Limaj: Tirana e fortë edhe me mungesa, shiriti nuk ma shton presionin

schedule11:57 - 3 Nëntor, 2020

schedule 11:57 - 3 Nëntor, 2020

Përkrah trajnerit Gega ishte edhe Vesel Limaj. Mesfushori i Kukësit, i cili është graduar kapiteni i ri i ekipit, flet në konferencën për shtypin rreth takimit të javës së parë të Superiores me Tiranën (e mërkurë, 13:45), ndryshimeve te verilindorët dhe rivalëve për titull.

E dimë çfarë na pret nesër. Edhe pse kanë mungesa, do të jetë e vështirë. Dihen vlerat dhe cilësitë e Tiranës, mendoj se edhe lojtarët që do të vijnë nga stoli janë të mirë.

Unë kapiten? Është diçka e re për mua, por ndihem njësoj si vjet apo para dy viteve. Nuk ka ndryshime. Përgjegjësia është më e madhe, por nuk bëhet fjalë për presion.

Të gjithë janë larguar, vetëm unë dhe Xhika jemi nga formacioni i vitit të kaluar. Ka shumë ndryshime në ekip, por jemi përshtatur shumë mirë, kjo është kryesorja.

Rivalët për titull? Të gjithë janë të fortë. Laçi dhe Teuta kanë bërë blerje të mira, por të gjitha ndeshjet janë të forta“, deklaron 23-vjeçari i ekipit verilindor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!