Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Liesa Haxhiasllani “detyrohet” të pranojë publikisht që është në një lidhje, kush është ai?

schedule22:32 - 2 Janar, 2021

schedule 22:32 - 2 Janar, 2021

Shtëpia e Soiree në ABC me Jonida Shehun ishte shndërruar në një festë të vërtetë, konkretisht në “pajamas party”. Të ftuar ishin shumica e moderatorëve të ABC-së për të festuar 2021 pikërisht me të shtëpisë. Nuk munguan dhe Ardit Murataj e Liesa Haxhiasllani nga “Friends Zone”, të cilët u vendosën përballë situatave që duhet të intervistonin njëri-tjetrin.

Ardit Murataj ika bërë pyetjen e drejtpërdrejtë mikeshës së tij Liesës se “kur do e bëjë publike djalin me të cilin është i lidhur”.



Reagimi i të ftuarve ishte i menjëhershëm, të cilët nuk ishin në dijeni që në fakt Liesa po përjetonte një histori dashurie.

“Liesa e lidhur? Gëzuar, gëzuar!”, thanë të gjithë njëzëri.

“Kur ke ndërmend që ta bësh publik këtë djalin dhe kur mendon se mund të krijosh ndonjë familje ose dasëm”, e ka pyetur Arditi më tej.

“Arditi pas këtij emisioni, nuk do të jetë më miku im”, u shpreh Liesa Haxhiasllani duke qeshur.

“Mund të themi sa vjec është Taulanti?”, e ka ngacmuar më tej Ermal Peci.

“E ka Armand emrin”, u përgjigj Ardit Murataj.

Ndërsa Liesa u shpreh se për momentin nuk dëshiron që ta bëjë publik.

“Nuk jam njeri që eci me plane. Kur të jetë momenti i duhur. Jam në karrierë për momentin”, tha moderatorja e njohur./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!