Një jetë me të në skenë, por edhe miq në Shkodrën e tyre, aktorja e njohur Zyliha Miloti nderon mes lotësh Zef Dedën.
Pas homazheve në teatrin ‘Migjeni’ në Shkodër, aktorja Zyliha Miloti rrëfeu për mediat takimin e fundit me Zef Dedën
“Sot Shkodra jonë është zgju pa një artist të madh, pa një ikonë. Zef Deda është personalitet i artit shqiptar. Ai ka lind me qene artist. Që në moshën 5 vjecare ka dalë në skenën e teatrit Migjeni.
Me Zefin kam punuar më shumë se 50 vjet, Zoti ia kishte fal talentin e tij artist. Është këngëtar, instrumentist, aktor, pantomimist, të gjitha të dhënat që mund të ketë një artist ia kishte fal Zot, Zef Dedës. Rrallë artista mund të kenë këto veti që kishte Zef Deda.
Fizikisht nuk është më, vepra e tij do mbetet për shekujt. Nuk lind më një Zef Dedë, një artist kaq I madh. Me dhimbje të madhe flas. Zefi kishte një katakter të vecantë, ishte I dashur gazmor, krijonte atmosferë. E kemi quajt ‘alegria e ekstradës’. Kujtime nga më të ndryshme kemi me Zef Dedën.
Do të na mungojë shumë, është humbje e madhe, për familjen, Shkodrë, Shqipërinë”
“Herën e fundit na e bëri pak qejfin. Bëri edhe pak humor me ne, sa I thamë s’dimë kush është I sëmurë këtu. Ndoshta ishin momentet e fundit të jetës së tij./abcnews.al