Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lidhja Demokratike e Kosovës shkarkon Vjosa Osmanin nga pozitat e saj

schedule20:38 - 20 Qershor, 2020

schedule 20:38 - 20 Qershor, 2020

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shkarkuar Vjosa Osmanin nga pozitat e saj në këtë parti.

Osmani ishte pjesë e anëtarësisë së kryesisë së LDK-së dhe nënkryetare. Ndërsa, Këshilli i Përgjithshëm i LDK vendosi që ta shkarkojë mbrëmjen e së shtunës nga këto pozita.

Lajmin e ka konfirmuar deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli me anë të postimi në llogarinë e tij në Faceebook.

Haxhi Avdyli shkruan:

“Vendimi i skandaloz për kinse shkarkimin permes Email të Vjosa Osmanit nga organet drejtuese të LDK-së, i inicuar nga njerzit pa legjitimitet qytetar, paraqet vetem një manipulim interneti e asgje më shumë. Votimi i përmes email është një vendim mashtrues dhe frigacak si gjithmonë i disa njerzëve që skanë guxim qytetar të maten e thirren si pronarë të LDK-së . Këta se kanë problem edhe ti manipulojnë rezultatet. Egziston mundesia që rezultatet i ketij sondazhi Online mund te jenë manipuluar prandaj ska vlerë as juridike as obligativ për askënd. Ne dhe secili aktivistë i LDK-së do e konsiderojnë këtë vetëm si nje sondazh pavlerë derisa ky vendim të mos mirret konform rregullave demokratike.”

Lexo edhe: Mustafa kërkon ta shkarkojë, vjen reagimi nga “kampi” i Vjosa Osmanit

Kujtojmë këtu se kreu i LDK-së, Isa Mustafa i dërguar ditën e sotme një letër Këshillit të Përgjithshëm të partisë për votimin e dy propozimeve. Një për kalimin e Avdullah Hotit në pozitën e nënkryetarit dhe tjetri për ta larguar Vjosa Osmanin nga dy pozitat që ajo mban në parti.

Siç thuhet në letër, kërkesa e Isa Mustafës erdhi pas veprimeve të Vjosa Osmanit kundër qëndrimeve të LDK-së. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!