Liderët europianë në Tiranë/ Zv.ministri Dobi: Event i madh, përfitime të shumëfishta për Shqipërinë

schedule20:17 - 16 Maj, 2025

schedule 20:17 - 16 Maj, 2025

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi e cilëson një event të madh për Shqipërinë, mbajtjen e samitit të komunitetit politik evropian.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Dobi u shpreh se kjo do të ketë përfitime të shumëfishta për Shqipërinë.

“Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme, kjo është mbledhja e komunitetit politik europian. Është event shumë i madh, jo vetëm për Shqipërinë, por për të tërë kontinentin europian. Është një përfitim i shumëfishtë. Është shumë e rëndësishme sepse do të ketë edhe diskutime bilaterale, do jetë e mundur të diskutohet çështje që janë për interesin edhe të Shqipërisë dhe vendeve anëtare. Shqipëria është bërë vërtet kryeqendra europiane e Ballkanit për evente të kësaj natyre”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!