Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump që të heqë ambasadorin Richard Grenell nga detyra e ndërmjetësit në bisedimet Kosovë – Serbi.
“Ne, anëtarët e Bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, jemi shumë të shqetësuar për situatën e rrezikshme në Republikën e Kosovës pas rënies së qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti të zgjedhur në mënyrë demokratike.Rënia ishte si rezultat i një lëvizjeje të paprecedentë të orkestruar nga disa anëtarë të elitës politike të Kosovës të përkushtuar për avancimin e interesave të tyre personale, në koordinim me të Dërguarin Special të Presidentit Trump për Negociatat e Paqes Serbi-Kosovë, Ambasadorin Richard Grenell.Lidhja Qytetare gjithmonë ka lobuar te qeveria e SHBA që në koordinim me Bashkimin Evropian të angazhohet plotësisht në gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme të konfliktit Kosovë-Serbi. Për keqardhjen tonë, Ambasadori Grenell ka keqpërdorë rëndë procesin duke e ndjekur një zgjidhje të lehtë dhe të shpejtë,” thuhet në kërkesën e lidhjes që drejtohet nga lobisti shqiptaro amerikan Joe DioGuardi.
Lidhja Qytetare kërkon që qeveria amerikane, në koordinim me Bashkimin Evropian të angazhohet plotësisht në gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme të konfliktit Kosovë-Serbi.
Ajo akuzon ambasadorin Grenell se “ka keqpërdorur” sipas saj, procesin “duke ndjekur një zgjidhje të lehtë dhe të shpejtë.”/abcnews.al