Lionel Messi magjik, 40+ gola në 11 vite radhazi!

schedule21:36 - 9 Nëntor, 2019

schedule 21:36 - 9 Nëntor, 2019

Lionel Messi vazhdon të tregojë se mbetet një ndër futbollistët më të mirë në historinë e futbollit, edhe pse i ka lënë pas vitet e tij më të mira. Sot, në sfidën ndaj Celta Vigo, ylli argjentinas shënoi 2 gola në pjesën e parë, duke bërë që Barcelona ta mbyllte fraksionin e parë të lojës në avantazh 2-1.

Numri 10 i katalanasve arriti të kalojë kuotën e 40 golave edhe këtë vit 2019, duke e bërë këtë gjë në 11 vitet e fundit. Në vitin kalendarik 2019, Messi shënoi 41 gola, ndërsa në 2010, plot 60. Në 2011, Messi shënoi 59 herë, ndërsa viti 2012, ai dhe rekordmen, pa Messin të shënonte plot 91 gola, duke parakaluar Gerd Mueller.

Në vitin 2013, “Pleshti” gjeti rrjetën 45 herë, ndërsa një vit më vonë, arriti në kuotën e 58 rrjetave të shënuara. Më pas, Messi kishte një rekord të pabesueshëm: 2015 (52 gola) 2016 (59 gola), 2017 (54 gola) dhe në 2018-ën, argjentinasi shënoi 51 gola. Këtë vit kalendarik, Messi ka për momentin 41 gola të shënuar. Fenomenal!/abcnews.al