Ligj i ri për përdoruesit e skuterave elektrikë në Serbi

schedule14:37 - 1 Shtator, 2023

schedule 14:37 - 1 Shtator, 2023

Serbia ka miratuar një ligj të ri për të gjithë përdoruesit e skuterave. Mediat shkruajnë se në bazë të këtij ligji të gjitë përdoruesit e skuterave elektrike nuk do të lejohen që të përdorin kufje, do të duhet që të mbajnë helmetë mbrojtëse dhe jelek që reflekton dritën dhe duhet të kenë një ngjitës të veçantë në skuter që do të shërbejë si regjistrim.

Këto janë vetëm disa nga dispozitat në propozim-amendamentet e Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor.

Ndryshimet në atë ligj janë miratuar nga Qeveria në fund të korrikut të këtij viti dhe tani janë në procedurë parlamentare. Ndër të tjera sugjerohet që drejtuesit e skuterëve elektrikë të përdorin për lëvizje vendin e biçikleta ose ku kalojnë këmbësorët dhe jo në rrygën e makinave.

Nëse dy ose më shumë drejtues biçikletash, skuterësh elektrikë, motoçikletave dhe triçikletave lëvizin në grup, ata duhet të lëvizin njëri pas tjetrit.

përdoruesve u ndalohet gjithashtu të lëshojnë timonin nga duart gjatë vozitjes, të heqin këmbët nga mbështetësja (përveç rasteve kur automjeti nuk është në lëvizje) dhe të mbahen për një mjet tjetër.

Gjithashtu, drejtuesi i skuterit nuk duhet të udhëheqë, tërheqë apo shtyjë mjete të tjera, d.m.th. kafshë. Ligji parashikon që një person nën 14 vjeç nuk mund të drejtojë një biçikletë me tri rrota në rrugët publike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!