Lideri i OBSH-së nxit vendet e G20 të ndjekin shembullin e SHBA-ve: Ndani vaksinat për koronavirusin

schedule18:29 - 23 Tetor, 2021

schedule 18:29 - 23 Tetor, 2021

Drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u ka kërkuar vendeve të G20 që të ndjekin shembullin e SHBA-së dhe të ndajnë  dozat e vaksinave.

Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ishte takuar me ambasadoren Erica Barks-Ruggles, zyrtare e Departamentit amerikan të Shtetit , dhe falënderoi Amerikën për “udhëheqjen e saj në ndarjen e dozave të vaksinave”.

Ai shkroi në Twitter: “Shpresojmë që liderët e tjerë të G20-ës të marrin shembull dhe të sigurohen që të gjitha vendet të kenë furnizim të mjaftueshëm për të arritur mbulimin 40% deri në fund të vitit 2021”. /abcnews.al/