryshon jeta nga Mauro Ikardi. Historia e suksesit në Turqi

schedule08:41 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 08:41 - 11 Dhjetor, 2023

Në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC, shqiptarja Lira, ka treguar se si nga publikimi i fotos me Mauro Ikardi në rrjete sociale duket se po i ndryshon edhe jeta.

Ajo u shpreh se përpara se të bënte videon, kishte 8 mijë ndjekës, ndërsa sot janë 3 –fish.

Video ku i dorëzon futbollistit xhaketën shikohet mbi 10 milion herë.

Gjatë kësaj interviste ka treguar edhe detaje nga jeta e saj, dhe dasma shqiptaro-turke të cilën e ka bërë në Ankara. Po ashtu ajo shprehet se nuk ka harruar aspak traditën shqiptare.

/abcnews.al/