Lidhjet e Ramës me ish zyrtarin e FBI? Gjiknuri: Tymnajë e Berishës për sfumuar provat e 21 janarit

schedule10:48 - 25 Janar, 2023

schedule 10:48 - 25 Janar, 2023

“Tymnajë për të sfumuar provat e reja për 21 janarin”. Kështu i ka konsideruar Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, akuzat e ngritura nga opozita për lidhje të kryeministrit Edi Rama me ish zyrtarin e FBI FBI të arrestuar nga drejtësia amerikaneish zyrt, Charles McGonigal.

“Së pari kjo është një tymnajë e ngritur nga opozita për të sfumuar faktet e reja që kanë dalë në lidhje me 21 janarin. Ngrihet një problem tjetër që gjoja ka më shumë rëndësi se vrasja e qytetarëve të pafajshëm. Nuk ka krim më të rëndë se sa vrasja e qytetarëve të pafajshëm.

Së dyti mendoj se drejtësia amerikane e ka zbardhur atë çështje. Zyrtari në fjalë, ka qenë njeri shumë i rëndësishëm, akuzohet për lidhje të tij me pagesa të një oligarku rus dhe nuk ka lidhje me ngjarjet e Shqipërisë, takimet që përmenden nuk faktojnë krime të kryera nga autoritetet shqiptare, përkundrazi ka pasur thyerje etike nga ana e tij për mospërmendjen e takimeve. Sa i takon Nik Muzin, rasti i tij i është nënshtruar drejtësisë amerikane dhe askush se ka hedhur poshtë që paratë e marra nga zotëria në fjalë kanë origjinë ruse.

Në vetvete problemi ka të bëjë se sa drejt e ka zbatuar detyrën një zyrtar i lartë amerikan në lidhje me interesat e SHBA. Këtu s’mund të bësh fajtor kryeministrin që ka takuar një zyrtar të lartë të FBI, kur çdo zyrtar i lartë do ta takonte. Mos të ngatërrojmë dosjen e provuar të Muzin, me çështje të tjera. Ky lajm ka rëndësi për Amerikën dhe jo për Shqipërinë”, u shpreh Gjiknuri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!