Lija e majmunit vjen në kufi me Shqipërinë

schedule20:31 - 21 Maj, 2022

schedule 20:31 - 21 Maj, 2022

Një rast i dyshimtë i lisë së majmunit është zbuluar në Greqi. Rasti i parë i dyshimtë i lisë tek majmunët po vlerësohet nga autoritetet shëndetësore greke. Ai është një turist, një 29-vjeçar, i cili kishte udhëtuar në Kefaloni me partneren e tij për pushime.

I riu ka skuqje të lëkurës dhe simptoma të tjera që të ngjashme me ato të lisë së majmunit. Autoritetet shëndetësore të Kefalonisë, të cilat vlerësuan ngjarjen, e karakterizojnë atë si të dyshuar për li majmunësh.
/abcnews.al/