Lionel Messi: Dua ta fitoj Champions League me PSG-në këtë sezon

schedule17:51 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 17:51 - 15 Dhjetor, 2021

Transferimi i Lionel Messit tek Paris Saint German bëri bujë të madhe në botën e futbollit.

Argjentinasi u transferua në ‘Parkun e Princave’ gjatë afatit kalimtar të qershorit.

34 vjeçari nuk i ka përmbushur pritshmëritë e tifozëve parisien pasi nuk ka arritur të shënoi shumë gola siç bënte me Barcelonën.

Messi ka treguar se cili është qëllimi i tij kryesor me Paris Saint German.

“Qëllimi i këtij viti për PSG-në është të përpiqemi për të fituar Champions Leaguen.

Po punojmë fortë dhe të bashkuar të gjithë për këtë qëllim.

Mendoj se ky është synimi për të gjithë ne, në një kompeticion special ku të gjithë skuadrat e mëdha duan të fitojnë dhe ne do të përpiqemi ta arrijmë këtë gjë të parët”, ka thënë Lionel Messi.