Lidhje mes tensioneve në veri dhe përgjimeve? Abazi: Qeveria Kurti ka dështuar, nuk merrem me spekulime

schedule12:03 - 11 Korrik, 2023

schedule 12:03 - 11 Korrik, 2023

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka qenë i ftuar në një lidhje skype me edicionin “Shqipëria Sot” dhe ndër të tjera tha se nuk mund të spekulojë se situata e krijuar në veriun e Kosovës ka ardhur edhe si pasojë e përgjimeve të ndodhura gati një vit më parë, mes kreut të Grupit Parlamentar të LVV dhe serbëve “non grata”.

Nuk mund të merren me spekulimet. Për mua në angazhimin tim politik sinqeriteti me votuesin dhe mbajtja e premtimeve është parësore. Këtu ku jam në këtë moment, sepse përplasja ime me Kurtin dhe Kusarin ka qenë për këto tema.

Një qeveri që ka ngritur shpresën e 51% të popullit nuk mund të luaj me agjenda politike të përkohshme. Kjo ka ndodhur. Është tentuar të gënjehet publike duke u shprehur se nuk është biseduar Radoicic, se çfarë marrëveshjes apo mosmarrëveshjes kanë lindur pas kësaj bisede, duke orkestruar lojëra për pushtetin lokal në veri apo edhe konfliktet me policinë e Kosovës” tha Abazi.

Në lidhje lëvizjet e opozitës në Kosovës, Abazi tha se rrëzimi i qeverisë nga opozita do të ishte platforma e radhës së viktimizimit për Kurtin dhe se ajo çfarë duhet të bëhet është detyrimi i kësaj qëverie për të dhënë dorëheqje.

Ne jemi duke shkuar në rrugën e Shqipërisë, si një polarizimi të skajshëm për të eliminuar kundërshtarët politik. Një politikë ku nuk ka debat politik konstruktiv.

Nuk duhet lejuar që institucionet të shkojnë në manipulim nëpërmjet rrjeteve sociale dhe konfrontimeve me mediat. Ne kemi një milici të “facebook “ që tenton ta paraqesë Kurtin viktimë të sulmeve nga ndërkombëtarët dhe të anatemohet kushdo që sulmon këtë qeveri.

Rrëzimi i qeverisë nga opozita, do të ishte viktimizimi i radhës së Kurtit.

Kjo qeveri duhet detyruar të tërhiqet duke debatuar dhe argumentuar në parlament për gabimet e saj” u shpreh Abazi.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!