Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ligji për median, OSBE: Draftet janë përmirësuar, do punojmë për uljen e gjobave

schedule18:57 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 18:57 - 17 Dhjetor, 2019

Një ditë përpara votimit të parlament të ligjeve për median, njohur si paketa “antishpifje” ka reaguar edhe OSBE.

Përfaqësuesi i Zyrës së OSBE për Lirinë e Medias, Harlem Desir shkruan në Twitter se “Ne kemi punuar me Kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë e Shqipërisë deri në minutën e fundit për të përmirësuar projektligjet për median, dhe për t’i sjellë ato në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së”.

Më tej, Desir shprehet: “Shumë përmirësime janë bërë në versionin përfundimtar, të botuar sot, në krahasim me projektligjet e mëparshme: Detyrimet për regjistrim janë eliminuar; masa mbrojtëse të përgjithshme lidhur me standardet ndërkombëtare (neni 4); janë futur kufij të rreptë për marrjen e përmbajtjes (neni 132)



Rregullimi i së drejtës së përgjigjes (përgenjeshtrimi) është përshtatur me nevojat e botimeve elektronike dhe është kufizuar për të shmangur keqpërdorimet (neni 53/1); atribuimi i ri i AKEP është eleminuar”.

Ajo ç’ka veçohet në deklaratën e OSBE, është se do të ndërhyhet sërish në ligj, në mënyrë që AMA të mos vendosë gjoba abuzive ndaj medias.

“Puna do të vazhdojë për të ulur nivelin e gjobave, dhe për miratimin e një instrumenti nënligjor të ardhshëm, në mënyrë që të garantohet se nuk mund të vendosen gjobitje jo proporcionale për ofruesit e shërbimeve elektronike. Zyra ime do të monitorojë nga afër zbatimin e ligjit i cili në asnjë mënyrë nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. AMA duhet të zbatojë ligjin në një mënyrë vërtet të pavarur”, thekson Desir në deklaratën e tij.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!