Lidërët europianë konferencë për luftën në Izrael

schedule10:40 - 17 Tetor, 2023

schedule 10:40 - 17 Tetor, 2023

Liderët europianë do të mbajnë një takim urgjent këtë pasdite përmes video-konferencës për të rënë dakord për një qasje të përbashkët ndaj luftës midis Izraelit dhe Hamasit, pas ditësh luftimesh mes Izrael dhe Hamas.

“Ne ndjemë nevojën për të vendosur rregull,” tha një zyrtar europian.

“Është shumë e rëndësishme që Këshilli Evropian të marrë një vendim të përbashkët dhe të miratojë një kurs të qartë, të përbashkët veprimi që korrespondon me kompleksitetin e situatës aktuale,” tha Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel në një letër dërguar liderët e 27 shteteve anëtare.

Në ditët pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, Komisioni Europian fillimisht shkaktoi konfuzion në lidhje me çështjen e ndihmës humanitare për palestinezët. Komisioneri hungarez Oliver Varcheli njoftoi pezullimin e ndihmës, duke shkaktuar një reagim nga shumë vende.

Komisioni Europian më pas sqaroi, duke shpjeguar se po vazhdon me “shqyrtimin urgjent” të ndihmës dhe shtoi se ngrirja nuk ka të bëjë me ndihmën humanitare.

Më pas të shtunën, presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen tha se ndihma humanitare për palestinezët do të trefishohej në 75 milionë euro. Megjithatë, von der Leyen u kritikua nga vendet anëtare dhe Parlamenti Europian për vizitën e saj në Izrael të premten.

Gjatë konferencës së tyre, liderët europianë do të fokusohen në mënyrat për t’u përballur me ndikimin e mundshëm të krizës, teksa operacioni tokësor i Izraelit në Rripin e Gazës po afrohet.

Izraeli ka vendosur një bllokadë të plotë ndaj Gazës, të cilën vazhdon ta bombardojë pa pushim. Sipas autoriteteve palestineze, të paktën 2750 njerëz janë vrarë në enklavë deri më tani.

Çështja e një armëpushimi ka të ngjarë të diskutohet gjithashtu gjatë konferencës, si dhe përpjekjet diplomatike dhe mënyrat për të parandaluar përhapjen e konfliktit në rajon.

Shqetësuese janë edhe tensionet dhe rreziqet për sigurinë e vendeve europiane për shkak të kësaj lufte, si dhe mundësia e një valë migrimi drejt BE-së.

“Konflikti mund të ketë implikime serioze të sigurisë për shoqëritë tona. Nëse nuk jemi të kujdesshëm, ka potencialin të përkeqësojë tensionet ndërkomunale dhe të ushqejë ekstremizmin”, paralajmëroi Michel.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!