Lihet në arrest shtëpie Fran Frrokaj: Prokuroria më ka fyer

schedule11:10 - 3 Prill, 2018

schedule 11:10 - 3 Prill, 2018

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj do të qëndrojë në arrest shtëpie .Vendimi është dhënë nga gjykata e Apelit në Shkodër. Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar edhe seancat për të ndaluarit e tjerë që akuzohen për abuzim me pronat në Shëngjin. Për asnjë prej tyre nuk pati ndryshim mase.

Kryetari i Bashkisë Fran Frrokaj u paraqit në gjykatën e Apelit në Shkodër pas kërkesës së bërë nga mbrojtja e tij për ndryshim mase.

Për mase ishin edhe të ndaluar të tjerë të operacionit “Ranishtja 4”nënkryetari i bashkisë Lezhë, Enver Hafizi, kryetari i Këshillit të Qarkut. Një pjesë e tyre nuk ishin në sallë dhe u përfaqësuan nga avokatët mbrojtjes.

Këta të fundit kërkuan masë sigurie detyrim paraqtije ose garanci pasurore. Kurse prokuroria e Lezhës ka kërkuar arrest me burg për të gjithë të dyshuarit për tjetërsim pronash në Shëngjin. Në seancë kryebashkiaku i Lezhës kërkoi që të zbardhet e vërteta. Ai tha se ndihet i fyer nga prokuroria, e cila nuk e ka thirrur për të dëshmuar më parë.

Gjykata e Lezhës vendosi që ta lërë në arrest shtëpie Frrokajn, por pa mbikëqyrje policore.

Avokatët e tij u shprehen të pakënaqur me vendimin.

Nga të gjithë të pandehurit që u paraqitën në gjykatë Adenis Haxhia dhe Enkelejd Zefi u lanë në burg.

Të arrestuarit akuzohen se kanë tjetërsuar afro 260 mijë m2 në plazhin e Shëngjinit, tek Rana e Hedhun, duke e kthyer këtë pronë shtetërore në pronë private./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!